-
VIDEO
Thirrja e Berishës: Këshilli i Europës të ndërhyjë me urgjencë, të krijojë komisione hetimore për 'RamaGate'! Nesër protestë e fuqishme para parlamentit
Edhe në mbledhjen e sotme me deputetët, Sali Berisha e ka vënë theksin te dosja e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. Ish kryeministri, i cili bashkë me 7 deputetë do të mungojnë në seancën e nesërme plenare, thotë se Edi Rama bën këto veprime për të fshehur lidhjen e tij me McGonigal.
-
VIDEO
Rama jep lajmin e mirë: Shumë shpejt, Japonia do dërgojë ambasador të posaçëm në rajon! Presim me padurim që shqiptarët të lëvizin pa viza drejt jush
Kryeministri Rama ka folur në një konferencë të përbashkët me homologun e tij japonez, Fumio Kishidën. Në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dhe vizitës së tij dy ditore në Japoni, Rama jep lajmin se shumë shpejt, Japonia do jetë edhe më aktive në marrëdhëniet diplomatike të Ballkanit Perëndimor, rajonit dhe vendit tonë. Rama tha se Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për rajonin, e kështu pavarësisht dallimeve nga aspekti i pozitës gjeografike, Japonia do mund të bashkëpunojë krah për krah përballë krizave të pa pritura.
-
VIDEO
Kryeministri japonez në konferencë të përbashkët me Ramën: Diskutuam për ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni
Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida në konferencë të përbashkët me kryeministrin, Edi Rama tha se mes dy vendeve janë vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.
“Në fushën ekonomike bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke përfshirë importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni. Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia”-u shpreh kryeministri japonez, Fumio Kishida.
-
VIDEO
3 orë në SPAK/ A keni frikë për ndonjë firmë që mund t’iu çojë në burg? Meta: Mos more
Gjatë prononcimit për mediat pas tri orëve pyetje në SPAK, Meta u pyet dhe nëse ka frikë nëse ka hedhur ndonjë firmë që mund ta çojë në burg.
Keni frikë për ndonjë firmë që mund të sjellë arrestimin tuaj?
"Mos more! Unë kujtova se hetimi lidhej me denoncimet e mia për korrupsionin që është evident. Ta dinit do të vinit? Po patjetër, do të vija për çdo gjë. Unë mendoj që është zbardhur dhe është një proces fare absurd." - tha Meta.
-
VIDEO
Një ish drejtues i LRI mund të jetë ‘bashkëpunëtor i drejtësisë’ për CEZ-DIA, Meta: Mashtrues, ne e përjashtuam
Elvis Mata, një ish drejtor në DIA, kompania e Kastriot Ismailajt mund të jetë ‘çelësi i zbardhjes së aferës së CEZ-DIA. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se ai mund të jetë bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.
I pyetur për këtë çështje Ilir Meta e quajti Matën mashtrues.
“Mashtrim ordiner, është përjashtuar nga LRI që në vitin 2005, Kush i ka dhënë udhëzimet që të pritet Ilir Meta në SPAK? Nga Kongresi i Partisë. Ilir Meta është ai që e kanë njohur dhe e njohin të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Meta.
-
VIDEO
Ilir Meta: S’kam asnjë lidhje me privatizimin e CEZ, kam bërë punë të shkëlqyer
Kryetari i Partisë së Lirisë është shprehur se ka dhënë sqarime shteruese për ccështjen CEZ-DIA që në vitin 2015.
“Kam dhënë shpjegime kur ka dalë kjo çështje në publik, pas një shkrimi të një kolegeje tuaje që manipulonte të dhënat e procesit të arbitrazhit në Vjenë. Për të cilën kompania bëri një deklaratë publike, të cilën e botoi edhe Endri Fuga e botoi edhe në faqen e Kryeministrisë atë kohë. Ajo përgënjeshtronte të gjitha mediat që kishin përfshirë pa të drejtë emrin e kryetarit të Kuvendit në atë kohë Ilir Meta sikur ishte përmendur në procesin e arbitrazhit që gjoja kishte përfituar nga çështja CEZ-DIA. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ, kam qenë në opozitë. Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. JKjo marrëveshje është bërë kur Ilir Meta nuk ka qenë ministër Ekonomie. E rëndësishme është që gjatë 4 muajve si ministër i Ekonominë që unë kam qenë fundi i shtatorit të deri në fillim të janarit CEZ nuk ka fituar asgjë dhe kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe investimeve që mungonin dhe ata duhet t’i kishin bërë. ERE në atë kohë mori një vendim që favorizonte CEZ në dëm të KESH Ministria e Ekonomisë e kundërshtoi ashpër. Është e qartë që sot dhe asnjë herë nuk mund të ftohem për asnjë akt timin, për asnjë urdhër, për asnjë vendim, që ka të bëjë me pozicionin zyrtar”, tha Meta.
