• VIDEO

    ‘Apeli’ i dha vulën, Alibeaj ‘jo luftë’ për selinë e PD! Report Tv brenda zyrave të reja të marra me qira në ish- Bllok

    Pas zaptimit me forcë të selisë blu nga grupi i Rithemelimit i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, edhe sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha të drejtën e kësaj godinë grupit të Enkelejd Alibeaj, ambientet nuk janë liruar.

  • VIDEO

    ‘Lufta brenda PD’, debate në Report Tv, Burimi- Çollakut: Si s’ju vjen turp, vodhët partinë, ju shkatërroj me argumente! Logu: Boll fole si Spaho

    Edhe pasi dy kampet e PD-së u përballën në Gjykatën e Apelit, ende situata në Partinë Demokratike është e nxehtë. Të ndarë janë edhe opinionistët apo anëtarët e PD-së, të cilët patën debat në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu.

  • VIDEO

    7-8 mars/Deputetet mesazhe force, besimi e mbrotje të grave

    Gratë deputet të Kuvendit të Shqipërisë kanë shpërndarë një video mesazh për ditët e 7 dhe 8 marsit. Ato Përcjellin mesazhe force, besimi dhe mbrojtje për të drejtat dhe barazinë e gruas në çdo strukturë dhe aktivitet institucional dhe shoqëror.   

    •  
  • VIDEO

    Zgjedhjet e 14 majit, Rithemelimi refuzon ftesën e Alibeajt: Hipokrizi, ai ishte kundër Primareve! Berisha i mori zyrat me forcë, grupimi tjetër me qira përballë PD-së

    Pas 7 orwsh mbledhje me deputetë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj beri thirrje për të gjithë kandidatët për bashkitë nga ana e demokratëve që të bashkohen dhe të dalin me një kandidat të përbashkët dhe unik për zgjedhjet vendore të 14 Majit, ku nuk përjashtoi edhe ata të dalë nga procesi i primareve

  • VIDEO

    'SHARE Albania 2023', Veliaj në forumin me arkitektë vendas dhe të huaj: Shkollat e reja kanë rritur performancën e mire të nxënësve

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në Forumin Ndërkombëtar të Inovacionit të Arkitekturës dhe Teknologjisë - “SHARE Albania 2023” - në praninë e arkitektëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, novatorë në arkitekturë dhe teknologji ndërtimi, personalitete të mëdha në arkitekturë.

  • VIDEO

    Rama pyetet në Berlin për marrëdhëniet me Kinën: S’kemi përfituar asnjë investim, por s’dalim nga iniciativa kineze 17+1

    Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz është pyetur edhe për marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Kinën.

    ‘Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke bërë edhe thirrje më të gjitha vendet  e Rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5G dhe faktikisht e kemi bërë shumë kohë më parë. Në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem. Ne jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend që të largohemi edhe pse Shqipëria është vendi që nuk ka përfituar as edhe një investim dhe nuk e di se ku e bazoni këtë bashkëpunim të ngushtë me Kinën. Për arsye historike bashkëpunimi është fare normal. Ideja që ne të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çfarëdo arsye më duket një ide e gabuar. Vendet demokratike që besojnë tek dialogu janë ato që duhet të japin shembullin, pasi ne e kemi kaluar një kohë me një regjim që gati si fliste askujt. Komunikimi duhen të jetë gjithmonë dhe me këdo.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Takimi me Scholz, Rama: I lumtur që samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë! Bashkëpunimi rajonal e vetmja rrugë që kemi

    ‘Gjermani do të mbështesë vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe për vet Europën. Në jemi mirënjohës, jo vetëm unë por të gjithë liderët e rajonit që këtë vit samiti i procesit të Berlinit spostohet në Rajon për herë të parë. Jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vend i zhvillimit të këtij samiti. Do të jetë një samit që do të vazhdojë thellimin  procesit të trajtohej sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për tu arritur më tutje si dhe do të fuqizoje bashkëpunimin në rajon edhe më shumë. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat se Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejt. Kemi diskutuar edhe për aspekte të jetës ekonomike për disa element të rëndësishëm të konvergjencës e standardeve të jetesës dhe domosdoshmërisë që BE të hedhë një lajm në funksion të fuqizimit të mekanizmave që do ta bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme. Kemi folur edhe për procesin e Integrimit dhe kemi diskutuar sesi Gjermania mund të na ndihmojë edhe në angazhimin e burimeve njerëzore për gjithë atë makineri e duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve. Kemi diskutuar edhe për Rajonin. Ne mbështesim planin e paqes dhe normalizimit me Kosovës dhe Serbisë. Është një plan shumë përmbajtjesor dhe realist i cili sjellë normalizimin e nevojshëm dhe të shumë pritur që duhet ta trajtojnë të dyja palët. Në Tiranë do të kemi mundësi edhe të deklarojmë marrëveshje përfundimtare për çeljen e kolegjit Evropian të Burzhit.’- tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    Kancelari Scholz: Integrimi i shpejtë ka rëndësi strategjike! Thelbi i negociatave mbeten sundimi i ligjit, media e lirë dhe forcimi i sigurisë

    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE duke thënë se ka bërë përparime, ndërsa mbetet e rëndësishme sundimi i ligjit, media e lirë e pavarur, forcimi i sigurisë dhe marrëdhëniet e mira bilaterale.

     
  • VIDEO

    Po shmanget bashkëpunimi për 14 majin? Meta: Frika dhe Berisha s’kanë lidhje! Këshillat Bashkiakë do jenë simbol transparence

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për bashkëpunimin me Sali Berishën, i cili po zhvillon biseda me aleatët dhe nuk po shpall që do të futet në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë së Lirisë.

    “Kemi marrëveshje historike me PD, sa i takon çështjes së këshillave dhe shndërrimit të tyre në tribuna dhe të jeni të sigurt që ky bashkëpunim do funksionojë në mënyrë të mrekullueshme.

    Frika dhe Berisha s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Jemi online me Berishën dhe jo vetëm por edhe të gjitha kandidatët e primareve që janë edhe të PL e opozitarëve që duan ndryshimin dhe çrrënjosjen e monizmit në pushtetin vendor. Shihni raportet e organizatave, vetëm 1 bashki, ajo e Shkodrës plotëson kriteret e transparencës, është e vetmja që publikon çdo akt e vendim, të tjerat janë pus i errët. Marrëdhënia jonë me PD dhe gjithë opozitarët është vetëm në interesin e qytetarëve. Shqiptarët do e ndjejnë dallimin.

    Këshillat bashkiak do jenë simbol i transparencës. Çdo gjë do jetë përballë qytetarëve. Do jepet llogari për investimet. Ky është angazhimi ynë madhor. Pse duhet të jemi të fundit për arsimin, për pagat e pedagogëve”, tha Meta.

  • VIDEO

    Shtyhet sërish seanca në Apel për Salianjin, deputeti i PD-së: Kërkova përjashtimin e gjyqtares! Do luftoj të mbroj interesat publike

    Deputeti i Partisë Demokratike pas seancës në gjykatën e Apelit për çështjen e Babales, tha për mediat se ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, ndërsa thekson se këtë përjashtim e kërkoi që ti bërë me dije publikut në Shqipërisë sesi po ecën procesin. Për Salianjin, sistemi i drejtësisë nuk ka pavarësi dhe sipas tij në vend që të merret me ato që abuzojnë në shtet, merret me denoncimet e opozitës.

     
  • VIDEO

    Vula e PD (6 Mars 2023)

    Vendimi i Gjykatës së Apelit që e la vulën e PD në dorë të Enkelejd Alibeajt dhe mënyra se si opozita do të futet në zgjedhjet e 14 majit u debatuan sot mes të ftuarve në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv. 

    • VIDEO

      Vula e PD, Hoxha-Braimllari te '5 Pyetjet': Futemi në zgjedhje e fitojmë, Rama e ka kot! Oferta e Alibeaj? S’ka kandidatë! Kola: Berishës po i ikin njerëzit! Hitaj: Vota fragmentarizohet

      Vendimi i Gjykatës së Apelit që e la vulën e PD në dorë të Enkelejd Alibeajt dhe mënyra se si opozita do të futet në zgjedhjet e 14 majit u debatuan sot mes të ftuarve në ‘5 Pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv. Kandidati i dalë nga ‘Primaret’ e Berishës për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë thonë se vendimi i gjykatës nuk do të ketë asjë ndikim. Sipas tyre opozita do të futet në zgjedhje dhe do t’i fitojë ato.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv