-
VIDEO
Seanca plenare në Kuvend nis me një minutë heshtje në nder të 3 grave që u vranë ditën e djeshme nga Dan Hutra
Kuvendi ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje në nder të tre grave që u vranë ditën e djeshme nga 40 vjeçari Dan Hutra në një masakër që tronditi gjithë vendin.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Akuzoi zyrtarët amerikanë për gjobvënie, DASH për Report Tv: Akuza qesharake, Berisha me korrupsion të theksuar!14 Maji? Duam zgjedhje të ndershme
Akuzat e ngritura drejt zyrtarëve të lartë amerikanë për gjobvënie nga Sali Berisha u hodhën poshtë sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
-
VIDEO
Çështja McGonigal/ Nesër 24 orë mocion me debat me Ramën! Alibeaj do ketë kohë të barabartë fjale me kreun e qeverisë
Nesër në orën 10.00 Kuvendi do të nisë një seancë maratonë plenare, atë të mocionit me debat me kryeministrin Rama për lidhjet që opozita pretendon se kreu i qeverisë ka me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal.
-
VIDEO
Dërgoi mjekë gjatë pandemisë në Itali, Rama mori çmimin ‘Urdhri i Minervës”: Nder i madh! Modeli i humanizmit është dëshmuar shpesh drejt Shqipërisë
Për kontributin që Shqipëria dha për Italinë në periudhën e pandemisë duke dërguar 30 mjekë e infermierë, vendi fqinj e nderoi kryeministrin Edi Rama me titullin “Urdhri i Minervës”. Kreu i qeverisë tha se ndihma kishte për qëllim humanizmin, për të cilin bota sot ka kaq shumë nevojë.
-
VIDEO
Më 3 mars vendimi për vulën e PD, Berisha: Vendimi është paracaktuar! Xhaçka informoi ambasadat se Apeli vendos kundër meje
Sali Berisha akuzon ministren Olta Xhaçka se ka informuar ambasadorët për një vendim të paracaktuar për vulën e PD. Ai mblodhi deputetët për seancën maratonë të ditës së nesërme, ku kërkoi që të thuhen faktet që sipas tij lidhin Ramën me McGonigal. Për këto çështje, por edhe protestën kreu i Rithemelimit qëndroi për rreth 60 minuta kokë më kokë edhe me Ilir Metën.
-
VIDEO
Meta-Berisha në protestë, Veliaj për Report Tv: Cirk para fushate, kërcejnë nga belaja për hall personal! Mesazh kundërshtarëve: Tu shërbejmë qytetarëve
Protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilri Meta në 3 mars është një tubim për hallet e tyre personale dhe jo të qytetarëve thotë Kryetari i Bashkisë së Tiranës në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV ku ka përcjellë edhe një mesazh për rivalët e tij të 14 majit.
-
VIDEO
Projektvendimi për prishjen e banesave mbi 50-vjeçare, Ilir Meta: Rama kërkon të grabisë pronat e shqiptarëve
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, përmes një deklarate për mediat sot, ka folur në lidhje me një projektvendim të publikuar për të prishur banesat mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik. Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po u grabit pronat shqiptarëve.
-
VIDEO
Shtyhet vendimi për çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD-së, Harxhi: Tendencioze se janë zgjedhjet! Ish kryedemorkati po lë litarin jashtë
Gjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, paditësja Edith Harxhi është shprehur se ky vendim nga Gjykata është tendencioz për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve vendore.
-
VIDEO
Kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nga seancat plenare nuk u pranua, Bylykbashi: Tregon se qeveria përdor dy standarde
Ditën e sotme deputetët e opozitës jashtë ambienteve të Kuvendit folën mbi rrëzimin e kërkesës së tyre për përjashtimin e ministres Elisa Spiropali nga seancat plenare me argumentin se kjo e fundit ka shkelur etikën me gjuhën e përdorur gjatë seancës së fundit në Kuvend.
-
VIDEO
Vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia, Beqiri në Report Tv: Policia e di kush është autori por e fsheh, pushteti e ka nën fre! Avokati: Krim pasioni
E mbushur me mister dhe me “shpërfillje” nga ana e drejtësisë është vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia Joy Ayoko. Edhe pse kanë kaluar shumë muaj që prej denoncimit të rastit ekskluzivisht nga emisioni i Report Tv, “Pa Gjurmë”, blutë nuk kanë ende një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të renë keniane.
-
VIDEO
Dy ditë para vendimit të gjykatës për vulën e PD-së, Berisha sulmon drejtësinë: Është segmenti i PS-së! Rama po ndërhyn, do paguajë faturën
Sali Berisha ka vijuar sërish sulmet kundër drejtësisë duke e etiketuar si segment të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Rama nga Italia: Rusia ndikim në rajon! Serbinë e kthejmë nga vetja
Për kryeministrin Edi Rama, ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor vijon të ndihet, veçanërisht në Serbi. Mirëpo, shefi i qeverisë shqiptare thotë se deri më tani përpjekjet për ta mbajtur Beogradin në anën pro-perëndimore të shteteve të Ballkanit po funksionon.