-
VIDEO
U mor në pyetje për 3 orë në SPAK, Meta: U pyeta për CEZ-in, është çështje që aktivizohet sa herë rilindja është në krizë
Ish presidenti Ilir Meta është pyetur për tri orë në SPAK për çështjen e CEZ. Meta u shpreh se nuk ka lidhje me çështjen ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se e përdor në favor sa herë gjendet në vështirësi dhe krizë.
“Nuk është përgjegjësia ime që keni pritur këtu disa orë por mund t’ju përgjigjem me qetësi e dashuri. Kam patur një festë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur kryesisht në vitin 2019. Kjo s’është e rëndësishme që ta sqaroj, se dikur kam patur pritshmëritë që SPAK do ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe sigurisht sa herë do ftohesha do të vija për çdo çështje. Ashtu sikurse e dinë që janë me dhjetëra kallëzime të mijat edhe kur kam qenë president për çështje të veçanta apo për denoncimin e Kuvendit dhe falsifikimit të firmës të kryetarit të kuvendit. Kishte të bënte me çështja të CEZ dhe DIA, është një çështje shumë e përsëritur dhe aktivizohet sa herë që rilindja është në krizë. Por gjithsesi, unë tregoj sjelljen time prej shtetari me transparencë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t’i ndihmuar.”- tha Meta.
-
VIDEO
Zv.ministri i Financave: Po bëjmë ligjin e ri për investimet strategjike, shkrihet në një me atë për investimet e huaja në vend
Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia tha se po hartohet ligji i ri për investimet strategjike që sipas tij do të bashkohet në një me ligjin për investimet e huaja.
Ai tha se kërkesa e Tabakut për pezullimin e ligjit për investimet strategjike, është e panevojshme.
“Diskutimi që ju thatë, ligji i ri në proces hartimi. Propozimi i bërë në kundër kohë, është një procces që po bëhet dhe është i panevojshëm. Besoj që në pjesën politike, lgiji ka qenë efikas. Investimet me kapital të huaj 2 mld euro investimi i fundit strategjik. Alabbar kur erdhi këtu u anatemua si investitorë jo serioz. Ky ligj ka vërtetuar që u ka dhënë sigurinë ligjore disa investitorëve. Ligji i ri i shkrin të dyja, si për investimet e huaja dhe investimet strategjike dhe do ishte pa vlerë vijimi i këtij diskutimi”-tha Kadia.
-
VIDEO
Tabaku kërkon shfuqizimin e ligjit për 'Investitorët strategjikë': Ka dëmtuar konkurrencën! U tha se do të ishte i përkohshëm, jo i përjetshëm
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin po zhvillon ditën e sotme mbledhjen ku diskutohet propozimi i deputetes demokratike, Jorida Tabaku për shfuqizimin e projektligjit të Investitorëve Strategjikë’.
-
VIDEO
Rrezikohet mosregjistrimi i PD në zgjedhje, Haklaj në ‘Repolitix’: Presion i Celibashit! Roshi: Do ishte fatale, skenar i Ramës
Lufta mes Partisë Demokratike mund të rrezikojë regjistrimin e saj në zgjedhjet vendore. Paralajmërimi është bërë disa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili edhe në një intervistë për Report Tv tha se konflikti gjyqësor s'duhet të sjellë mos regjistrimin e PD në zgjedhje. Por për ish-deputetin demokrat Azgan Haklaj Celibashi po bën presion.
-
VIDEO
Berisha: Dorian Duçka kishte mbështetje nga Kim, ambasadorja të shpjegojë përse i ka bërë ‘simpati’ në Instagram
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Dorian Buçka kishte mbështetjen edhe ambasadorëve. Berisha thotë se Kim i ka dhënë herë pas here like Duçkës në Instagram. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Berisha tha se Kim duhet të shpjegojë përse i ka bërë ‘simpati’ Doran Duçkës.
-
VIDEO
Berisha: Agron Neza dhe Dorian Duçka u vinin ‘gjoba’ biznesmenëve, këta mafiozë 'hapën në Tiranë biznesin e black listimit’
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Agron Neza dhe Dorian Duçka u vinin gjoba biznesmenëve në Tiranë. Sipas Berishës, ata shkonin iu uleshin në tavolinë biznesmenëve që kishin para dhe u kërkonin lekë për t’iu hequr non gratën në SHBA.