-
VIDEO
KAS e rrëzoi sërish, Berisha: Merr urdhra nga Edi Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e KAS për rrëzimin e ankimimit të tij që të pezullohej regjistrimi i PD-së së Alibeajt në zgjedhje. Berisha thotë se KAS ka marrë urdhër nga Edi Rama.
-
VIDEO
Balla i përgjigjet Berishës: Një gjë të mirë po bën Këlliçi për fushatë që s’po të shfaq ty! T’i duhet të jesh para drejtësisë për abuzimet me energjinë
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në Kuvend për vjedhjen e energjisë për të cilin bën përgjegjës qeverinë. Balla u ndal tek fushata e Belind Këlliçit, për të cilin tha se ato që i kanë bërë fushatën kanë bërë diçka të mirë, pasi nuk e shfaqin me Sali Berishën.
-
VIDEO
Berisha përplaset me Ulsi Manjën: Intrigant, firmose inceneratorët! Ministri: Ata të tutë firmosën Gërdecin
Duke folur për çështjen e inceneratorëve Sali Berisha e pati një debat në distancë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Ish-Kryeministri e akuzoi Manjën se ka firmosur aferën e inceneratorëve, ndërkohë që ministri i tha se ministrat e tij kanë firmosur për Gërdecin.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Berisha në Kuvend: Ahmetaj fajtor, por Edi Rama është përgjegjësi kryesor
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot në Kuvend për inceneratorët. Ai tha se Arben Ahmetaj është fajtor por kjo aferë sipas tij nuk mund të bëhej pa Edi Ramën, të cilin e konsideroi kokën e krimit.
-
VIDEO
Ish presidenti i Kosovës mesazh për marrëveshjen e Ohrit: Dy shtetet kanë nevojë për qetësi, Shqipëria duhet ta ketë prioritet këtë çështje
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dhënë një takim nga Shkodra. Në një takim me student të fakultetit të Drejtësisë deklaroi se mbështet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ende të panënshkruar nga kryeministri Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.
-
VIDEO
KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pranon kërkesën për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Sali Berishës. Berisha kërkonte pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt deri në marrjen e vendimit nga Kolgeji Zgjedhor, por kjo kërkesë nuk u rrëzua nga KAS.
-
VIDEO
'Vendoret'/ KAS shqyrton ankimimin e Berishës! Nuraj: Pezulloni regjistrimin e Alibeajt, e kemi dërguar çështjen në Kolegj Zgjedhor
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë në shqyrtim ditën e sotme ankimimin e Sali Berishës, i cili kërkon pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt për zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
Interpelancë në Kuvend/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi jetik brenda 2023! Ministrja e Mirëqenies Sociale: Mbështetja e familjeve në nevojë është rritur
Përcaktimi i minimumit jetik ishte në fokus të interpelancës mes deputetit të PD-së Bujar Leskaj dhe ministres së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliut. Leskaj kërkoi nga ministrja që të përcaktohet minimumi jetik brenda vitit 2023 e për rrjedhoje kjo do të ndihmojë në hartimin e politikave për zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e politikave sociale.
-
VIDEO
‘Lëvizja Bashkë’ regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, refuzohet koalicioni 'Aleanca'
Pas një beteje për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, ‘Lëvizja Bashkë’ me drejtues Arlind Qorin do të jetë pjesë e garës për ‘Vendoret’. Komisioneri, Ilirjan Celibashi e ka bërë të ditur vendimin në mbledhjen e KQZ.
-
VIDEO
Bylykbashi: Të flasim urgjent për raportin e DASH, rikonfirmoi çfarë kemi thënë ne
Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, tha se me raportin e fundit DASH rikonfirmoi deklaratat e opozitës për situatën në Shqipëri.
“Dhunimi i lirisë së medias, koncesionet skandaloze, dhunimi i zgjedhjeve, etj. Ka çështje më prioritare se kaq? Në kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në lidhje me raportin e DASH. Sot s’ka asgjë tjetër përveçse rikonfirmim të asaj që kemi thënë ne edhe nga raportet ndërkombëtare. Ky Kuvend këtu është vetëm një vulolës i shkeljeve”, tha Bylykbashi.
-
VIDEO
Mocion me debat për raportin e DASH, Balla: Përshëndes faktin që s’ka firmosur Berisha! Bëjeni sipas procedurës dhe hajde flasim! Të diskutojmë edhe për ‘non grata-n’
Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka thënë se mazhoranca mezi pret të diskutojë për raportin e DASH por kërkesa për mocion me debat duhet bërë sipas procedurës. Ai tha se Kuvendi duhet të diskutojë edhe për vendimin e SHBA për ta shpallur ‘non grata’ Sali Berishën.
-
VIDEO
Kuvend/ 'Rithemelimi' kërkon të futet në rend dite mocion me debat për raportin e DASH! Boçi: Qeveria ka kapur drejtësinë
Grupi i Rithemelimit ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe të futet një mocion me debat mbi raportin e DASH për Shqipërinë. Deputeti Luçiano Boçi tha se ai është nëj ndër raportet më të rënda për situatën në Shqipëri, ndërsa sipas tij tregon gjendjen e vërtetë të vendit tonë dhe tashmë qeveria nuk fshihet dot. Boçi tha se në raport theksohet kapja e drejtësisë nga pushteti.