• VIDEO

    Zgjedhjet vendore, shefja e vëzhguesve të ODIHR për 14 Majin, Audrey Glover, takon Metën

    Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë e Partisë së Lirisë

  • VIDEO

    Bejko: Kemi nevojë për SHBA, jo për Berishën! Alibeaj: S'nxjerrin emrin e Metës në fletën e votimit, kanë frikë! Ku i gjetën 200 mijë euro për fushatën

    Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Roland Bejko nuk kursejnë sulmet ndaj Sali Berishës sa herë që zhvillojnë takime me demokratët. Teksa folën për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj tha se kanë disavantazh për shkak të përçarjes dhe luftës brenda PD ndërsa Bejko prezantoi pikat kryesore të programit të PD për zgjedhjet e 14 majit.

    • VIDEO

      Rikthehet ‘Shtegu i Gjelbër’, Veliaj: Do shtojmë më shumë korsi për biçikletat, ulin trafikun

      "Shtegu i gjelbër", një event i kthyer në traditë tanimë, rikthehet me edicionin e tij të gjashtë. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik.

      Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sot është dhjetëfishuar numri i atyre që përdorin biçikletat, duke ulur kështu edhe trafikun në kryeqytet.

    • VIDEO

      Kremtohen Pashkët Ortodokse! Uron politika, Begaj: Shënohet nisja e re! Rama: Gëzuar! Meta: Të kapërcejmë dhimbjet

      Kremtimit të Pashkëve Ortodoske u janë bashkuar dhe politikanët, duke shprehur edhe ata urimin e tyre. Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka zgjedhur t’i urojë besimtarët Ortodoks nga Motropolia e Korçës duke thënë se kjo Pashkë do të sjellë mbarësi dhe uron që të ndriçojë mendjen e jetën e shqiptarëve. Edhe kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim për Pashkët me një fotografi nga Kisha e Marmiroit në Vlorë.

    • VIDEO

      Berisha e Meta hapën fushatën në stadiumin ‘Air Albania’, Alibeaj: 200 mijë euro një event, ku i gjejnë lekët?

      Kryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka komentuar çeljen e fushatës së Berishës dhe Metës në stadiumin Air Albania. Alibeaj tha se një event iu kushtoi 200 mijë euro dhe ngriti pyetjen se ku i marrin paratë, duke pasur parasysh që Berisha nuk ka fond nga KQZ për zgjedhjet vendore.

      "200 mijë euro dje vetëm për një event. Pyetja është e thjeshtë, ku i gjejnë këto paratë. Ku i gjejnë paratë, fare e thjeshtë. O partë që kanë vjedhur dje, o paratë që iu jep Rama sot. S’ka mënyrë të tretë. Prandaj them se janë bashkë, për dy arsye, kanë kusure ata të djeshmit, kanë kusure ata të sotshmit. Duan të mbrojnë veten nga drejtësia dhe perëndimi. Për këtë arsye janë duke bashkuar forcat. 200 mijë euro për të bërë atë event. Në fund ikën të gjithë, normal ashtu përfundon kur i blen", tha Alibeaj.

      •  
    • VIDEO

      Alibeaj akuza Ramës: Ka bashkëpunuar me Metën e Berishën për të asgjësuar PD-në

      Kryetari i komanduar i PD ka zhvilluar një takim me demokratët, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko. Alibeaj tha se Rama, Berisha e Meta kanë bashkëpunuar për të asgjësuar Partinë Demokratike. Alibeaj tha se PD është e vetmja forcë politike që ka mbështetjen e partnerëve perëndimor.

      Kjo situatë është me delikatja për demokratët. Dua ta kuptoni thellë sinqeritetin e kësaj që po them. Ajo që është në lojë, është pozita e PD. Së dyti është në lojë ekzistenca e së djathtës, është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë, do ngelet pjesë e së shkuarës të këtyre 32 viteve, apo do hapë një epokë të re për shqiptarët, për tu kthyer në një vend siç Europa e kërkon.

    • VIDEO

      Nga transporti te shpallja muze e burgut 313, programi i PD-së për zgjedhjet e 14 majit

      PD me kandidat për zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejkon ka ndarë programin e PD-së për zgjedhjet e 14 majit.

