-
VIDEO
Berisha: Rama voton vetëm kandidaturat e tij për Avokatin e Popullit por do që t’ja servirë opozita! Kjo nuk ndodh
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha tha se kishte një marrëveshje të dukshme sa i takon zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe shtoi se kryeministri Edi Rama nuk voton asnjë kandidaturë që nuk e pëlqen personalisht.
“Siç mund të kuptohet aty një marrëveshje ishte e dukshme. Ia dolën të mbledhin firma, një numër më të madh nga çfarë ishte e nevojshme. Ndër këta kishte kandidatura serioze por këto nuk i pëlqenin Ramës. Në fund ai nuk i votoi. Ai dëshmoi se do vetëm kandidaturën e tij por që t’ja servirë opozita. Por kjo nuk ndodh”-tha Berisha.
-
VIDEO
Punimet për Teatrin e ri Kombëtar, paralajmëron Berisha: Do e rrafshojmë, do ndërtohet siç ka qenë
Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur se do rrafshojnë teatrin e ri që do ndërtohet. Sipas tij, godina duhet të ndërtohet siç ka qenë.
“Do rrafshohet, do bëhet gjithçka që mos ndërtohet. Aty do ndërtohet teatri siç ka qenë. Kjo nuk ka diskutim, ai do rrafshohet, do lëshojë rrugën teatrit siç ka qenë.”- tha Berisha.
-
VIDEO
Mitsotakis në Himarë, Berisha: Kurrë minoritet grek, kanë derdhur gjak për shqiptarinë (Por PD nuk bëri primare në këtë bashki, iu la zonë e lirë PBDNJ-së)
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar absurde vizitën e Kryeministri grek Mitsotakis në Himarë ditën e djeshme. Berisha tha se Himara kurrë nuk ka qenë greke.
-
VIDEO
Gjiknuri: Patronazhistët, militante që punojnë me laps e me letër për të arritur objektivat
Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri gjatë një konference për gazetarët i pyetur në lidhje me çështjen e patronazhistëve u shpreh se ato janë militante që punojnë me laps dhe me letër për të arritur objektivat.
‘Patonazhistët, është thjeshtë një aktivist parti që punon me letër dhe me laps. Kur them me laps dhe me letër do të thotë që merre të dhënat me vullnet të lirë për qytetarët. Organizmi partiak e ka këtë avantazh PS, pasi punon ndër vite. Kjo është diferenca me PS. PS është parti e strukturuar. Kështu ka qenë e ndërtuar shoqëri shqiptare, e bazuar tek njerëz që kanë strukturë dhe punojnë për partinë. Nuk ka pse të mërzitet njeri nga militantët që punojnë me laps dhe letër. Ne punojmë me laps dhe me letër për të arritur objektivat. Këta mendojnë se ne do rrijmë 8 vite dhe i bie të ikim. Nuk ka asgjë të keqe tek ky sistem i partisë.’- u shpreh Gjiknuri.
-
VIDEO
Kandidatura e Luçiano Boçit për bashkinë e Elbasanit, Gjiknuri: Opozita ka ngritur pritshmëri që nuk lidhen me realitetin
pyetur mbi kandidatin që PS do të vendosë përballë kanidaturës së Luçiano Boçit për bashkinë e Elbasanit, Gjiknuri tha se nëse kryebashkiaku aktual, Gledian Llatja do të rikandidonte sërish, do të fitonte sepse përfaqësonte një frymë të re.
Ai tha se opozita kishte krijuar pritshmëri që nuk lidhej me realitetin dhe se Elbasani do të fitohej sërish nga socialistët në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
“Unë kanm bërë konsultimet e nevojshme,. Llatja ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka pëlqyeshmëri nga qytetarët dhe sondazhet e kanë treguar këtë gjë.
Përtej fryrjes së garës së Elbasanit dhe Durrësit, mendoj se më shumë është një pritshmëri e ngritur brenda tyre sesa lidhet me realitetin. Mendoj se Elbasanin do e fitojmë sepse Llatja gëzon respekt dhe përfaqëson një gjë të re, ndërsa Boçi ka mbi 20 vite në politikë dhe në Elbasan ka humbur zgjedhjet e vitit 2007 kur PD ishte në qeveri. Mua më pëlqejnë garat e forta. Më shumë se politika e luftës së Tiranës, qytetarëve të Elbasanit u intereson qeverisja e qytetit jo bunkerizimi nga PD”-shtoi Gjiknuri.
-
VIDEO
Gjiknuri për votimin elektronik në zgjedhje: Ka kosto shumë të shtrenjta! Nuk i kemi kushtet ekonomike
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se ishte e pamundur që Shqipëria të aplikonte votimin elektronik në të gjitha bashkitë pasi kjo do të kushtonte miliona dollarë dhe vendi aktualisht nuk i kishte kushtet ekonomike të duhura.
