-
VIDEO
Shefja e OSBE-ODIHR-it: Po vëzhgojmë nga afër situatën politike! Do kemi 24 vëzhgues afatgjatë
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover thotë se po e vëzhgon nga afër situatën politike dhe këndvështrimet e kaheve politike.
-
VIDEO
Veliaj i përgjigjet opozitës: Nuk keni si t’i njihni anëtarët e Këshillit Bashkiak sepse dezertuat për 4 vjet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak i është përgjigjur opozitës në lidhje me deklaratat se nuk njohin anëtarët e këtij këshilli, duke thënë se ishin ata që i braktisën vendet e tyre.
-
VIDEO
Partia e Lirisë njofton KQZ-në: Kryetar i koalicionit opozitar është Berisha dhe jo Meta! KAS: Braimllari nuk e ka të drejtën për një kërkesë të tillë
Siç duket Partia e Lirisë i ka paraprirë një vendimi të KAS, pasi mendojnë se KAS do të detyroje Ilirjan Celibashin që të vendosë një emër dhe ka informuar KQZ-në, nëpërmjet një shkrese të dërguar nga Endrit Braimllari se kryetar i koalicionit është Sali Berisha
-
VIDEO
Elhaida Dani i uron fitoren Veliajt më 14 maj: Gjithmonë pranë teje, ta shikojmë Tiranën e lulëzuar gjithmonë e më shumë
Veliaj ka postuar një video të yllit të muzikës, e cila shihet teksa i është bashkuar fushatës së PS-së për të mbjellë pemë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit/ Vangjeli: Mënyra e vetme që të mposhtet Rama është mpiksja në një e të gjitha forcave opozitare
Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar zgjedhjet e 14 majit duke thënë se mënyra e vetme se si mund të rrëzohet Edi Rama është shkrirja në një e të gjitha forcave opozitare.
-
VIDEO
Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit për një vajzë, dëshmia e 18-vjeçarit të arrestuar: Takimi ishte rastësor! Nisi me grushte e përfundoi në plagosje me thikë
Ensi Maze, 18-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Stiven Toshkesit pak pas mesnatës së të martës pranë gjimnazit “Partizani”, pranoi para hetuesve se ishte në vendin e ngjarjes. I riu tregoi dinamikën e plotë të asaj që përfundoi me vdekjen e 20-vjeçarit që sapo kishte lënë punën dhe ishte duke lëvizur me automjetin e tij. Maze tha se takimi i mikut të tij Axel Hoxhaj dhe viktimës ishte rastësor, por në vetëm pak sekonda situata degradoi në konflikt. Deklarimet e tij përputhen edhe me pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes.
-
VIDEO
Kryemadhi: Sfida jonë për ’14 majin’ është zona gri! Duhet t’i tregojmë që ka shpresë te opozita
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se sfida e opozitës për 14 majin është të arrijë të fitojë votat e zonës gri. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Kryemadhi tha se duhet të tregojnë që opozita do të sjellë shpresë.
-
VIDEO
Veliaj: Na duhet bashkëpunim! Falas thoshte edhe Sudja, por njerëzit nuk gënjehen më, e kanë kuptuar që qyl nuk ka
Gjatë takimeve me banorët e Njësisë 4, ku ishte ndalesa e fushatës në Tiranë, Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, si e vetmja garanci për të vijuar punën për transformimin e kryeqytetit. Ai solli shembullin e Pallatit 4, i cili u shpall i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për banorët, për të dëshmuar se si me vendime të drejta ata sot kanë përfituar një banesë jo vetëm më të fortë, por edhe më një vlerë dyfish më të madhe se ajo që kishin.
-
VIDEO
14 maji/ Celibashi: Partitë politike të mos tregojnë në mënyrë arrogante fuqinë dhe interesin për të shpenzuar para pa limit në fushatë
Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim mbi platformën online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare, bisedë që u zhvillua teksa fushata zgjedhore për 14 majin ka nisur. Celibashi tha se kjo platformë online do të jetë një mundësi më e mirë për KQZ që të kontrollojë financimin e partive politike, por gjithsesi ai thotë se nuk është një proces shumë i thjeshtë.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore/ Shefja e misionit të OSBE-ODIHR takohet me Mediun! Do pritet edhe nga Alibeaj dhe Idrizi
Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu u takua me Ambasadoren Glover the përfaqësuesit e ODHIR të cilët drejtojnë misionin për vlzhgimin e zgjedhjeve në Shqiplri.
-
VIDEO
PD hap fushatën duke sulmuar Berishën (18 prill 2023)
Partia Demokratike çeli sot fushatën politike për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj! Për ish-deputeti Azgan Haklaj, PD sot propozoi një platformë politike për ndarjen nga feudalizimi politik. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ Haklaj tha se demokratët shqiptarë duhet të votojnë të gjithë PD-në dhe jo koalicioin Berisha-Meta.
-
VIDEO
PD kërkon emrin e Metës në fletën e votimit, Haklaj: Po bëjnë thirrje t'i votojmë pa emër! Karabina: Janë në shkelje të ligjit
Mirela Karabina, anëtare e Këshillit Kombëtar në PD, thotë se mos vendosja e emrit të Partisë së Lirisë në fletën e votimit është në shkelje të ligjit. Sipas Karabinës kjo gjë do të krijojë konfuzion tek votuesit.