      • 1.       Arsimi para universitar. Hartë shkollore profesionale sipas parimit: Shkollë jo më tepër se 15 minuta larg.
      • 2.       Arsimi i lartë, Tirana do të jetë qyteti miqësor i studentëve. Do krijohet infrastrukture pë të pritur deri në 250 mijë studentë deri në 2030.
      • 3.       Arti. Zero taksë bashkiake për organizatat artistike të pavarura.
      • 4.       Bujqësia. Ç’ monopolizim i tregut ushqimor. Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i provimit vendas.
      • 5.       Ekonomia. Tre zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Rinasit për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Do ketë statut të posaçëm për menaxhimin e Tiranës.
      • 6.       Shpallja muze te burgu i 313. Vila 31 e Enver Hoxhës do rtë shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën
      • 7.       Mjedisi. Adoptim i normave evropiane mjedisore mbi ndotjen e ajrit dhe ujit. Sepse sot norma ekzistojnë por si respektojnë.
      • 8.       Strehimi. Luftë çmimeve të larta të banesave, ulje e taksës lokale nga 12% në 5% ndaj ndërtuesit.
      • 9.       Shëndetësia. Kujdesi shëndetësor jo më larg se 15 minuta nga banesa e qytetarit. Ri konceptim shërbimit spitalor.
      • 10.   Taksa për të gjithë por të ulëta. Përgjysmim me 15% të taksave aktuale. Eliminim i gjysmës së tarifave dhe ulje të informalitetit.
      • 11.   5 vite zero taksa ndaj sipërmarrësve turistikë.
      • 12.   Transporti. Pikë e ndjeshme tek qytetarët dhe do trajtohet me kujdes për shkak të premtimeve futuriste. Biletë unike elektronike, pra s’ka radhë. Do kenë mundësi të lëviznin në të gjitha akset e transportit në Tiranë. 5 parkime të mëdha publike në hyrje të Tiranës, mbi dhe nën tokësore. Kur të hyjnë në Tiranë të shfrytëzojnë shërbimin e përmirësuar publik.
      • 13.   Territori. Do të bëhet zonim i Tiranës, rekreativë, industriale dhe sportive. Jemi për një Tiranë policentrike dhe të ndërtuar horizontale;
      • 14.   Subvencionim  dhe abonime për aktivitetet sportive, e mundur për të gjithë qytetarët.
    • VIDEO

      Bejko: Kemi nevojë për Amerikën, jo Berishën e Metën! Alibeaj: Faqja e vendit ndryshohet duke refuzuar tre 'dinozaurët' e politikës! Më mirë shkojmë në zgjedhje pak e saktë

      Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Roland Bejko nuk kursejnë sulmet ndaj Sali Berishës sa herë që zhvillojnë takime me demokratët. Teksa flasin për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj thotë se kanë disaantazh për shkak të përcarjes dhe luftës brenda PD. Megjithatë justifikon faktin që do garojë vetëm me 14 kandidatë me argumentin ‘më mirë pak dhe saktë’.

    • VIDEO

      Mesazhi nga Meta dhe Kryemadhi për Pashkët ortodokse: Kapërcimi i dhimbjes dhe lulëzimi i shpresës është surpriza më e madhe

      Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët. I shoqëruar nga Monika Kryemadhi, nga katedralja ortodokse në Tiranë tha se është një moment për të kapërcyer dhimbjet.

       
    • VIDEO

      Veliaj: Ku i gjeti Saliu 100 mijë euro që harxhoi në stadium? Non-gratave u ka humbur edhe vula, edhe emri, kanë turp nga emri i tyre

      Nga Shëngjergji, ku u takua me banorët e zonës, kryetari i PS të Tiranës, Erion Veliaj tha se koalicioni i Berishës dhe Metës nuk ka as vulë, as emër, sepse kanë frikë se demokratët e vërtetë nuk i votojnë. Ai bëri edhe disa pyetje lidhur me shpenzimet e koalicionit për hapjen e fushatës dje në stadiumin Arena Kombëtare.

    • VIDEO

      Sot festohet Pashka, Begaj uron të gjithë shqiptarët nga Korça: Ardhtë e mbarë dhe e bardhë! Gëzuar

      Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur Korçën për të uruar të gjithë besimtarët ortodoks për festën e Pashkës. Begaj uron që kjo festë t’u sjellë mbarësi të gjithë shqiptarëve.

       
    • VIDEO

      PD hap fushatën elektorale në Lezhë, Bardhi: Rithemelimi po fuqizon Metën që solli në pushtet Ramën në vitin 2013! Në këtë betejë të pazakontë jemi për të ruajtur dinjitetin

      PD ka hapur fushatën elektorale në Lezhë duke komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ishte në një takim me demokratët në Lezhë, ku tha se nuk e pranojnë që të bëhen gabimet e së shkuarës duke fuqizuar Ilir Metën.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv