• VIDEO

    Rama: Nuk pritëm që BE të na thoshte se Vjosa është lumi më i vjetër i egër në Europë! Ata i kthyen në mace, neve na mbeti tigri

    Kryeministri Edi Rama thotë se kanë arritur të shmangin hidrocentralet ndërsa nuk heziton të kujtojë se e kanë ngritur vetë çështjen e mbrojtjes së lumit Vjosa.

     
  • VIDEO

    Rama-Abazoviç: ‘Ballkani i Hapur’ ka rijetëzuar Procesin e Berlinit, i ka dhënë më shumë kuptim

    Kryeministri Rama është shprehur nga Podgorica se Ballkani i Hapur është një projekt që ka jetësuar dhe përshpejtuar Procesin e Berlinit.

     
  • VIDEO

    Dialogu Kosovë-Serbi, Abazoviç: Presim marrëveshje, në dobi të gjithë rajonit! Rama: Plani franko-gjerman më i miri, i urojmë Prishtinës sukses

    Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel dy kryeministrat, ai i Malit të Zi Abazoviç dhe ai i Shqipërisë Rama, e quajnë një mundësi të artë për marrëveshje. Kreu i qeverisë malazeze shprehet se një marrëveshje Kurti-Vuçiç do të ishte e mirë për të gjithë rajonin.

    “Ai takim në Bruksel ashtu si edhe ky këtu ka të bëjë me të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Ne maksimalisht përkrahim dialogun mes Shqipërisë dhe Kosovës. Mendojmë se plani franko-gjerman është një plan i mirë. Ndihmon paqen në rajon. E ardhmja jonë e të gjithë është bashkëpunim dhe respekti mes shteteve të ndryshme. E rëndësishmë është që në fund të fundit çdokush do të jetë në dobi nëse vendos çfarë duan ndërkombëtyarët dhe popujt këtu. Humbje do të ketë nëse vazhdohet me statuskuonë. Ne mbështesim dialogun, bashkëjetesën dhe jmarrëshëvjen. Nuk mbështesim politikën e ndarjes dhe atë të viteve 90. Unë dua të besoj se liderët e Serbisë dhe Kosovës do ta kuptojnë këtë gjë. Sa më mirë ta kuptojnë aq më mirë do të ishte për ta dhe një shembull për të gjithë rajonin”, tha Abazoviç.

    Ndërkohë që Kryeministri Rama tha se propozimi i ndërkombëtarëve është marrëveshja me e mirë që ka qenë ndonjëherë në tavolinë.

    “Shqipëria nuk është superfuqi siç është Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Nuk na takon ne që t’u thotë palëve në dialog pa kushte apo me kushte. Kjo është një çështje që i takon atyre, ata kanë përgjegjësinë për të vendosur për vendet e tyre dhe që më pas paguajnë kosto të vendimmarrjet e gabuara. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Çdo rrugët tjetër është iluzion që i krijohet popullit për politikë, për vota, për luftëra të brendshme dhe që nuk ka lidhje me të ardhshme. Unë dua shumë të shpresoj dhe jam me gjithë zemër i angazhuar që çështja mes Shqipërisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën pa kthim dhe më shpejt se sa vonë të dyja vendet që super fuqitë t’i marrin prej veshi sa herë që grinden në oborrin pas shkollës. Mendoj se marrëveshja e bazuar në planin franko gjerman është më e mirë gjë që ka qenë ndonjëherë në tavolinë. Por ky është thjesht një opinion. Unë respektoj sovranitetin e palëve për të vendosur për vendin e tyre. Ne do të jemi në krah të autoriteteve të Kosovës që unë i uroj me gjithë zemër kthelltësi, vendosmëri dhe sukses”, tha Kryeministri Rama.

  • VIDEO

    Rama: Marrëdhëniet tona më shumë se miqësore, në vjeshtë mbahet në Shqipëri samiti i Procesit të Berlinit, në qershor Mali i ZI prej ‘Open Balkan’

    Kryeministri Edi Rama foli në konferencën për mediat me homologun malazez Abazoviç për projektet e përbashkëta mes dy vendeve.

