Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset me forcë konservatore të qendrës së djathtë! PD ishte kthyer në OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore

22 Mars 2023, 14:29

Sali Berisha tha se Edi Rama përmbyset vetëm përmes një force konservatore të qendrës së djathtë. Përmes konferencës ‘Doktrina e së Djathtës’ ku u bashkuan për idetë konservatore, Berisha sulmoi sërish Alibeajn duke thënë se PD ishte shndërruar në Organizatë jofitimprurëse të majtë, jo forcë politike.