-
VIDEO
Çështja McGonigal, vjen reagimi i parë nga zyrtarët e lartë amerikanë! Escobar: Nuk janë dëmtuar aspak marrëdhëniet Shqipëri-SHBA
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar për herë të parë çështjen McGonigal, ku ka deklaruar me zë dhe me figurë se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk janë cenuar aspak.
-
VIDEO
Familjarët kërkojnë që '21 janarin' ta marrë në dorë SPAK, Altin Dumani u përgjigjet me një letër: Jemi në pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës
Kreu i SPAK, Altin Dumani i ka dërguar një letër familjes së Aleks Nikës, ku i argumenton arsyet pse dosja i përket për hetime Prokurorisë së Tiranës.
-
VIDEO
Negociatat e Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, analisti në Report Tv: Ngërçi i Kosovës është përçarja e politikës! Shala: Serbia është fituese
Takimi Vuçiç-Kurti solli edhe njëherë skenën e një filmi të parë në procesin e dialogut me Serbinë. Kështu nisi diskutimi i analistit Ardian Muhaj dhe ekspertit të Sigurisë, Drizan Shala, të ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj.
-
VIDEO
Rithemelimi shpërndan ‘trakte’ në qytet, 15 arsye përse duhet protestuar sipas Berishës
Rithemelimi ka nisur me anë të “trakteve” të listojë 15 arsyet për t’u ndjekur në protestën e 3 marsit. Broshurat me 15 arsyet, duket se nuk janë gjë tjetër përveçse një përmbledhje e titujve të portalit të familjes Berisha dhe të tjerave pranë opozitës.
-
VIDEO
Bankers Petroleum vijon mbështetjen për komunitetin ku operon, investim në një shkollë 9-vjeçare! Drejtoresha e shkollës: Mbështet të rinjtë
Bankers Petroleum Albania vijon mbështetjen financiare për shkollat në zonën ku operon në kuadër të programit për komunitetin, ku një nga shtyllat është edukimi dhe mbështetja e brezave të rinj.
-
VIDEO
Nisma Thurje regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit! Shabani: I pamundur kandidimi në këshilla bashkiakë! Për Tiranën kemi 2 synime
Partia ‘Nisma Thurje’ është regjistruar e vetme në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 maj. Në një deklaratë për mediat, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se synimi i partisë që ai drejton sa i takon Tiranë janë dy qëllime, rregullimi i trafikut dhe ulja e kostos së jetesës.
-
VIDEO
80 stacione autobusësh kthehen elektrikë në Tiranë! Veliaj: Së shpejti parkim nëntokësor te ‘Nënë Tereza’! Kemi pasur fluks turistësh
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë një bashkëbisedimi me guidat turistike në kryeqytet, bëri me dije se bashkia ka miratuar një projekt që 80 stacione të autobusëve të kthehen në elektrike. Ai tha se po diskutohet që edhe Sheshi “Nënë Tereza” të kthehet në parkim nëntokësor për urbanët.
-
VIDEO
Rithemelimi për ekspozitën e Ramës në Hong Kong në 2015-ën: E kemi paguar me taksat tona të vjedhura dhe të shpërdoruara
Rithemelimi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ekspozitën e pikturave të tij të organizuar në Hong Kong në 2015-ën, është paguar nga kompania kineze ‘CEFC’ ku Dorian Duçka i cili shfaqet si 'personi B' në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
-
VIDEO
'Fati' i vulës së PD më 3 mars, Tabaku: Askush të mos ushtrojë presion mbi gjykatën! Opozita të dalë me 1 kandidat, të vihen para interesat e demokratëve
Deputetja e PD, Jorida Tabaku thekson se nuk duhet të ketë presion ndaj gjykatës për fatin e vulës së PD, vendim që do të jepet më 3 mars kur Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme.
-
VIDEO
Protesta e një grupi pedagogësh, Partia e Lirisë mbështet kërkesat: Janë legjitime, do të plotësohen nga ne sapo të vijmë në pushtet
Sekretarja për Barazinë Gjinore dhe Çështjet Sociale në Partinë e Lirisë, Brunilda Paskali, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se PL mbështet kërkesat e pedagogëve, një pjesë e të cilëve kanë dalë në protestë.
-
VIDEO
Lesi në Report Tv: ‘Apeli’ s’do ia jap vulën Berishës, ‘3 marsi’ do jetë i dhunshëm! Yzeiri: Ai s’ka elektorat, përralla
Analisti Nikollë Lesi në një intervistë në Report Tv, u shpreh se protesta e 3 marsit do të jetë e dhunshme, pasi sipas informacioneve që ai disponon, Gjykata e Apelit nuk ka për t’ia dhënë vulën Sali Berishës.
-
VIDEO
‘A është përfshirë ky i joni’? Nikollë Lesi zbulon bisedën me Agron Nezën para një jave
Analisti Nikollë Lesi, ka treguar për një bisedë që ka bërë së fundmi me Agron Nezën, “personi A” i përmendur në dosjen e ish zyrtarit të lartë të Charles MsGonigal. Ai tha se e ka pyetur nëse kryeministri Edi Rama është i përfshirë, ai iu përgjigj që “kategorikisht jo”.