-
VIDEO
Meta takim me pensionistët: Qeveria ju shpërfill, ne do bëjmë çdo gjë që të dyfishohen pensionet
Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një takim me të pensionistët që ka zhvilluar ditën e sotme ka akuzuar qeverinë se ajo po e shpërfill pjesën e pensionistëve. Meta premtoi se në mandatin e parë kur ato të vijnë në qeveri do të bëjnë gjithçka që të dyfishohen pensionet. Sipas Ilir Metës kjo qeverisje punon në interes të oligarkëve
-
VIDEO
Sot Kuvend, Bujar Leskaj e Zef Hila interpelancë me ministren e Shëndetësisë! Xhixho seancë me pyetje me Kushin
Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e deputetëve demokratë Bujar Leskaj dhe Zef Hila me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
-
VIDEO
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 marsi i vitit 1992 është një datë e rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi dominoi bindshëm në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajtën në Shqipëri duke siguruar 92 vende. Ky është rezultati më i madh që ka njohur ndonjëherë Partia Demokratike, por sot partia më e madhe opozitare në vend është e përçarë mes veti e ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë e të gjendur përballë kësaj situate, rezultati duket se nuk do të jetë aspak premtues.
-
VIDEO
Gazetari në Report Tv: Fitorja e Veliajt në Tiranë është e padiskutueshme, kandidimi i Këlliçit një gafë e opozitës
Gazetari Denis Dyrnjaja e sheh të padiskutueshme fitoren e Erion Veliajt në Tiranë.
-
VIDEO
Berisha prezanton kandidatin e primareve për Matin: Mos i votoni ata të PS-së, janë për burg! Rama e ka kthyer qeverinë në organizatë kriminale
Sali Berisha akuzoi socialistët nga Mati se në zgjedhjet vendore të 14 majit, po përfaqësohen me kandidatë të denjë për burg. Në takim, krah Berishës nuk u shfaq asnjë deputet i PD, pasi 3 deputetët e qarkut të Dibrës janë të rreshtuar krah Alibeajt.
-
VIDEO
Drejtoresha humbi jetën se e zuri korrenti, zv.ministri i Energjisë: Problem nga rrjeti i shtëpisë, jo i jashtëm
Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja ka komentuar në studion e Report Tv, tragjedinë e regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku drejtoresha e shkollës të Rrubjekës humbi jetën pasi e zuri korrenti. Bejtja tha se ky është një problem brenda rrjetit në shtëpi, jo i jashtëm.
-
VIDEO
Çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, Dule: Nuk është një tekë, flitet për çështje ekonomike! Vangjeli: Trashëgimi i problemit, zgjidhja e gjetur nga politika (22 mars 2023)
Kryetari i partisë ‘PBDNJ’, Vangjel Dule e ka komentuar këtë çështje në studion e ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga duke deklaruar se pavarësisht se marrëdhëniet mes dy vendeve duken nën jë pikë më të mirë, ende nuk u është dhënë një përmbajtje e caktuar politike.
-
VIDEO
Çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, Dule: Nuk është një tekë, flitet për çështje ekonomike! Vangjeli: Trashëgimi i problemit, zgjidhja e gjetur nga politika
Kryetari i partisë ‘PBDNJ’, Vangjel Dule e ka komentuar këtë çështje në studion e ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga duke deklaruar se pavarësisht se marrëdhëniet mes dy vendeve duken nën jë pikë më të mirë, ende nuk u është dhënë një përmbajtje e caktuar politike.
-
VIDEO
Rama: Do marrë fund shprehja ‘këta të lënë të vdesësh po s’fute dorën në xhep’! Mjekëve do i paguhen orët shtesë
Kryeministri Edi Rama thotë se puna në spitalin publik do të justifikojë shpenzimet dhe mjekët nuk do e kenë më të nevojshme që të punojnë edhe në sektorin publik. Nga ambientet e spitalit të ri për sëmundjet e brendshme në QSUT tha se mjekëve do i paguhen orët shtesë.
“Puna në spitalin publik do të jetë mundësi për të kryer punë në profesion por për t’u shpërblyer përtej pagës. Në këtë mënyrë do të përfundojë historia e ryshfeteve sepse e dimë mirë që s’është e vërtetë dhe e neverithsme shprehja e rëndomtë sa herë del një mjek përpara ‘hë se këta të lënë të vdesësh po nuk fute dorën në xhep’. E dimë se realiteti shëndetësor është ndryshe dhe shërbimi jepet dhe merret në kushtet maksimale për të gjithë pa kushtëzuar dhënien e shërbimit. E dimë që edhe mes bluzave të bardha ka xhagajdurë e të padenjë. Nuk ka pse të paguhet askush nëndorë se mjeku do marrë atë që i takon se do punojë ekstra”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Do përgatisim një program të posaçëm për mjekët specialistë që vijnë çift! Do i mbështesim me marrje shtëpie
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po bën gati një program të posaçëm për mjekët e rinj specialist. Për ata që paraqiten çift, Rama thotë se do i mbështesin me marrjen e një shtëpie në kushte krejtësisht të tjera nga ato që ka tregu.
-
VIDEO
Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset me forcë konservatore të qendrës së djathtë! PD ishte kthyer në OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore
Sali Berisha tha se Edi Rama përmbyset vetëm përmes një force konservatore të qendrës së djathtë. Përmes konferencës ‘Doktrina e së Djathtës’ ku u bashkuan për idetë konservatore, Berisha sulmoi sërish Alibeajn duke thënë se PD ishte shndërruar në Organizatë jofitimprurëse të majtë, jo forcë politike.
-
VIDEO
Mesazhi i Ilir Metës për festën e Sulltan Nevruzit: Pranverë pa të rinj nuk ka! Të arrijmë objektivat që të qëndrojnë këtu me besim për të ardhmen
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilri Meta ka dhënë mesazhin e tij për festën e Sulltan Nevruzit duke thënë se nuk ka pranverë pa të rinj. Sipas Metës, është e rëndësishme që të arrihen qëllimet në mënyrë që të rinjtë të gjejnë të ardhmen në Shqipëri, jo ta kërkojnë diku tjetër.