-
VIDEO
‘Frymëmarrje për Shqipërinë’, PD hap zot zyrtarisht fushatën për 14 majin! Prezantohet kandidati për Tiranën, Roland Bejko
Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për 14 majin. ‘Frymëmarrje për Shqipërinë’ është slogani i PD-së, ndërsa sot do të prezantohet edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko.
-
VIDEO
Veliaj: Partia me dy koka Berisha-Meta, ka dy programe, një për ata që i kanë gënjyer, një për ata që duan të gënjejnë
Gjatë takimit me banorët e Njësisë 2 në kryeqytet, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, tha se Berisha dhe Meta kanë dy programe, siç ka edhe dy koka. “Një program e kanë për ata që i kanë rrejt, që është Shkodra, një program tjetër e kanë për ata që duan me rrejt”, theksoi Veliaj.
-
VIDEO
Fushata e Berishës, Alibeaj: Ku i gjen paratë? Përgjigjen e di Erion Veliaj, janë ortakë politik dhe ekonomik! Ushtarët e tij, të gjithë në radhë për SPAK
‘Ku i gjen paratë Sali Berisha?’ Kjo është pyetja që bën Enkelejd Alibeaj thuajse në çdo dalje publike, përgjigjen e së cilës pretendon se e ka Erion Veliaj. Në një reagim publik, Alibeaj thotë se Berisha dhe ushtarët e tij nuk tregojnë se cili është burimi i të ardhurave por vijojnë me sharjet.
-
VIDEO
Kush e financoi hapjen e fushatës në ‘Air Albania’? Meta për Report Tv: Na e bëni pyetjen me shkrim! Rama është i tmerruar nga super manifestimi
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk e ka një përgjigje për pyetjen se kush i ka paguar shpenzimet më shumë se 100 mijë euro për aktivitetin e hapjes së fushatës të koalicionit të tij me Berishën në ‘Air Albania’ më 15 prill.
-
VIDEO
KQZ nuk vendosi emrin e Metës si drejtues i koalicionit me Berishën, ish Presidenti: S’ka rëndësi çfarë vendoset në fletën e votimit nga Rama dhe ramarucët
Kreu i PL-së, Ilir Meta i është përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku e cila e pyeti lidhur me fshehjen e emrit të tij si kryesues i koalicionit me Berishën. Meta u shpreh se nuk ka rëndësi se çfarë vendos KQZ sepse demorkatët e dinë mirë se kë duhet të votojnë më 14 maj.
“Së pari, demokratët e dinë shumë mirë se s’do kishte qenë e lehtë për ta në 2005 nëse s’do ishte LSI, ata e dinë rëndësinë e asaj partie në atë rotacion historik.
Demokratët e dinë se nuk e ka lënë Meta PD-në dhe opozitën pa këshilltar, s’ja ka dhuruar Meta pushtetin lokal Ramës. Përkundrazi, qëndrova vetëm si President përballë tij. Demokratët e dinë mirë se kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi në KQZ, sepse nuk e linte Rama. Janë pikërisht këta që i shërbejnë Ramës sepse jo vetëm demokratët e shumë parti të tjera që janë në mbështetje tanët, gjithashtu dhe socialistët e zhgënjyer që do i ndëshkojnë me votën e tyre Rilindjen më 14 maj. S’ka interes së çfarë vendos KQZ, të gjithë e dijnë shumë mirë dhe Rama dhe ramarucët nuk i shmangen dot së vërtetës. Në Tiranë do fitojë Belind Këllici, s’ka tjetër, po pati le t’i dalë përballë. Përballë Carës është dikush? Në Elbasan po ashtu është Luçiano Boçi. Në Tiranë ja ku e kemi listën, s’është këtu, as Berisha as Meta është Ilir Alihmehmeti, ja kush është.”- tha Meta.
-
VIDEO
Votimi elektronik, nënkomisionerja e KQZ: Sfidë për të gjetur personel të kualifikuar! Problematikë janë 35% e votuesve që i është ndryshuar qendra e votimit
Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku thotë se votimi dhe numërimi elektronik do të shuajë dyshimet për vjedhje të votës pasi procesi është i sigurt dhe garanton siguri maksimale. Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se është sfidë për KQZ që të zgjedhë personat e përshtatshëm për procesin e votimit elektronik.
-
VIDEO
Ankimi i PD në KAS “Bashkë Fitojmë” t’i vendoset emri i kryetarit, juristi për Report Tv: Rasti unik në praktikën e KQZ, ka hapësirë për ndryshim
Nisur nga ankimimi që Partia Demokratike, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka bërë për vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke kërkuar që në fletën e votimit të vendoset emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, juristi Redi Ramaj shprehet se ka Kodi Zgjedhor lë hapësira për interpretim.
-
VIDEO
Një ditë pas takimit me shefen e misionit të ODIHR, Meta në selinë blu, takohet me Berishën
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur ditën e sotme në selinë blu ku është pritur nga kreu i Rithemelimit Sali Berisha. Ky takim vjen një ditë pasi secili prej të dyve u takua me Audrey Glover, shefen e misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it.
-
VIDEO
Testohet votimi elektronik në Elbasan, Celibashi: 100% i sigurt, fshehtësia e votës e garantuar! Nuk mund të preket nga sulmet kibernetike
Më 14 Maj votimi elektronik do të aplikohet në 3 bashki në vend, në Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka parë sot nga afër procesin e testimit të votimit elektronik në qytetin e Elbasanit, nga ku ka evidentuar se është 100% i sigurt dhe garanton fshehtësinë e votës.
-
VIDEO
14 maji i Tiranës (17 prill 2023)
Tirana do të jetë shesh beteja kryesore në zgjedhjet e 14 majit. Erion Veliaj kandidon për një mandat të tretë, përballë 6 kandidatëve të tjerë, po si ka qenë puna e tij më këto 8 vite në Tiranë. Në bazë të rezultateve të sondazhit të ‘Piepolit’ në bashkëpunim me Report Tv, 52% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e tij. Ky ishte diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’.
-
VIDEO
14 maji/ Ndreca në ‘5 Pyetjet’: Këlliçi makijazhi i ‘non gratës’, Veliaj ndryshoi Tiranën!
Kandidati për Këshillin Bashkiak në listat e PS, Plarent Ndreca se kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një punë të mirë dhe e ka ndryshuar Tiranën në drejtimin e saj prej 8 vitesh. Sipas Ndrecës, rezultatet e sondazhit tregojnë se qytetarët janë të qartë se Veliaj e ka marrë Tiranën me shumë probleme, pro sot i ka ndryshuar totalisht imazhin.
-
VIDEO
Transport falas në Tiranë? Veliaj: Pse s'e bëjnë në Shkodër, e kanë vetë në dorë! Berisha-Meta, rrena të reja dhe të vjetra! Këlliçi, kukulla e radhës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë në Report Tv se betejën për kryeqytetin e ka me Ilir Metën, i cili hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për ‘Konstrast’, Veliaj thotë se Meta s'e vë emrin në fletë votimi se ka hallin e dosjes së Sigurimit.