    “Dëshiroj të shpreh falënderimet edhe në emër të të gjithë delegacionit tonë sepse edhe një herë tjetër ne e kemi ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes dhe afrimitetin vëllazëror mes nesh. Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë sesa fqinj dhe mund të bëjmë shumë më shumë. Ne takohemi në një moment shumë sfidues edhe për vetë Evropën ndaj edhe vlera e kësaj vëllazërie është shumë më e madhe. Si vizita jonë në Kiev si përpjekjet tona të përbashkëta në këto sfida janë themeli për tu thelluar marrëdhëniet tona më shumë.  Një lufta ka nisur jo thjesht për të shkatërruar Ukrainën por edhe për të gjunjëzuar Evropën por edhe në këto kushte ne kemi ecur para drejt BE-së. Kemi parë se si më në fund Bashkimi Evropian është bërë më i ndjeshëm për rajonin, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut hapën negociatta, Kosova mori një datë për liberalizimin e vizave, Bosnja mori statusin kandidat apo ashtu si u mbajt për herë të parë një samit i BE në Tiranë apo në Mal të Zi një tjetër samit. Të gjitha këto janë pozitive por BE është një korsi e përbashkët. Unë dëshiroj ta falënderoj Kryeministrin për angazhimin e tij në vetë të parë për të gjithë këtë proces, ashtu sikundër dëshiroj ta falënderoj edhe për shprehjen e dëshirës për të organizuar një samit të Ballkanit të Hapur në qendër këtu në Mal të Zi, ndërkohë që procesi i Berlinit do të ketë samitin e vet në Tiranë në fillim të vjeshtës, data do të përcaktohet në takimin që do të kem me Kryeministirn Scholtz së shpejti në Berlin”, tha Rama.

  • VIDEO

    Nënshkrimi i marrëveshjes Shqipëri-Mali i Zi, Abazoviç: Krenar për projektin e madh infrastrukturor! Do të zvogëlohet edhe trafiku gjatë muajve të verës

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se ndihet krenar për nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e urës mbi lumin Bunë.

    “Sot nga Podgorica dërguam mesazhin e bashkëpunimit, të dedikimit të të ardhmes së përbahskët që do të zbatohet përmes bashkëpunimit ekonomik. Jam krenar që kemi vendosur nënshkrimin për krijimin e projektit të madh infrastrukturor, urës mbi Bunë që do të jetë prodhim produkti turistik jo vetëm për Malin e Zi dhe Shqipëri. Kjo do të zvogëlojë trafikun gjatë muajve të verës.

    Folëm edhe për lundrueshmërinë e lumit të Bunës. Kryeministri mori disa hapa për lëvizjen e papenguar të lumit Buna. Dëshirojmë të bëjmë çdo gjë, dhe për shëndetësi e mbrojtje, duam të themi që Mali e Zi e Shqipëria e shohin perspektivën e madhe në raporte të ndërsjella. Ne jemi të dedikuar drejt integrimeve europiane dhe dëshirojmë të japim kontribut. Mendoj që raportet që ka qeveria e Malit të Zi me Republikën e Shqipërisë janë shembull për Ballkanin Perëndimor dhe duhet ta ndjekin edhe vendet e tjera. Kjo është mënyra më e mirë që të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme. Besoj që Shqipëria dhe Mali i Zi mund të thonë që raportet e tyre janë rritur në nivele më të larta,. Qytetarët presin nga ne që të punojmë me infrastrukturë”, tha Abazoviç.

  • VIDEO

    Mbledhje ndërqeveritare Shqipëri-Mali i Zi, firmosen marrëveshjet dypalëshe

    Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë nisur ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve. Ata kanë firmosur marrëveshjet e pikës së re ndërkufitare dhe ndërtimin e urës mbi lumen Buna.

    •  
  • VIDEO

    Berisha akuzon sërish ambasadoren Kim: Mbrojte Bashën për financimet ruse në PD, në emër të kujt e bëre?

    Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim se është e përfshirë në korrupsionin e agjentit të FBI-së në SHBA, McGonigal. Berisha thotë se Kim ka mbështetur financimet ruse të Bashës për të mbrojtur McGonigal.

    “Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD.

    A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit.

    Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?

    Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus.

