• VIDEO

    'Lufta jonë në dy fronte, Alibeaj çirak i Ramës

    Deputeti demokrat, i rreshtuar krah Sali Berishës, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Noka tha se Rama telefonon kriminelë, gjyqtar dhe prokuror dhe i kërcënon, e për këtë thotë se ka prova, prandaj e sfidon kreun e qeverisë që ta çojë në Prokurori.

  • VIDEO

    Noka në ‘Kontrast’: Rama telefonon kriminelë, gjyqtarë e prokurorë e i kërcënon! Kam prova, le të çojë në Prokurori

    Deputeti demokrat, i rreshtuar krah Sali Berishës, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Noka tha se Rama telefonon kriminelë, gjyqtar dhe prokuror dhe i kërcënon, e për këtë thotë se ka prova, prandaj e sfidon kreun e qeverisë që ta çojë në Prokurori.

  • VIDEO

    Vangjeli: Nëse do kishim një opozitë normale, Rama do ishte ish-kryeministër! SHBA insistoi që SPAK të hetonte inceneratorët

    Që Edi Rama vijon të jetë kryeministër prej 3 mandatesh, analisti Lorenc Vangjeli, bën fajtor opozitën. Në ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli ia ka bërë të qartë Flamur Nokës, se fajtor për këtë qeveri janë po vetë ata, duke thënës e nëse do ishte një opozitë normale, atëherë Rama do i përkiste së shkuarës. 

  • VIDEO

    Pritet votimi i anëtarit të Kushtetueses e Avokatit të Popullit, Bardhi: Po intimidoni deputetë të opozitës që të zgjedhin Dvoranin! Rama: S'e votojmë Ledio Brahon

    Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit ka sjellë debate në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita akuzon se socialistët po manipulojnë procesin, duke e bërë me votim të fshehtë në mënyrë që të kapin anëtarin e ‘Kushtetueses’, me qëllim që të çojnë anëtarin e ‘preferuar’ Ardian Dvorani.

    • VIDEO

      Açka i kërkoi të ruajë qetësinë, Rama: Kur e shoh një palaço ja them, se termat tuaja janë akuza! S’jam këtu për të ndryshuar veten

      Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikës së deputetes demokrate, Flutura Açka e cila e këshilloi të ruante qetësinë. Kreu i qeverisë u shpreh se në momentin që merr vetëm akuza të cilat janë shumë të rënda, detyrohet ta cilësojë si “palaço”. I gjithë diskutimi lindi pas debatit të ashpër të kryeministrit me deputetin Gazment Bardhi. Në debatin mes tyre nuk munguan ofezat të tipit “Zagar e Palaço”.

       
    • VIDEO

      E quajtën kriminel e mafioz, Rama: Do i kërkoj Nikollës të dërgojë para komisionit çdo deputet që përdor akuza që nuk i fakton

      Kryeministri Edi Rama tha nga Kuvendi se do ti kërkojë me letër kryetares së Kuvendit që për secilin deputet që përdor etiketime apo akuza që nuk i fakton të dalë përpara komisionit. Sipas Ramës nëse ka informacione që nuk i ndan dot me publikun, një deputet i caktuar, duhet që para komisionit të faktojë ato që thotë në mënyrë që mos të përjashtohet.

       
    • VIDEO

      Açka i drejtohet Ramës: E gjeni të lehtë për na fyer dhe intimiduar! Bëni kujdes dhe mbani përgjegjësi

      Deputetja Flutura Açka në Kuvend duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama u shpreh se ai është një nga njerëzit që po mban peng vulën e PD-së. Açka i kërkoi kreut të qeverisë që të bëjë kujdes dhe të mbajë përgjegjësi për atë që thotë.

      ‘Ju jeni një nga njerëzit që po mbani peng vulën tonë. Ndoshta jemi vulëhumbur dhe ju e gjeni të lehtë për të na fyer dhe për të na intimiduar. Ju e keni quajtur gojore. Kjo pjesë këtu mund të jetë vulëhumbur por nuk ka lidhje me SPAK. Juve ju ka rënë ca rrugës. Do ju lutesha edhe si njeri i letrave që të bëni kujdes dhe të mbani përgjegjësi. Unë jam një njeri me titull ‘Mjeshtër i Madh’. Por di që sa herë kam folur këtu kam folur atë që kam vlerë. Ju referoj që të lexoni një libër, ‘Vetmitarin’ E Ionesoc.’- u shpreh Açka.

