-
VIDEO
Kuvendi/ Tre seanca rresht i njëjti skenar: Përjashtime, protestë dhe ‘live në Facebook'! Rithemelimi kërkon debat me Ramën për 'McGonigal', kryeministri ndodhet në Japoni
Deputetët e Sali Berishës nuk presin dhe këmbëngulin që mocioni me debat për cështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare. Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur.
-
VIDEO
Edmond Spaho del nga selia blu: Duhet të na lejojnë të futemi në Kuvend! Se çfarë bëjnë me forcë është tjetër punë
Pasi doli nga selia blu, deputeti i PD, Edmond Spaho tha për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku se kanë bërë ankesë për vendimin e Sekretariatit të Etikës që i ka përjashtuar nga Kuvendi pasi bllokoi seancën e shkuar duke i fryrë bilbilit për 6 orë. Ashtu si javën e shkuar, Spaho do të bëjë të njëjtin veprim si deputetët që ishin përjashtuar dhe do tentojë të futet në Kuvend.
-
VIDEO
Mesazhi i ambasadorit të Italisë nga Shkodra: Njerëzit duan zgjidhje të problemeve politike, jo dhunë! Tonet e revoltës s'i bëjnë mirë vendit
“Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë zgjidhje të problemeve të tyre nga politike dhe jo të përballet me dhunën dhe gjuhën e urrejtjes”. Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë nga Shkodra Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Ai u shpreh se nevojat e qytetarëve janë shërbimi ndaj tyre, ndërkohë që u shpreh se plotësimi i kushteve për në Bashkimin Europian duhet të jetë objektiv i të gjithë spektrit politike.
-
VIDEO
Kallëzoi Metën në SPAK për çështjen CEZ-DIA, juristi në Repolitix: T'i sekuestrohen pasuritë dhe t'i komunikohet akuza! Në pyetje të merret edhe Berisha
Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, ditën e sotme u pyet për më shumë se tre orë në SPAK në lidhje me çështjen CEZ dhe CEZ-DIA. Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin përkatës për këtë aferë, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, thotë se duhet të merret në pyetje edhe Sali Berisha pasi afera korruptive është bërë në bashkëpunim me Ilir Metën
-
VIDEO
Alibeaj prezanton kandidatin për bashkinë e Korçës: S'ndihem fajtor për gropën në PD, është distancim nga e kaluara
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, nga Korça ka prezantuar sot mjekun Gjergji Gjata si kandidat të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit
-
VIDEO
Të hënën mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, Report Tv zbardh disa prej marrëveshje! Nga njohja e sigurimeve shoqërore te hapja e pikës së re kufitare
Ditën e hënë do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen 11 marrëveshje mes dy vendeve. Këshilltarja e kryeministrit Oderta Barbullushi zbuloi në Report Tv disa prej marrëveshjeve që do të nënshkruhen, të cilat do të jenë në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.
-
VIDEO
Rama: Tokio do dërgojë të dërguar special në rajon, presim me padurim që shqiptarët të lëvizin pa viza në Japoni! Kishida: Jemi pozitiv për eksportet
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Rama ftoi kryeministrin japonez që në të ardhmen të vizitojë Shqipërinë ndërsa dha lajmin se së shpejti Japonia do të dërgojë një të dërguar special posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
10 ditë nga vendimi për fatin e PD, Enkelejd Alibeaj: Më 3 mars flet ligji, vula dhe sigla na takojnë neve! Opozita s’mund t’i kthejë tytat drejt Perëndimit
Enkelejd Alibeaj thotë se më 3 mars gjykata do të flasë në emër të ligjit se kujt do i përkasë drejtimi i Partisë Demokratike, duke ftuar Rithemelimin të pranojë vendimin e drejtësisë.
-
VIDEO
Qeveria miraton marrëveshjen me KE-në! Bashkimi Evropian 82.6 mln euro Shqipërisë në mbështetje të reformave kryesore! 6 projektet madhore
Këshilli i Ministrave ka marrë 2 vendime që lidhjen me procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Rama qeras me raki zyrtaren japoneze, nuk kursen batutat: Mos pi shumë, merre gotën me vete! Për 3 minuta do telefonosh bashkëshortin
Pas takimit me homologun e tij japonez, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social ‘instagram’ teksa u ofron raki zyrtarëve japonezë me të cilët nuk i ka kursyer batutat e shumta.
“Në fillim duhet të heqësh maskën. Nuk mund ta provosh me maskë. Kjo sepse nuk kemi gjetur ende një mënyrë për të pirë me maskë. Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë. Po të hedh pak. Provoje. E shikon. Është 46% alkool. Do dhe pak? Po ta mbush prap, dhe merre gotën me vete. Prisni pak dhe për tre minuta do telefononi bashkëshortin”, dëgjohet të thotë Rama në video.
-
VIDEO
Mbledhja e qeverisë, miratohen 4 projekt-vendime të ministrisë së Mbrojtjes! Peleshi: 30 milionë euro hua koncesionare nga Italia për emergjencat civile
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në dalje për mediat bëri me dije se dikasteri që drejton ka ndërmarrë 4 projektvendime, 2 prej të cilëve lidhen me fushën e pjesëmarrjes së forcave të armatosura shqiptare në operacione ndërkombëtare dhe 2 të tjerë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.
-
VIDEO
Berisha: Qytetarët të protestojnë nesër para parlamentit! Deputetët do përpiqen të arrijnë qëllimet e tyre
Sali Berisha ka bërë thirrje që edhe ditën e nesërme, qytetarët të protestojnë para parlamenti, ndërsa vetë ai me 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga seanca.
“I bëj thirrje qytetarëve që nesër të protestojnë para parlamentit. Ky është parlamenti i krimit. Deputetët tanë do bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre”, tha Berisha.