-
VIDEO
Lufta brenda PD-së, analisti Burimi: Keni 1 vit pa zgjedhjen e kryetarit! Karabina: S’duam të fusim vëllavrasje demokratët
Situata brenda Partisë Demokratike solli përplasje në studion e Report Tv mes analistit Genci Burimi dhe anëtares së Këshillit Kombëtar në PD, Mirela Karabinës. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, analisti u shpreh se në PD ka një absurd pasi kanë më shumë se ‘një vit që drejtohen nga një udhëheqës i komanduar dhe se nuk kanë bërë zgjedhjet brenda partisë
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Alibeaj mbledh krerët e degëve, diskutohen listat e këshilltarëve dhe kandidatët për 61 bashki
Një ditë pas mbledhjes me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar, kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj po zhvillon takime me krerët e degëve. Në mbledhje po diskutohet mbi zgjedhjet vendore dhe propozimet e tyre për listat e këshillave bashkiakë dhe kandidatët për 61 bashkitë.
-
VIDEO
Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD kërkon rrëzimin nga KAS: Përdorin simbolet tona, s'kemi kërkuar aleancë! Po kandidatët kush do i propozojë?
Kërkesa për regjistrimin e koalicionin të Ilir Metës dhe Sali Berishës përmban në marrëveshjen mes tyre referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë dhe në kushtet kur kjo e fundit nuk ka shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion, vendimi i Celibashit për regjistrimin e ‘Bashkë fitojmë’ duhet të zhbëhet. Kjo është kërkesa e PD në KAS.
-
VIDEO
Zhupa mbështet kandidaturën e Artan Fugës për Akademinë e Shkencave: Skënder Gjinushi po e drejton në mënyrë të paligjshme, ka politizuar institucionin
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka mbështetur kandidaturën e Artan Fugës për kreun e Akademisë së Shkencave. Në një deklaratë për mediat, Zhupa vijoi me akuzat ndaj Kryetarit Skënder Gjinushi, duke thënë se ai e mban postin edhe pse nuk është dekretuar nga Presidenti.
-
VIDEO
Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm
Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe. Rama do zhvillojë një vizitë disa ditore, ndërsa do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Report Tv ka mësuar se ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.
-
VIDEO
Bushati: Takimi i Ohrit, Serbia nuk dëshmon përkushtim'/ Vrasjet me pagesë, si ka ndryshuar 'pazari' (20 mars 2023)
Për gazetarin Sokol Bregu, pasi Nuredin Dumani u kthye në “të penduarin e drejtësisë” dhe zbardhi shumë ngjarje kriminale, bota e krimit ka ndryshuar taktikë. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Bregu tha se tashmë porositësit e vrasjeve nuk po marrin me vrasës me pagesë që kanë qenë tradicionalisht pjesë e këtij tregu, por të rinj në “këtë fushë”. Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar takimin Kosovë-Serbi në Ohër duke thënë se pritej që dokumenti të ishte më i detajuar dhe me afate konkrete drejt së ardhmes për integrimin në BE.
-
VIDEO
Vendimi i Apelit/ Alibeaj-Berishës: Lironi selinë e PD!
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se Sali Berisha duhet të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit, këto ambiente u përkasin atyre.
“Zyrat e reja, të përkohshme përgjatë fushatës, në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë ato të 8 janarit. Unë kam këtë qëndrim, nuk jam nga ata që i çon demokratët pre emocioneve të tyre, njerëzore mbase, nuk i çoj njerëzit në konflikt dhe në përplasje, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do të mbyllen, besoj te ligji, kur ka një vendim gjykatë ai vendim pranohet, ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”, tha Alibeaj.
-
VIDEO
Berisha do futet në zgjedhje nën logon e Metës, Fatos Klosi në Report Tv: U afrua me të se mbeti pa gjë, të kishte krijuar një parti të re
Ish-kreu i SHIH, Fatos Klosi ka komentuar në Report Tv situatën politike. Ndalur në koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pas rrëzimit nga KQZ dhe KAS, Berisha në këto zgjedhje do të futet pa logo, por sipas Klosit ai duhet të kishte krijuar një parti të re.
-
VIDEO
Vendoret, Alibeaj në Mirditë: Ndarje finale me Berishën! Të çosh demokratët te logoja e Metës tjetër, fundi i moralit politik
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj komentoi nga Mirdita koalicionin Berisha-Meta, duke thënë se kjo është thuajse një ndarje finale mes dy grupimeve të PD. Ai tha se ftesa ndaj grupit të Berishës për një kandidat në zgjedhje, nuk ishte për dobësi, por për të mirën e demokratëve.
-
VIDEO
Rama sot vizitë në Athinë, pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij! Takime me Mitsotakis dhe Dendias
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Athinë të Greqisë, e cila do të zgjasë du ditë, 20 dhe 21 mars. Kreu i qeverisë pritet të hapë në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij.
-
VIDEO
Meta sulmon qeverinë: Hapin tender për blerje energjie 3-5 vjet, çmimi i fiksuar 123 euro më i lartë se në bursë! 14 maji do i thojë mjaft korrupsionit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për një aferë korruptive në sektorin e energjisë elektrike. Meta thotë është hapur një tender për blerjen e energjisë elektrike për një periudhë 3-5 vite.
-
VIDEO
Polemikat për Vlora Hysenin, e propozuara për kreun e SHISH, analisti: Gruaja më e besueshme për partnerët! S’u përjashtua nga Kurti për paaftësi
Propozimi i kryeministrit Rama në Presidencë për Vlora Hysenin si kryetare e SHISH u përfol shumë, madje edhe u aludua për një “mesazh të koduar” për Kosovën, pasi kjo e fundit ishte shkarkuar nga kryeministri i Kosovës nga një post i rëndësishëm.