-
VIDEO
Debate në Kuvend, Bardhi-Ramës: Do ta kthesh 'Kushtetuesen' në sesion të PS-së me shokët e tu oligarkë! Kryeministri: Mos me trego mua shokët ti
Me debate të ashpra është shoqëruar seanca plenare në Kuvend, ku Gazment Bardhi ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin se do të bëjë sesion të PS-së Kushtetuesen. Sipas tij, ajo që po ndodh është se të ashtuquajturit drejtuesit e Ramës po kërkojnë vota për Dvoranin.
Rama i është kundërpërgjigjur duke u shprehur se nuk duhet të përmendë emra dhe se janë një çetë që vetëm shpifin.
Bardhi: Është tentativa juaj për të bërë tuajën GJK. Po ta përsëris, ndoshta e kam bërë pa dijeninë tënde. Edhe pse bindja ime është që ti je 100% në dijeni. Po drejtuesit e tu kanë kërkuar vota për Dvoranin, këta oligarkët, Samir Mane për shembull, shoku yt.
Rama: Mos merrni emra nëpër gojë kot, më tregon ti mua shokët. Një çetë shpifësish.
Bardhi: Ti mo i ke çuar për ta kthyer Kushtetuesen në sesion të partisë socialiste.
-
VIDEO
Rama: Nuk e votojmë Ledio Brahon si Avokat të Popullit, që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne
Kryeministri Edi Rama e ka deklaruar hapur se PS-ja nuk do të votojë kandidaturën e PD-së, për avokatin e Popullit, që është Ledio Braho.
“Sa i përket avokatit, mbajeni se do ju duhet se keni probleme vulash dhe firmash, por nuk mund ta sillni këtu që ne ta votojmë, kemi marrë përsipër propozimin për avokat në të shkuarën, dhe kur ishim në opozitë nuk sillnim avokatin tonë, por një figurë që kanë pasur mundësinë që në mos mbështetjen me krahë hapur, por mbështetjen me votë, sillni avokat të PD që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne. Kaq keq jeni kandandisur, deri këtu u hap pazari, s’mbeti njeri më, kështu që kjo nuk ka shans fare, s’ka asnjë përpjekje për të ngatërruar votimin, avokat i partisë suaj në luftë për vulën, nuk i votojmë ne. Sa i përket votimit tjetër, votimi tjetër është votim i lirë, i secilit, dakord”, tha Rama.
-
VIDEO
Bardhi: Bëtë proces mafioz dhe antikushtetues për të zgjedhur Ardian Dvoranin në Gjykatë Kushtetuese
Deputet demokrat Gazment Bardhi është bërë një “lojë e pistë” për zgjedhjen e avokatit të popullit dhe anëtarërin e Gjykatës Kushtetuese. Bardhi shprehet se e gjithë kjo ngatërrese me dashje është bërë që të zgjidhet nga ana e mazhorancës për të zgjedhur Ardian Dvoranin.
“Zonja nënkryetare ajo që ne kërkuam ishte konfirmimi i asaj që mësuam në rrugë informale nga administrata e Kuvendit, na thatë që nuk ka ende një kërkesë të tillë, pra nuk është bërë transparence për këtë procedurë. Po nuk votohet në mënyrë të një kohshme për të 4 votimet e kërkuara në mënyrë të fshehtë. Përgjigja është kjo:
Sepse në një proces mafioz antikushtetues, eksponentët tuaj parlamentar janë [përpjekur të indimidojnë deputetët e opozitës. Dhe forma sesi këta individë, pjesë e këtij komisioni mafioz për të votuar Dvoranin, është që fleta e votimit të avokatit të popullit të bashkohen bashkë, se ku janë ngatërruar. (...)
Pse e vonuat për 3 muaj? Ju mund të mbështesni ke të doni, ne e kemi bërë të qartë që nuk do marrim pjesë në përzgjedhjen e anëtarit të GJK. Nëse mblidhen votat dhe më i miri të shkojë në GJK, por procesi që keni nisur, për të çuar Ardian Dvoranin është akt i pajustifikueshëm.”- tha Bardhi.
-
VIDEO
Pr. ligji për dekoratat, ironizon Zhupa: Jepini edhe një ministres së kulturës për antishqiptarizëm! Nëpër monumente futet ujë nga çatia
Deputetja demokrate teksa po fliste për pr ligjin për dekoratat, theksoi se ministrja e kulturës, Elva Margariti nuk ishte në sallë. E teksa po ironizonte për shfrytëzimit të një kompetence të presidentit nga qeveria, Zhupa kërkoi që të dekorohej edhe ministrja për antishqiptarizëm. Ky deduksion i Zhupës u bë për “urën e Zogut” dhe për kishën e Onufrit.