    A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve?

    Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë.”- thotë Berisha.

  • VIDEO

    Çështja McGonigal, Berisha: Organizatorët për takimin e Ramës ishin Gjiknuri dhe Balla, pjesë e sistemit korruptiv

    Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar si organizatorë të takimeve të Ramës me McGonigal, Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin

    • VIDEO

      PDIU doli vetëm për ‘Vendoret’ dhe kërkoi të mos votohej Beleri i 'masakrës së Peshkëpisë', Berisha: Ka bërë gabim

      Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si gabim vendimin e Shpëtim Idrizit për daljen vetëm në zgjedhjet vendore 2023 dhe thirrjes së tij ndaj demokratëve për kandidatin e Berishës për Himarën. Duke iu përgjigjur pyetjes së Danjela Malokut, Berisha tha se ky qëndrim është në favor të kundërshtarëve të tij.

      “Nuk kam asnjë lloj komenti, secili në vendimet e tij. Kjo thirrje jnëse e ka bërë, shkon në favor të kundërshtarëve tanë. Dhe ka bërë një gabim të panevojshëm.”- thotë Berisha.

    • VIDEO

      Të enjten 24 orë mocion me debat në Kuvend për çështjen 'McGonigal', PS: Mezi po e presim, kemi të vërteta për të thënë! Opozita të mos i shmanget

      Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nëpërmjet një deklarate nga kryesia e Kuvendit, ka konfirmuar se në mbledhjen e bërë sot me deputetët socialistë janë bërë përgatitje për mocionin e debatit që do të mbahet në seancën e ditës së enjte në organin legjislativ.

      • VIDEO

        Luftë Rama-Ahmetaj? Përgjigjet Balla: Çfarë s’kam dëgjuar! Kemi votuar një raport të Komisionit Hetimor! Ne nuk pengojmë punën e drejtësisë

        Taulant Balla është përgjigjur rreth asaj që flitet për përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Balla thotë se kanë votuar një raport të komisionit hetimor parlamentar ndërsa thekson se nuk do të pengojnë punën e drejtësisë.

        “Çfarë nuk kam dëgjuar këto ditë për këto histori. PS dhe grupi i saj parlamentar kanë votuar në Kuvend një raport të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje.

        Ju sugjeroj që të lexoni me vëmendje dhe qëndrimi i votuar nga ana jonë është qëndrimi ynë dhe e vërteta është që PS e Shqipërisë vijon t’i mbetet qëndrimit se jemi një republikë parlamentare ku drejtësia ka punën e vet dhe Kuvendi ka punën e vet. Secili duhet të respektojë të gjitha e veprimet e çdo institucioni. Ne nuk jemi nga ata që pengojmë punën e drejtësisë. Në rastin në fjalë ka qenë ndër të paktat që ka pasur komision hetimor dhe ka rezultuar me raport. Ka pasur dhe një tjetër komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e OSSH për të cilin taksapaguesit shqiptarë kanë humbur 418 milionë euro. Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund se shqiptarët duan që këto çështje të hetohen me paanshmëri dhe personat përgjegjës të vihen para drejtësisë”, tha Balla.

      • VIDEO

        Begaj ktheu ligjin për ‘dekoratat’, Balla: Duhen pasqyruar disa shqetësime të Presidentit! Komunikimi me këtë institucion më në fund normal

        Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vetëm një ligj që ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim dhe është ai  “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, duke e cilësuar atë që një ligj që cënon të drejtën kushtetuese të Presidentit.

        Partia Socialiste thotë se do ta marrë në shqyrtim këtë dekret dhe disa shqetësime do t’i shikojë me kujdes.

        “Presidenti i republikës ka ngritur disa shqetësime që lidhem me atë ligj. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin t’i shqyrtojë ato pika. Kemi të bëjmë me një President normal dhe më në fund kemi të bëjmë me një situatë normale të komunikimit mes dy institucioneve. Seanca do të vendosë nëse do të merren në konsideratë të gjitha shqetësimet e Presidenti. Unë mendoj se disa prej tyre duhen marrë dhe të bëjmë ndryshimet në ligj që reflektojnë shqetësimet e Presidenti”, tha Balla.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv