-
VIDEO
Kontrast -Sfidat e qeverisjes, si po shkon PS drejt takimit të majit? (27 shkurt 2023)
Deputeti socialist Erion Braçe thotë se halli i Partisë Demokratike nuk është halli i gjithë qytetarëve shqiptarë. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, deputeti socialist, tha se axhendën e parlamentit e ka zënë Sali Berisha me të tijët dhe se debati me mocion për McGongigal në Kuvend, do të jetë një debat i mbushur me urrejtje
-
VIDEO
Klosi në Report Tv: Sherri në Kuvend, tregues se opozita s’ka shpresa të fitojë në 14 maj! Synojmë 61 bashki, kemi nisur punën për zgjedhjet e 2025
Në 14 maj, socialistët do të futen në garë për të fituar të 61 Bashkitë, e ndërsa në rast të humbjes së pushtetit në disa prej qyteteve, ata thonë se kjo do të vijë si rezultat i gabimit të tyre, por kurrsesi si meritë e opozitës.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron trazira: Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin
Sali Berisha ka paralajmëruar trazira gjatë zhvillim të revolucionin të nisur prej tij. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në degët 1, 3 dhe 4 në kryeqytet ai paralajmëroi destabilitet pasi vendi sipas tij ndodhet në kushtet e monizmit dhe koha e stabilitetit ka marrë fund
-
VIDEO
Alibeaj prezanton kandidaten për Fierin: Vula na takon neve, Berisha të pranojë vendimin! S’ka gjykatë që nuk pranon verdiktin e demokratëve
Si Enkelejd Alibeaj, ashtu edhe Sali Berisha janë të bindur se gjykata e Apelit do të vendosë në favor të tyre më 3 mars. Duke prezantuar kandidaten për kryetare bashkie në Fier, Alibeaj i bëri thirrje kundërshtarit brenda partisë të pranojë vendimin, ndërsa për Berishën, asnjë gjykatë nuk del kundër verdiktit të demokratëve
-
VIDEO
Rama-Ahmetaj debat në distancë, Braçe: Në çështjet ku përfshihet drejtësia, politikanët duhet ta qepin
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, deputeti socialiste Erion Braçe, u pyet edhe për debatin në distancë ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj.
-
VIDEO
Braçe në Report Tv: E kam refuzuar postin e Ministrit të Bujqësisë
Deputeti i Partisë Socialiste ka pranuar për herë të parë se ka referuar postin e Ministrit të Bujqësisë në 2018.
-
VIDEO
Braçe: Ka degë të qeverisjes që nuk performojnë si duhet! Garën s’e kemi me opozitën, por e kemi në raport me njerëzit
Deputeti socialist Erion Braçe i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv u shpreh se ka degë të qeverisjes të cilat nuk po performojnë si duhet.
‘Ka degë të qeverisjes që nuk parfumojnë si duhet. Unë nuk di të mbajë arra në gojë. Ashtu siç ka degë të qeverisjes që performojnë mirë. Ka gjëra që kanë ndalur! Nëse ne nuk e pohojmë këtë ne nuk do të rregullojmë asgjë. Ka degë që nuk performojnë e që më pas kanë korrupsionin. Ne në këtë pikë i referohemi propagandës dhe jo asaj që vuajnë njerëzit. Efektet e mungesës së performancës i ndjejnë njerëzit dhe e ndjejnë edhe te ekonomia familjare tek kostoja e shërbimeve, tek kostoja që është poshtë tavolinës. Në momentin që themi jemi mirë, aty te deligjitimon qytetari. Nëse flas sot flas sepse më dhemb PS dhe dua që t’i ruhem deligjitimimit. Referuar pyetjes suaj. Nuk më intereson krahu tjetër. PS nuk ka garën në raport me opozitën. E ka në raport me njerëzit dhe njerëzit nuk merren të mirëqenë. Duhet të ndryshojmë politikën, atë hapësirë që ka zënë fajdexhiu ta zërë shteti. Dje ka rënë shi për herë të parë mbas 32 ditësh. Ka thatësirë dhe e lajmëruan se do të ketë probleme me grurin me domaten. Supermarketet kanë racionuar sasinë e produkteve bujqësore. A kemi ministri Bujqësie ne apo jo. Me intereson të kem çdo gram produkti që ka dalë nga bujku. Tregjet janë bosh dhe unë dua të zë vendim tim në ato tregje. E kisha paralajmëruar situatën me vajin e ullirit!’- tha Braçe.
-
VIDEO
Këshilltari i shqiptarëve në Malin e Zi, Nika për Report Tv: Duhen vepra për përmirësimin e cilësisisë së dy vendeve, marrëveshja për ndërtimin e urës mbi Bunë më e rëndësishmja
Faik Nika, këshilltar i shqiptarëve në Malin e Zi tha për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se nga 12 marrëveshjet që u firmosën ditën e sotme mes qeverisë shqiptare dhe malazeze, marrëveshje për përmirësimin e infrastrukturës është më e rëndësishmja, si për shembull ndërtimi i urës mbi Bunë.
-
VIDEO
Meta: Rama premtoi për herë të 5 apo 6 urën që do bëhet në Bunë
Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama është një mashtrues, i cili do të marrë dënimin e merituar shumë shpejt. Teksa foli në mbledhjen e kryesisë, Meta solli në vëmendjen një nga premtimet për ndërtimin e urës së Bunës, ku tha se një premtim i tillë është bërë disa herë, por zbatimi nuk ka ndodhur.
-
VIDEO
Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Mali i Zi, Rama-Abazoviç: Jemi më shumë se fqinj! ‘Ballkani i Hapur’ ka rijetëzuar Procesin e Berlinit
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të ngushta, shembull për vendiet e tjera, dhe ecin bashkë në korsinë e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky ishte mesazhi i Kryeministrave Rama dhe Abazoviç në mbyllje të mbledhjes së dytë ndërqeveritare të dy vendeve, që u mbajt sot në Akademinë e Shkencave në Podgoricë.
-
VIDEO
‘I përfshirë edhe në masakrën e Peshkëpisë’, Beleri mohon akuzat e PS, 'harron' të opozitës: Do e çoj në gjykatë për shpifje! Balla: Ka shkelur sovranitetin
Kandidati i koalicionit Berisha-Dule për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri ka përplasur palët politike. Sali Berisha e quajti gabim që shkon në favor të socialistëve, thirrjen publike të Shpëtim Idrizit që shqiptarët të mos votojnë Fredi Bejlerin. Edhe Taulant Balla e quajti turp të madh kandidimin e Fredi Bejlerit në Himarë. Për akuzat e Ballës reagoi vetë Beleri që paralajmëroi padi për kreun e grupit parlamentar socialist.
-
VIDEO
Rithemelimi akuzon Ramën: Premtimi i tij për votën e diasporës, një gënjeshtër e rradhës! Shumëfishoi numrin e emigratëve shqiptarë në botë
Rithemelimi ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama se premtimi i tij për votën e diasporës është vetëm një gënjeshtër e rradhës nga kreu i qeverisë.