“Mund t’i jepni edhe ministres së kulturës një dekoratë, për antishqiptarizëm. Se zonja zhduket kur flitet për urën e zogut. Për kishën e Onfurit, Shën Nikolla dhe është monumet kulture dhe futet uji nga çatia. Nuk preokupohet askush. Kështu që keni plot arsye për t’i përdorur dekoratat politikisht. Shfrytëzojeni për të “thithur” votën.
Ta kthejë ligjin Presidenti, se nëse nuk e kthen nënkupton se është ushtar edhe ato 10% ja kanë dhënë shumë.”- tha Zhupa.
-
VIDEO
Pr. Ligji për dekoratat, Zhupa: Taktika me qoka e qeverisë për t’i marrë kompetencat presidentit! Ka vetëm 10 % tagër vendimmarrje, edhe atë duan t’ia marrin
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me projektligjin për projektligjin për dekoratat në Republikën e Shqipërisë duke akuzuar mazhorancën për shfrytëzimin e kompetencave të presidentit.
-
VIDEO
Çollaku: Veriu është 'pushtuar' nga serbët, pse Shqipëria hesht, asnjë fjalë në Kuvend për situatën në Kosovë
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka sjellë në vëmendje në Kuvend situatën në Kosovë. Çollaku tha se veriu i Kosovës është pushtuar nga bandat serbe të cilat nuk largojnë as barrikadat, por Shqipëria hesht duke mos futur asnjë pikë të rendit të ditës për situatën në Kosovë.
-
VIDEO
Sheshi kryesor i Dropullit do mbajë emrin e ish kryeministrit grek, Rama kërkesë ndaj Mitsotakis: Jep fjalën se do vish ta inagurojmë bustin e babait tënd
Kryeministri Edi Rama tha se sheshi kryesor i Dropullit do të merrte emrin e Konstandino Mistotakis, babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili po ashtu ka qenë kryeministër i grekëve në fillim të viteve ’90.
-
VIDEO
Rama batuta me minoritetin grek në Derviçan: Asnjëherë nuk janë mbledhur për mua kaq shumë sa për Mitsotakis
Në përfundim të fjalës së tij në Derviçan, kryeministri Edi Rama bëri batuta me përfaqësuesit e minoritetit grek duke thënë se asnjëherë nuk janë mbledhur kaq shumë për të.
“Fjala është për ty, asnjëherë nuk janë mbledhur kaq shumë për mua, por një gjë të përbashkët e kemi, që të konsiderojmë mik e vëlla këtu në tokën tonë”, tha Rama.
-
VIDEO
Batuta e Ramës për Piro Dhimën: Në mesin tonë kemi djallin vetë! S’kanë lënë gjë pa thënë për ty, por unë të përshëndes si tradhtar profesionist
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutën për ish-kampionin botëror në peshëngritje, Piro Dhima, i cili ishte i pranishëm në Derviçan ku mbërriti kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
-
VIDEO
Rama në Derviçan: Minoriteti, urë e pazëvendësueshme e lidhjes Shqipëri-Greqi! Pakica kombëtare, e rëndësishme për ekonominë tonë
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar minoritetin grek si urë të pazëvendësueshme të lidhjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në fjalën e tij në Derviçan u shpreh se pakica kombëtare është e rëndësishme për ekonominë.
-
VIDEO
Rama në Dervican: Mitsotakis do të vinte më 7 dhjetor, por moti ishte i keq! Diellin kaq të bukur besoj e keni realizuar me lutje
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij para minoritetit grek në Dervican duke thënë se homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis duhet të zhvillonte vizitën që me datë 7 dhjetor, por moti ishte i keq. Nuk kurseu edhe batutën për banorët e Dervicanit duke thënë se të gjithë banorët mund të jenë lutur për diellin e bukur.
-
VIDEO
Blerja e dronëve ‘Bayraktar’, Berisha në Kuvend: Sa lek u blenë, pse qeveria e mban sekret
Ish-kryeminsitri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur edhe tek blerja e dronëve ‘Bayraktar’. Berisha kërkoi nga qeveria që të tregojë sa lekë janë blerë dronët.
“Sa i bletë dronet. Nuk e thua çmimin sepse vjedhje. Sepse në të gjithë botën, ca do që të blihet ka çmim dhe u tregohet popullit, këto gjithçka vendoset si shpella. Sa kushtuan Majko ato 6 drone? Majko: Se di. S’ke si ta dish, sekret sepse është vjedhje. I kishin përdor për të rritur pagat e ushtarëve, ti paguajmë ushtarët, policët pastaj të shkojmë te satelitët”, tha Berisha.