-
VIDEO
Bushka i kthehet Tabakut: Konferenca e kryetarëve s’ka dhënë ende vendim, mos bëni 100 interpretime të rregullores
Deputetja socialiste, Klotilda Bushka i ka kthyer përgjigje pretendimit të Jorida Tabaku, ku sipas saj ende nuk është marrë as vendim pro as kundër për ngritjen e një komisioni hetimor.
-
VIDEO
Ngritja e komisionit hetimor për çështjen McGonigal, Jorida Tabaku tregon çfarë u diskutua në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë detaje rreth mbledhjes së konferencës së kryetarëve ku u diskutua ngritja e Komiisionit Hetimor për çështjen McGonigal dhe i është thënë që nuk është më në fuqi ligji që i jep deputetëve të opozitës të drejtën kushtetuese për kontroll, mbikëqyrje dhe monitorim mbi qeverinë.
-
VIDEO
Baçi: Mu hodh garda ca nga kokët, ca nga këmbët, i morët më qafë se do i çojmë para drejtësisë! Pse më përjashtuat?
Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi ka kërkuar që të ngrihet një komision hetimor për çështjen McGonigal. Baçi kërkoi edhe arsyen se pse është përjashtuar më herët nga seanca.
-
VIDEO
Deputetja Açka: Në këtë kopsht zoologjik, Rama është hiena, kontrolloni kafazin tuaj! Kolegët e përjashtuar s’duhet t’i lini jashtë gjatë votimit
Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar për situatën në Kuvend ndërsa nuk ka kursyer komentin për kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan “hiena”. Sipas Açkës, deputetët e përjashtuar nuk duhet të jenë jashtë seancës në momentin e votimit të ligjeve por të ftohen në sallë.
-
VIDEO
Debate në Kuvend/ Vokshi: Rama ka korruptuar agjentin e FBI, nuk e shpëtoni dot nga ne! Nikolla i fik mikrofonin
Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministri Rama, ku sipas saj ka korruptuar zyrtarin e FBI-së, McGonigal. Duke qenë se s’po fliste për procedurë, Nikolla i ka fikur mikrofonin.
-
VIDEO
Balla-Vokshit: Kam turp që të jesh t’i këtu! Opozita të ndryshojë këtë qasje, pas datës 3 mars s’do jeni kështu
Deputeti i PS, Taulant Balla po mbante fjalën në Foltoren e Kuvendit kur iu afrua Albana Vokshi, të cilës i thoshte se e ka për turp që ishte e pranishme aty. Teksa i shpjegoi sërish arsyen e mungesës së Ramës, i kërkoi opozitës që të ndryshojë sjellje ndërsa sipas tij, pas datës 3 mars kur Gjykata të vendosë fatin e PD, deputetët s’do jenë njësoj si sot.
-
VIDEO
Luçiano Boçi zë foltoren në Kuvend, Balla: Largohu se më ke zënë pamjen, s’më shohin as kolegët
Sërish në Kuvend deputetët e PD-së vijojnë që të bllokojnë foltoren duke kërkuar që të krijojnë kaos. Gjatë fjalës së tij deputeti socialist Taulant Balla ka bërë batuta me deputetët e Rithemelimit, që i kishin zënë foltoren, ndërsa Luçiano Boçit i kërkoi që të largohet, pasi sipas tij i kishte zënë pamjen dhe nuk arrinin që ta shihnin kolegët e tij.
-
VIDEO
Zhupa- Nikollës: Deputetët janë përjashtuar në formë të paligjshme, duam Ramën të flasë për McGonigal
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka kritikuar sërish kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për mos zbatim të rregullores së Kuvendit. Zhupa pretendon se deputetët janë përjashtuar në mënyrë të paligjshme, pasi janë thyer dy nene të rregullores.
-
VIDEO
Boçi: Kryeministri duhet të ishte këtu, kemi 2 javë që e kërkojmë! Pse e shkelni me këmbë Kushtetutën? Nikolla i ndërpret fjalën: Kaluat kohën
Luciano Boçi ka marrë fjalën në Kuvend duke thënë se është urgjente që kryeministri të jetë i pranishëm në seancë plenare. Boci i tha kryetares së Kuvendit se po shkel me këmbë Kushtetutën dhe nuk ushtron autoritetin e saj. Ndërsa Lindita Nikolli i mbylli mikrofonin me argumentin se kaloi 2 minuta nga koha e përcaktuar për procedurë.
-
VIDEO
Bylykbashi: Regjim fashist, na përjashton se kërkojmë një të drejtë kushtetuese! S’ka seancë normale pa hetuar ‘McGonigal’
Deputeti Oerd Bylykbashi ka thënë se me përjashtimet e njëpasnjëshme mazhoranca po sillet si fashiste.
“Me një vendim fashist parlamenti i Shqipërisë, përsëri përjashtoi deputetë të Parlamentit nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë. Mbi 20 deputetë janë përjashtuar në mënyrë të vazhdueshme vetëm sepse kërkojnë një të drejtë kushtetuese në emër të shqiptarëve, kontrolli i qeverisë.
-
VIDEO
Berisha sërish protestë para parlamentit, 700 efektivë policie në terren! Kufizime në qarkullim të disa rrugëve
Me një skenar të njëjtë, Rithemelimi i Sali Berishës po organizon sërish një protestë para dyerve të Kuvendit
-
VIDEO
Përsëritet skenari, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit tentojnë sërish të futen në Kuvend
Deputetët e Rithemelimit, të përjashtuar nga seanca plenare pas kaosit të krijuar në seancat e kaluar plenare, kanë kërkuar sërish që të futen në ambientet e parlamentit. Nga ana tjetër deputetët e përjashtuar, nga seanca e javës së kaluar kanë ankimuar vendimin për përjashtmin nga sekretariati i etikës. Pritet te mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e tyre, ndërsa kanë tentuar që të futen në seancën parlamentare.