-
VIDEO
Samiti i Berlinit në vjeshtë në Tiranë/ Rama udhëton nesër drejt Gjermanisë, do takojë kancelarin Olaf Sholz
Pas takimit zyrtar me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, kreu i qeverisë, Edi Rama do të niset drejt Berlinit.
-
VIDEO
Kongresi i Shëndetësisë, zv.ministrja: Do diskutohet mbi sfidat e sistemit shëndetësor
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Denda Seferi tha për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musaj se fokusi i Kongresit të Shëndetësisë është të diskutohet mbi sfidat e këtij sektori dhe se çfarë mund të bëhet më mirë.
-
VIDEO
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ndodhet në Tiranë. Ajo do të pritet me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Lufta për PD-në zhvendoset në KQZ/ Pas Berishës, Alibeaj dërgon kërkesën për regjistrimin e PD-së
Beteja brenda Partisë Demokratike është zhvendosur tashmë në dyert e KQZ-së. Një ditë pasi Sali Berisha paraqiti në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, pasi shprehet i bindur se ai ka të drejtën ligjore, ditën e sotme, kur është edhe afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin e partive politike në KQZ, edhe Enkelejd Alibeaj dorëzoi kërkesën për regjistrim. Kërkesa është firmosur nga Enkelejd Alibeaj, të cilit Lulzim Basha, i ka autorizuar ushtrimin e detyrës.
-
VIDEO
Kongresi i Shëndetësisë, Ministrja: Kemi rritur me 63% pagat e bluzave të bardha, do vazhdojmë me mbështetjen financiare
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në Kongresin e Shëndetësisë se deri më tani i kanë rritur pagat e stafeve mjekësore me 63%, ndërsa theksoi se do të vijojnë me mbështetjen financiare për ta. Në fjalën e saj, Manastirliu u ndal edhe në autonominë spitalore, për të cilën tha se do të mundësojë më shumë mundësi të reja për mjekët që t’u rritet paga në bazë të performancës së tyre.
-
VIDEO
Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë! Rritje me 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët
Kryeministri Edi Rama njoftoi në Kongresi i Shëndetësisë se pagat e mjekëve specialistë do të rriten me 50 mijë lekë.
-
VIDEO
Ja pse i jep Berisha kandidatët Ilir Metës!
Ilir Meta dhe Sali Berisha, janë politikanët që nuk kanë lënë gjë pa thënë për njëri tjetrin në këtë 30 vjeçar të mbizotërimit të tyre në politikën shqiptare.
Por në fund ata janë bashkuar pasi SPAK ka hapur hetime ndaj tyre dhe familjarëve të tyre. Mjafton të shikohet kjo video për të kuptuar se çfarë përfaqëson ky çift politik.
-
VIDEO
Berisha sfidon vendimin e Apelit, dorëzon kërkesën në KQZ: Zhukri është ende në fuqi, jo korrekte Që Basha figuron kryetar në gjykatë
Edhe pse pas ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit që ia heq totalisht të drejtën që ai të përdorë simbolet e Partisë Demokratike Berisha sfidon.
-
VIDEO
Vendimi i Apelit/ Berisha pa parti, kandidatët për 14 majin regjistrohen me koalicion, s'ka 'të pavarur' apo bashkëpunim me Alibeajn! Sonte negociata me aleatët
‘Varka e shpëtimit’ për Sali Berishën duket se edhe në këto zgjedhje do të jetë Ilir Meta. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që riktheu vulën e PD-së te grupi i Enkelejd Alibeajt, Berisha vendosi se do të futet në zgjedhje në koalicion, por çështja komplikohet kur bëhet fjalë për kandidatët për Këshillat Bashkiakë.
-
VIDEO
Përfundon mbledhja e Berishës me Këshillin Kombëtar/ Edi Paloka: Që nesër do të kemi regjistrimin e koalicionit tonë!
Ai tha se nuk pati asnjë qëndrimin kundër apo propozim për të mos hyrë në zgjedhje. Gjithashtu shtoi se PD është e vendosur drejt rrugës së saj.
“Meqë situata erdhi në këtë formë, nuk pati në asnjë nga diskutimet, ndonjë propozim që të mos hynim në zgjedhje”, tha ai.
-
VIDEO
Berisha: E kam dokumentin, Yuri Kim e kishte me shkrim shkatërrimin e PD-së
Sali Berisha thotë se ka në duar dokumentin që i është dorëzuar ambasadores amerikane Yuri Kim që Partia demokratike duhet të shkatërrohet. Berisha thotë se e disponon këtë dokument, por nuk e publikoi atë.
“Pas këtij vendimi ka patur në forume diskutime të frytshme, të hapura. Në kryesinë e PD-së, grupin parlamentar, sot me të gjithë kandidatët dhe natyrisht është Këshilli Kombëtar ai që do të marrë vendimet përfundimtare.
Por në të gjitha këto diskutime mund të ju informoj se ka mbizotëruar me përgjegjësi të plotë tërësisht vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të fituar zgjedhjet. Mos harroni, qëllimi i Edi Ramës, por ç’është e vërteta e kam këtu dokumentin me shkrim, edhe i guvernatores Kim ka qenë shkatërrimi i PD-së, në mënyrë tekstuale po ju them.
Por ne nuk kemi ndërmend, ne kemi ndërmend të kthehemi në forcën më të fuqishme të këtij vendi, në forcën qeverisëse të këtij vendi, në lokomotivë siç kemi qenë të zhvillimit dhe integrimit të saj në BE. Dhe ne ekzistojmë dhe do të ekzistojmë sa kohë që shqiptarët të ruajnë idealet e lirisë, shqiptarët të besojnë se me mundin, djersën e tyre në këtë vend të bekuar mund të ndërtojnë të ardhme, gjithnjë e më të mirë.
Pra nuk ka patur, ju them këtu ju, asnjë mendim tjetër përveç pjesëmarrjes dhe këtë unë e vlerësoj shumë, qoftë të kandidatëve, qoftë të drejtuesve të tjerë. Por pjesëmarrja në zgjedhje është aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Berisha.
-
VIDEO
Apeli i dha vulën grupit të Alibeajt, Berisha: Ndahemi përfundimisht nga këta bashkëpunëtorë të Edi Ramës
Pasi Gjykata e Apelit i dha Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se do të ndahen përfundimisht nga grupi i tyre. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se nuk bashkëpunojnë me grupin e Alibeajt, duke i akuzuar si bashkëpunëtorë të Edi Ramës.