-
VIDEO
Qefalia: Veliaj i ka mbajtur shumicën e premtimeve! Autobusë falas? Premtim që s’realizohet! Karaj: Alibeaj gaboi që s’nxori kandidat në 61 Bashki
Deputeti Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia e ka cilësuar premtimin e Belind Këlliçit për autobusë falas, si të parealizueshëm. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Qefalia tha se Erion Veliaj gjatë drejtimit të tij në Bashkinë e Tiranës i ka mbajtur shumicën e premtimeve që ka bërë.
-
VIDEO
Alibeaj kërkesë KQZ dhe AMA-s: Hetoni ata që e prezantojnë Berishën si kryetar të PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, të ndalojë përdorimin e emrin, logo-s dhe simboleve të partisë të PD-së nga subjekte të tjera zgjedhore, dhe të nisin një hetim administrativ ndaj mediave që sipas tij po konfuzojnë votuesin duke e cilësuar Sali Berishën kryetar të partisë
-
VIDEO
Dhunimi dhe pengmarrja e 28 vjeçares në Tiranë, Berisha: Jeta në kryeqytet po bëhet gjithnjë e më e pasigurt! Rendi, në dorë të krimit
Berisha solli në vëmendje vdekjen e kenianes, Joyce Aoko, duke u shprehur se edhe dhunimi i të resë në Tiranë, tregon se në kryeqytet dominon mafia e lidhur me qeverinë. Ai shtoi se ngjarja e ndodhur ndaj të resë së fundmi, tregon se jeta në Tiranë është bërë gjithnjë e më e pasigurt dhe se rendin e ka në dorë krimi dhe mafia.
-
VIDEO
Veliaj ironizuar kandidatët e opozitës: Shumica janë të majtë që hiqen si të djathtë! Të merresh me pjellat e PD është humbje kohe
Erion Veliaj ka ironizuar kandidatët për zgjedhjet e 14 majit duke thënë se shumica janë të majtë që hiqen si të djathtë. Sipas Veliajt, nuk merret me ata që i quan ‘pjellat e PD’ se janë humbje kohe.
“Poshtërimi që iu bë Berishës është mungesë etike. Si mund të kishte stadiumi më shumë njerëz për Ilir Metën. Bëhet burri lolo për të shpëtuar hallin e vet. Thonë halli ynë u bëftë i të gjithëve. Ne themi hallet u bëfshin zgjidhje. Këtu e majta është forcë dominuese. PS ka dhe një këshill të vetëm, ne s’kemi kompleks për drejtuesit.
Ti ke sot kandidat komunist, marksist, shumicat e kandidatëve janë të majtë e hiqen si të djathtë. Vendi dominohet nga e majta. Unë dua të avancoj kauzat e majta, është gëzim kur kërcejnë nga e djathta e shkojnë në leninizëm. Kur thonë falas e falas, janë përtej Enverit. Kur sheh kandidatët që thonë liri demokraci, është fyerje për të përndjekurit. Në këtë situatë, të merresh me të gjithë pjellat e PD është humbje kohe. Ti pa fituar gjë e të ka hipur tangërlliku për t’u futur me autobus në stadium.
Nuk dua të them marrëzi që si besoj as vetë”, tha Veliaj.
-
VIDEO
Akuzat për ndërtimet, Veliaj: E lë punën po gjetët pllaka me 60 euro metri katror! E dhimbshme që Berisha ka drejtuar Shqipërinë por s’di çmimet
Erion Veliaj ka komentuar çështjen e ndërtimit të shkollave të reja duke thënë se nuk ka pllaka me 60 euro metri katror. sipas Veliajt, me të njëjtin standard si shkollat bëhen edhe pallatet ndaj sfidon se e lë punën nëse gjejnë pllaka me këtë çmim.
Për Sali Berishën shprehet se është e dhimbshme që një person që ka drejtuar vendin nuk e di si janë çmimet.
“Sot nuk gjen pllaka me 60 euro metri katror. nëse shkolla është 10 mijë metra katror, si Sami Frashëri, Vaçe Zela e Nënë Tereza, e lë punën sot po gjete pllaka me 60 euro metri katror. një njeri që ka drejtuar Shqipërinë nuk e di sa janë çmimet dhe kjo është e dhimbshme. Instalimet në shkollat do i bësh si pallatet. Një politikan që në 60 vite angazhim nuk di çmimet. Mjafton të shihje Saliun si i fliste karrigeve të kuqe e kupton që duhet adresuar mjekëve. Sa është metri katror i çmimeve në Tiranë, me aq ndërtohen nga shkollat.
Ngeli ta zbulojë Saliu ndërkohë që kemi 5 palë sy auditi e kontabilistësh që shohin çdo investim. Shkollat e BE janë më të shtrenjta. Nëse shkolla është në ambient rural dhe s’ka ashensor e punime nëntokë, në fshat shkon 350 euro metri katror. Me aq herë sa i kanë çuar shkollat në SPAK s’do isha me juve këtu. Monika Kryemadhi shkonte në SPAK për Sami Frashërin. Të shohësh gruan që varet te tela përdit, po mirë ju vjen turp. Unë jap llogari në SPAK e kudo, po duhet mbajtur dhe një përgjegjësi”, tha Veliaj
-
VIDEO
Veliaj: Kundërshtarët tanë e duan Bashkinë e Tiranës për politikë, thonë do rrëzojmë Ramën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se Berisha dhe Meta e duan bashkinë e Tiranës vetëm sepse pretendojnë se kështu do të rrëzojnë Edi Ramën.
-
VIDEO
Tunele poshtë sheshit ‘Skënderbej’? Veliaj për premtimin e Këlliçit: Idetë kemi vite që i eksplorojmë! Sheshi është 5 kate nëntokë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se ideja e Belind Këlliçit për të bërë tunele nëntokë nuk realizohet. Sipas tij kanë vitë që eksplorojnë çdo gjë dhe është e pamundur të bëhet. Ndërkohë tregon planin e PS për të bërë njerëzit që të lënë makinat për të ulur trafikun.
-
VIDEO
14 Maji, si të votonin qytetarët në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë? Sondazhi i tretë i ‘Piepoli’ në Report Tv të mërkurën në ‘Repolitix’
Të mërkurën në 19 prill vjen sondazhi i tretë i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet me sondazhin e tretë, me fokus bashkinë e Tiranës, bashkinë e Elbasanit dhe bashkinë e Lezhës.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Përnaska takim me banorë në Kalanë e Tiranës! Shpalos programin elektoral
Kandidatja për Bashkinë e Tiranës Lajla Përnaska zhvilloi në Kalanë e Tiranës një takim me banorë, ku shpalosi programin elektoral, duke theksuar 3 shtyllat kryesore të tij
-
VIDEO
Vlerësim figurave të PS në Njësinë 10, Veliaj: Kemi fituar 8 nga 9 zgjedhjet e fundit, rekord në Evropë
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafaj shpërndanë certifikata mirënjohjeje për socialistët me kontribut të veçantë ndër vite në Njësinë 10 në kryeqytet. Në fjalën e tij para anëtarëve dhe simpatizantëve socialistë, Veliaj tha se vlerësimi dhe mirënjohja janë të rëndësishme.
-
VIDEO
Presidenti Begaj dhe bashkëshortja e tij në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë: Audio-guidë edhe në gjuhën ukrainase
Begaj shkruan në Facebook se 4 në këtë muze mund të eksplorohen nga afër kryeveprat me një audio guidë në 4 gjuhë, përfshirë atë ukrainase, e cila është vendosur me iniciativën e Olena Zelenska si dhe me mbështetjen e bashkëshortes së presidentit shqiptar.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, kandidati i PS-së në Vlorë takime me banorët: Krijimi i linjës së urbanit që lidh Vlorën me fshatrat prioritet maksimal
Ermal Dredha, kandidati i Partisë Socialiste, ka zhvilluar një takim me banorët në fshatrat Dellenje, Delisuf dhe Poro për të trajtuar çështjet që prekin komunitetin lokal si edhe për të diskutuar planin që ai do të ketë për katër vitet e ardhshme në Bashkinë e Vlorës