    • VIDEO

      Rama flet për ligjin për dekoratat: Ky projekt shkul komunizmin, kjo e bazuar në prova dhe fakte

      Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend foli në lidhje me projektligjin për dekoratat. Kreu i qeverisë u shpreh se ky ligj do të krijojë një ndarje përgjithmonë me komunizmin.

      ‘Mirëkuptimi i gjërave të pamundura është bërë gjithnjë e më i pamundshëm. Del përpara çdo të enjte dikush flet se çfarë i teket e pastaj thotë se nuk kam prova. Po e nis nga fakti se ky projekt, të cilit dekomunistizuesit e zellshëm të këtij parlamenti duhet ta kishin përqafuar pa fund. Jo vetëm që nuk e përqafojnë me zell, por e kundërshtojnë. Ky projekt shkul komunizmin. Kjo e bazuar në fakte dhe prova, jo opinione.

      Kaloi nga mjeshtri i shquar tek mjeshtri i madh. Jemi i vetëm vend në Europë, që kemi edhe një dekoratë të flamurit kombëtar që është pasardhëse e urdhrit komunist të flamurit dhe një titull kalorësi i urdhrit të flamurit. Me titull kalorës që nuk ke asnjë kalë dhe asnjë grup kalorësish që të shoqërojnë. Është një urdhër që nuk ekziston. Dy flamuj dy Skënderbe, pro asnjë urdhër. I kemi grabitur Nënë Terezës Urdhrin. U bë dhe nja karikaturë tjetër që u hoq urdhri në 2013 dhe u bë medalja.

      Ne mendojmë që vetëm një moment ka pasur shtetit shqiptar që ka qenë serioz. Ka qenë momenti kur Mbreti Zog mori ekspertizën e nevojshme dhe modelin e nevojshëm nga jashtë, ndërtoi një sistem i cili është as më shumë dhe as me pak se një sistem i integruar në gjithë konstalacionin e urdhrave me medaljeve. Janë dy sisteme, ai që bazohet tek Franca dhe ai anglo-saksion.’- u shpreh Rama.

    • VIDEO

      Debate për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Rama: Po flisni përçart! Nuk mund të votojmë avokatin e PD-së! Vulëhumburit s’i llogarisim fare

      Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se nuk mazhoranca nuk mund të votojë për Avokat të Popullit, avokatin e Partisë Demokratike, duke ju referuar propozimet të tyre për Ledio Brahon.

       
    • VIDEO

      Alibeaj- Ramës: Po bëni skenarin me proces të fshehtë për peshkuar votat! Doni të zgjidhni Dvoranin me presionet tuaja

      Kreu i grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se procesi i votimit të fshehtë është bërë për të manipuluar procesin e votimit. Sipas Alibeaj, mazhoranca është në dijeni që i duhet një kuotë e caktuar votash për të kaluar një projektligj dhe duke ditur që nuk arrijnë t’i plotësojnë këto vota, “peshkojnë” sa andej-këndej. Kreu i Grupit të PD, pretendon se i gjithë ky skenar po bëhet për të zgjedhur Ardian Dvoranin për Kushtetuesen.

       
    • VIDEO

      Pas debateve me Ramën, Kuvendi përjashton Bardhin

      Pas debateve me kryeministrin Edi Rama, Kuvendi ka përjashtuar përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

      •  
    • VIDEO

      Debate të ashpra në Kuvend/ Bardhi: Mafioz! Rama: Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar! Ndërpritet seanca

      Debate në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist, Gazment Bardhi.

      Edi Rama: Palaço cirku
      Gazment Bardhi: Palaço je vetë
      Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni në diskutime, mos flisni nga vendi
      Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë
      Gazment Bardhi: Je mafioz
      Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço
      Gazment Bardhi: Je legen mafioz,
      Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp
      Gazment Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz
      Edi Rama: Nuk jam palco që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta.
      Edi Rama: Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv