-
VIDEO
Bejko: Nëse Basha nuk firmos dhe PD mbetet jashtë zgjedhjeve, ka marrëveshje të fshehtë me Berishën
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk do të firmosë brenda afatit dokumentin e kërkuar nga KQZ për të regjistruar partinë në zgjedhje, atëherë do ta konsideronte si marrëveshje të fshehtë me Berishën.
-
VIDEO
Arben Ahmetaj në hetim pasuror, BKH zbarkon në banesat e partneres dhe ish-gruas së tij! Në vilën në Hamallaj gjenden 30 mijë euro
Pas lajmi ekskluziv në Report Tv, 2 ditë më parë se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, ditën e sotme, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ushtruar kontrolle në banesat e partneres së tij, Erjola Hoxha dhe ish gruas, Albina Mancka.
-
VIDEO
Një firmë e Bashës regjistron PD-në në zgjedhje/ Lesi: Të dalë në fushatë si kryetar, mos të fshihet! Minxhozi: Të firmosë! Bejko: Nesër mbledhim kryesinë
Analisti dhe gazetari, Nikoll Lesi i ftuar në studion e emisionit 'Real Story' me gazetarin Sokol Balla në Report TV, tha se zgjidhja e vetme për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, është që Basha të rikthehet si kryetar i partisë dhe të drejtojë fushatën për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 maj.
-
VIDEO
Berisha në Lezhë: Ramës i jap fjalën e nderit se do ta përzëmë me protesta dhe mosbindje civile! Ai nuk do që PD të hyjë në zgjedhje
Ish kryeministri, Sali Berisha o zotua në Lezhë se do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti jo vetëm me votë por edhe me mosbindje civile. Gjatë prezantimit të Pashk Gjonit si kandidat i Rithemelimit për bashkinë e Lezhës, Berisha kërkoi që të gjithë demokratët të cilët ende nuk kanë zgjedhur rrugën e tyre, të vendosin në ditët në vijim.
-
VIDEO
Drama e vulës, të dyja "PD-të" kundër KQZ (09 mars 2023)
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’: Celibashi i vetmi i pafajshëm në kaosin e PD-së, i hodhën pataten e nxehtë në prehër e thanë zgjidhe ti
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar sot në Report Tv vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar në zgjedhje Berishën, por nga ana tjetër i kërkoi PD-së së Alibeajt që të plotësojnë dokumentacionin me firmën e Bashës. Në emisionin "Kontrast", Vangjeli thotë se i vetmi i pafajshëm në të gjithë situatën e krijuar është Celibashi, të cilit i kërkojnë që të zgjidhë çështjen e PD-së ndërsa gjykatat e kanë zvarritur prej një viti.
-
VIDEO
Sula në ‘Kontrast’: Nuk e njoh Bashën si kryetar, vendimin e KQZ e çojmë në KAS! Ristani: Celibashi sot në pozitë të vështirë, shkak kapja e gjykatave nga Rama
Deputeti demokrat Dash Sula i ftuar në Report Tv tha se nuk e njeh më Bashën as si firmëtar dhe as si kryetar dhe sipas tij do ishte një budallëk nëse Basha do të firmoste. Sula tha se vendimin që do të marrë KQZ pasi të kalojë 48 orarëshi që u është lënë afat për firmën, do ta apelojnë në KAS.
-
VIDEO
Çika: Celibashi s’është aty për të dhënë mendimin e tij, po të zbatojë ligjin! Demalia: Bashkimi i PD, s’është zgjidhje! Deromema: Demokratët s’duan t’ia dinë për vulën
Gazetari Nebil Çika e ka konsideruar si një sjellje të paligjshme të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, i cili tha sot se “sipas perceptimit të tij, kryetar i PD-së është Sali Berisha, por sipas ligjit është Lulzim Basha”.
-
VIDEO
TEC-et lundruese në Vlorë, ‘Rithemelimi’ akuza qeverisë: Janë kthyer si inceneratorët! Na kushtojnë 90 mijë euro në ditë, por nuk prodhojnë energji
“TEC-et e lundruese të vendosura në gjirin e Vlorës, që kushtojnë 90 000 euro dita, nuk janë funksionale”. Denoncimi vjen nga selia blu, kampi Rithemelimit.
-
VIDEO
KQZ rrëzoi Berishën, debate në Report Tv, Baçi: Basha është i infiltruar i kryeministrit, mercenar i tij! Gazetari: Se mundni dot Ramën dhe merreni me atë
Pas Apelit, Berisha mori edhe rrëzimin nga KQZ për siglën e Partisë Demokratike. Por daljen edhe njëherë në skenë të ish kryedemokratit Lulzim Basha, se kanë pritur mirë mbështetësit e Berishës. Për deputetin Luan Baçi, kjo “bllokadë” e Rithemelimit vjen si pasojë e lojës së pistë të Lulzim Bashës. I ftuar në studion e Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Luan Baçi debatoi me gazetarin Flogert Muça.
-
VIDEO
A i bëri presion Kim për Berishën? Meta zbulon çfarë diskutoi me ambasadoren
Presidenti Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u pyet për takimin e një dite më parë me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe nëse kjo e fundit i ka bërë presion për Sali Berishën
“Asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për një opozitë të fuqishme që në vend të funksionojë llogaridhënia. Po kështu e kam falenderuar ambasadoren për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë të rinjtë tanë dhe gratë e partisë së lirisë me institutin republikan edhe sa i takon zgjedhjeve vendore dhe Institutin Demokratik Amerikan”, deklaroi ai.
-
VIDEO
Alibeaj për ligjin e lustracionit: Kemi marrë si model rastin e vettingut të magjistratëve
Duke marrë si referencë vettingun, Partia Demokratike propozoi sot që të gjithë ata që në kohën e komunizmit kanë kryer aktivitet me pasoja si pjesë e sigurimit të Shtetit, të përjashtohen për 15 vite nga e drejta për të qenë pjesë e institucioneve publike. Në një tryezë diskutimi pwr projektligjin e Lustracionit, Enkelejd Alibeaj, theksoi nevojën që të përcaktohet shkalla e fajit të ish-bashkëpunëtorëve dhe të kenë mundësi të mbrohen me fakte të reja.