-
VIDEO
PD kërkon shfuqizimin e Bordit të Karburanteve në Gjykatën Kushtetuese! Çupi: Cenon të drejtat e qytetarëve! Sula: Dëmton ekonominë
Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca për kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për shfuqizimin e Bordit të Çmimeve të Karburanteve. Përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu argumentoi sipas tij se ky bord nuk ka kufizim kohor për situatën e veçante që qeveria supozon dhe se nuk ka afat se kur do të përfundojë
-
VIDEO
Celibashi: Dokumentacioni i paraqitur nga Alibeaj për regjistrimin e PD-së nuk është i plotë
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesit e Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë dhe nuk ka përputhje me kodin zgjedhore.
-
VIDEO
Përfaqësuesi i Rithemelimit: S'jemi në seancë gjyqësore që të kërkohet dokumentacion! Fraksioni i PD vepron me vula të vjetra
Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj kërkon që të shmanget debati politik ndërsa thekson se nuk është e nevojshme të kërkohet dokumentacioni që kanë depozituar për regjistrim në zgjedhje. Po ashtu shprehet se përfaqësuesit e Alibeajt përdorin vula të vjetra që janë shfuqizuar nga anëtarësia.
-
VIDEO
Përfaqësuesi i PL në KQZ: Fraksionet s’duhet të servirin në pjatë argjendi atë që kërkon PS! Dihet cila është PD
Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Altin Kaziaj ka marrë fjalën në KQZ ku po shqyrtohet kërkesa për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore.
“Ndjej keqardhje se kërkesat duhet ti shqyrtoni me shumë kujdes e vëmendje. Çfarë tha Nuraj qëndroj për formën kur PD organizohet në vetvete. Është vullneti i përfaqësuesve të kësaj partie që ka dëshmuar se cila është PD. Nuk do të doja që fraksione të tilla të krijojnë dëm të karakterit publik duke servirur në një pjatë argjendi PS atë që është objektivi i saj. Opozita duhet të jetë e bashkuar.
I bëj thirrje KQZ, të gjithë organeve që kanë interes të karakterit publik të mos bëhen lojë e një politike që lë gjykatën e Apelit për 8 orë të vendosë diçka të palogjikshme dhe pavarësisht kësaj rezulton se akoma në gjykatën e shkallës së parë Tiranë rezultojnë aktet e Rithemelimit.
Ndonëse jam përfaqësues i një partie të tretë, kjo ka interes shumë të lartë dhe kërkoj që kjo çështje të zgjidhet sa më parë. E vendosin zgjedhësit se cila është partia që duan ti përfaqësojë”, tha Kaziaj.
-
VIDEO
Në KQZ përcaktohet fati i PD për 14 majin, përfaqësuesi i ‘Rithemelimit’: Vendimi i Agron Zhukrit është ende në fuqi, vendimi i Apelit jo i formës së prerë
Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit Ledio Nuraj ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistrimin e kërkesës së tyre për zgjedhjet e 14 majit pasi sipas tij edhe pse ka një vendim të Gjykatës së Apelit ky vendim nuk është i formës së prerë pasi do rikursohet. Nuraj tha se janë ende në fuqi të gjitha vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
-
VIDEO
Apeli lë ‘vulën’ Alibeajt, Rama reagon për akuzat e Berishës: S’merrem me polemika të politikës së ‘gërr-gërrit’ unë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot i pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e Apelit për PD dhe akuzat që u pasuan nga Berisha për të. Kreu i qeverisë e cilësoi si politikë ‘gërr-gërresh’ dhe se është e udhës të merren me tema që kanë rëndësi.
“Shiko unë e kam thënë dhe e përsëris, nuk kam disponim të merrem me polemika të politikës të gërr gërrit të përditshëm. Nëse kemi kohë dhe energji, le t’i vëmë në shërbim të temave që kanë rëndësi.”- tha Rama
-
VIDEO
KQZ shqyrton sot kërkesat për ‘partitët e mëdha’! Vendoset fati i PD-së nëse regjistrohet grupimi Alibeajt apo Berishës
Sot do të vendoset fati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit. KQZ do të vendosë se cili prej kampeve, i Alibeajt apo i Berishës do të regjistrohet për të garuar përballë të tjerëve në zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
Deklarata e Arben Ahmetajt, Rama: Nëse unë do bëja gjykatësin gjërat do ishin shumë më keq
“Nëse do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Do bëjmë ligj të ri për profesionet e veçanta, duhen paga të larta konkurruese në treg! Do kemi edhe debat publik me sipërmarrjen private
Kryeministri Edi Rama ka folur në përfundim të mbledhjes me kryesinë e PS duke thënë se në fokus të qeverisë mbetet rritja e pagave.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit/ Rama mbledh kryesinë e PS-së, në fokus kandidatët dhe organizimi
Që prej orës 08.30 kryeministri Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste, duke pasur në fokus zgjedhjet e 14 majit. Burime thonë se anëtarët e kryesisë do të diskutojnë lidhur me kandidatët dhe organizimin e këtyre zgjedhjeve vendore
-
VIDEO
SHBA, Kim certifikon PD e Alibeaj, reagon Berisha (8 mars 2023)
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj është shprehur se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm Ilir Metës në takimin që ka zhvilluar ditën e sotme në selinë e Partisë së Lirisë. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’, Haklaj tha se Kim ia ka bërë të qartë Metës së nëse do i jap partinë Sali Berishës për t’u regjistruar në 14 maj, atëherë edhe ai do të shpallet Non Grata nga SHBA-ja.
-
VIDEO
Deklarata e fortë e Haklajt në Report Tv: Kim ia bëri të qartë Metës se SHBA do ta shpallë ‘Non Grata’ nëse i jep partinë Berishës për t’u regjistruar në 14 maj
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj është shprehur se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm Ilir Metës në takimin që ka zhvilluar ditën e sotme në selinë e Partisë së Lirisë.