“Sistemi elektronik mund të jetë e ardhmja por kostoja e aplikimit arrin në milionë dollarë. Shqipëria nuk i ka kushtet, këtë duhet ta pranojmë. Jemi në vështirësi ekonomike. Të gjitha këto të çojnë në kontekstin që e gjithë kjo është e
Asnjë palë nuk mund të thotë se u transformua procesi nga momenti i hedhjes së votave në kuti deri në numërim. Kushdo shqiptar e di se është e pamundur të fshihet një veprim i paligjshëm gjatë votimit sepse është i mbikëqyryr nga kamerat. Teknologjia nxjerr rezultatin në kohë por ka edhe një kosto. Një gjë unë e them edhe si ekspert, një njeri që hedh votën në kuti, ajo votë do i numërohet”- u shpreh Gjiknuri.
-
VIDEO
Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! Bien poshtë akuzat e opozitës, PS vetëm 14 vota pro për Ardian Dvoranin
TIRANË- Mariana Semini do të jetë anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese që vjen nga radhët e Kuvendit! Ajo nuk arriti të merrte 84 vota, e për rrjedhojë nisur nga fakti që ishte më e votuara e KED, emërohet në GJK.
-
VIDEO
'Avokati i Popullit'/ Gjiknuri: Nuk mund të votonim kandidatin e opozitës, ishte tepër i politizuar
Sekretari i Përgjtihshëm i partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca nuk mund të votonte propozimet e opozitës për Avokatin e Popullit pasi konkretisht kandidati Ledio Braho ishte një person tepër i politizuar.
-
VIDEO
Luftë civile në PD
Propozimi i emrit të Ardian Dvoranit për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, emri i të cilit pritet të votohet në Kuvend, ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita ka deklaruar se do të votojë kundër ndërsa ka hedhur akuza kundrejt mazhorancës se po ‘blen’ deputetë që të votojnë kandidaturën e Ardian Dvoranit
-
VIDEO
Berisha- Spiropalit: E kuptoj që fjala ‘vjedhës’ ju rëndon, po mos e bëni që mos ta përdor më
Pas fjalës së ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Spiropali, Berisha është shprehur se nuk do ta përdorë se nuk do ta përdorë më fjalën “vjedhës” nëse nuk vjedhin më. Edhe pse pa asnjë fakt konkret, Berisha sërish akuzoi kryebashkiakun Veliaj se ka udhëtuar në Iran në mënyre sekrete.
“Njeriu që ka bërë vizita sekrete sipas shërbimeve partnerë të përsëritura, është Erion Veliaj. Ke qenë ti me të apo jo, s’kam të dhënë. Veliaj ka shkuar në mënyrë të përsëritur në Iran. Ministri juaj i jashtëm ka qenë në Iran. Do të jap një këshillë: E kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon, mos vidhni që të mos ta përdor.”- tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha kritika Ramës për gjuhën në Kuvend, Spiropali: Na vjen si kokosh, por sot të gjithë bashke jeni më pak se një thelë
“Na vjen si kokosh, por sot të gjithë bashke jeni më pak se një thelë, nuk lë rast pa përdorur fjalën “hajdut”, ordiner”, “tualet”, unë do doja që një ish kryeministër, një ish president të ishte në moshën që ju keni, të kishte dinjitetin për gjëra që ju përkasin të gjithëve, të ngriheshin në lartësinë që nuk e keni pasur kurrë, s’mund të kthehet kuvendi në një hapësirë ku ka akuza pa fund, të jesh politikan është bërë të kesh turp, s’flet dot njeri për asnjë ligj, edhe për Zotin do vini dhe do thoni fjalën e fundit. Do bëjmë këtu një Kuvend që të ketë hije, flisni për rrugët, kilometrat, po mos flisni ju këtu për Kodin etik, ju që as kod e as etik nuk keni përdorur kurrë. Kërkoj që rregullorja të zbatohet një e nga një që të ruajmë dinjitetin”, iu përgjigj Spiropali Berishës.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron Nikollën: Po vazhduat të lini Ramën të ofendojë deputetët do keni konflikte shumë serioze në parlament
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryetaren e kuvendit, Lindita Nikollën se nëse vazhdon të tolerojë Ramën të replikojë me deputetët e opozitës do të ketë pasoja shumë serioze në Kuvend. Duke marrë shkasë nga fjala e kryeministrit, Berisha është shprehur se nëse do të vazhdojë kjo sjellje nga kreu i qeverisë do vijojnë konflikte shumë serioze.