• VIDEO

    Duka i zhgënjyer me Berishën: Një sms nuk më ka dërguar! Neve nuk na konsideron, vetëm Metën

    Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehu haptas zhgënjimin e tij ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha duke deklaruar se ky i fundit nuk e kishte telefonuar asnjëherë për të tentuar që të sjellë bashkim në opozitë.

    Ai tha se Berisha nuk i merr aspak në konsideratë krerët e partive të tjera opozitare, ndryshe nga konsiderata që ka për Metën.

    “Një sms nuk ma ka sjellë. Nuk duhet të na çudisë kjo që Berisha nuk na thirr neve. Po këta që thonë se janë PD zyrtare, si nuk na thonë njëherë si do ja bëjmë me këto kandidatë. Situata është shumë kaotike.

    Ne jemi vetëofruar për të qenë korrektë. Neve nuk na konsideron, Metën e konsideron, mund të ketë të drejtë po le ta provojmë njëherë sesa do arrijmë në zgjedhje. Berisha është gjigand në politikë, por si ka mundësi, një njeri që merr vesh kaq shumë në zgjedhje, që ka shumë eksperiencë, sot nuk e bën dot t’i bashkojë. Dalim tek përgjigjia që ka probleme brenda PD-së më me rëndësi se bashkimi opozitar”-tha Duka.

  • VIDEO

    ‘Qetësohuni’, Alibeaj mesazh grupit të Berishës për 3 marsin: E drejta do të fitojë! Zhukri i korruptuar

    Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë. Gjatë diskutimit, Alibeaj është ndalë edhe tek ‘lufta’ për vulën e Partisë Demokratik, ku ka pasur një mesazh për grupin e Sali Berishës.

  • VIDEO

    E përdor në çdo fjalim, Berisha për fjalën ‘revolucion’: Është term i lartë! Më pyesin përse e them, por nuk ka zgjidhje tjetër kundër regjimit

    Ish kryeministri, Sali Berisha foli për referimin e tij ndaj lëvizjes së opozitës si ‘revolucon’ duke pranuar në njëfarë mënyre se është një term i ekzagjeruar për t’u përdorur. Por ai e justifikoi përdorimin e fjalës revolucion duke thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër kundër një sistemi qeverisës, sipas tij ‘monist’.

     
  • VIDEO

    Një ofert ndryshe dhe e ndershme për 14 majin dhe 'Bomba' e Vangjelit për vulën e PD (23 shkurt 2023)

    Nëse opozita do të ishte e bashkuar, Dashamir Shehi është shprehur se do të garonte për Bashkinë e Tiranës, me besimin se gëzon mbështetjen dhe simpatinë e kryeqytetasve. Mirëpo në këto kushte ku palët janë në pole diametralisht të kundërta, kreu i LZHK-së, tha se as nuk e mendon një gjë të tillë.

  • VIDEO

    Vangjeli zbulon në Report Tv planin e Berishës: Nëse s’i japin vulën, do bllokojë rrugët me kamionë dhe traktorë

    Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar planin e Sali Berishës, atë skenar që ka në fokus dhunë dhe tensionimin e situatës. Në Report Tv, në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga, Vangjeli thotë se ka plane për të bllokuar një pjesë të akseve kryesore në vend, në rast se Gjykata e Apelit nuk i jep vulën e partisë.

  • VIDEO

    Shehi në Report Tv: Nëse opozita do ishte e bashkuar, do garoja për Bashkinë e Tiranës! Këlliçi të dalë përtej Berishës nëse do të fitojë

    Nëse opozita do të ishte e bashkuar, Dashamir Shehi është shprehur se do të garonte për Bashkinë e Tiranës, me besimin se gëzon mbështetjen dhe simpatinë e kryeqytetasve. Mirëpo në këto kushte ku palët janë në pole diametralisht të kundërta, kreu i LZHK-së, tha se as nuk e mendon një gjë të tillë.

  • VIDEO

    Dëshmia e tij në SPAK, Meta: Mendova se do më pyesnin për inceneratorët! Nuk ka institucion në botë që më bën presion

    I pyetur për paraqitjen e tij në SPAK ditën e djeshme, kreu i PL-së, Ilir Meta tha se mendonte se ishte thirrur për t’u pyetur mbi inceneratorët dhe shtoi se nuk ka asnjë institucion në botë që mund ta presionojë, duke shtuar se ka qenë i vetëdijshëm për çdo kontratë që kishte firmosur.

    “Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje miliarda euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kujtova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato miliarda euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës. Unë kam qenë politikan që kam dhënë dorëheqje edhe kur kam pasur të drejtë, dhe kam thënë që të hetohet. Ilir Meta nuk ka firmosur kurrë për PPP në jetën e tij fët e fët. Të gjithë ata që kanë punuar me Metën, kanë marrë këtë porosi gjithmonë.”, tha ai.

  • VIDEO

    Ish ministri i Jashtëm i Kosovës: Në Ukrainë luftohet edhe për ne! S’duhet të ketë marrëveshje me Serbinë, pa njohjen e pavarësisë

    TIRANË- Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur se në Ukrainë po luftohet edhe për pavarësisë e Kosovës. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Hoxhaj tha se Rusia e ka bërë të qartë se qëndrimi i saj me Kosovën, nuk ka të bëjë me pozicionin e saj kundër politikës ndërkombëtare, por një mbështetje e hapur pro Serbisë.

  • VIDEO

    Zgjedhjet vendore të 14 majit, Meta: Kemi pritshmëri për fitore bindëse në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh i bindur për një fitore të opozitës në 3 prej qyteteve më të mëdha të vendit, Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se do të do të respektonte marrëveshjen që ka bërë me Berishën për të mbështetur kandidatët e primareve të Rithemelimit në kuadër të zgjedhjeve vendore që do mbahen në 14 maj. 

    “Ne kemi një marrëveshje publike me PD-në, do mbështesim kandidatët e Primareve në gjithë Shqipërinë. Kandidatët janë të opozitës kudo ku janë. Marrëveshja jonë është shumë e qartë, këshillat bashkiakë do i rikthehen qytetarit dhe do ketë seanca të veçanta ku do konsultohen qytetarët për problematikat e tyre. Ajo që nuk negociojmë është llogaridhënia dhe transparenca para qytetarëve. Ky është misioni ynë. Pritshmëritë janë për një fitore bindëse në Elbasan, Tiranë dhe në Durrës. Sa i takon qarkut nuk mund të them se e njoh situatën në gjithë qarkun si ju, por pa diskutim bashkia e Elbasanit do i rikthehet qytetarëve"-tha Meta mes të tjerash.

    •  
  • VIDEO

    Debati për McGonigal, Kryemadhi: Rama është në panik për 2 Marsin, uroj të mos sëmuret

    Deputetja Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend, deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama është i frikësuar nga çështja McGonigal.

  • VIDEO

    Zhupa kërkon të merret masë ndaj Spiropalit dhe Zeqajt: Njëri ka fyer rëndë Edmond Spahon, tjetri firmos me 2 duar

    Deputetja e PD, Ina Zhupa kërkon që të merret masë ndaj Elisa Spiropalit për gjuhën e përdorur ndaj Edmond Spahos. Po ashtu kërkon masë edhe për Baftjar Zeqajn që hedh firmë për veten dhe kolegët.

     
  • VIDEO

    Vokshi: Po shkelni në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e mia! Do i rrimë cekan mbi kokë Edi Ramës për 13 pyetjet rreth McGonigal

    Albana Vokshi është shprehur se Lindita Nikolla ka shkelur në mënyurë të vazhudeshme të drejtat e sja pasi kërkon të drejtën e fjalës. Ndër të tjera thotë se Edi Rama nuk do shpëtojë pa dhënë përgjigje për çështjen McGonigal.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv