-
VIDEO
Partia e Lirisë: Krimi pastron paratë me ndërtime në Tiranë! Çmimet e banesave janë trefishuar
Partia e Lirisë thotë se raportet ndërkombëtare vërtetojnë se në Tiranë, përmes ndërtimeve po pastrohen paratë e krimit dhe drogës. Përmes një deklarate, nënkryetari, Endrit Braimllari shprehet se kryebashkiaku Veliaj do të largohet me votë më 14 maj.
-
VIDEO
Ndryshon ligji për vreshtarinë, nxitje verës vendase! Qeveria më shumë kompetenca në marrjen e huave! Dekoratat e medaljet jo në duart e presidentit
Në mbyllje të sesionit parlamentar, ligjvënësit miratuan ndryshimin e 10 ligjeve, që prekin bujqësinë, farmaceutikën, mbështetjen sociale, Policinë Bashkiake, si dhe zërin e të ardhurave në buxhetin e shtetit 2022.
-
VIDEO
Vizita e Mitsotakis në Himarë, Kocaqi: Bëri shantazh ndaj qeverisë shqiptare! Pretendimet e Athinës për minoritet grek rrezikojnë vazhdimësinë kombëtare
Mesazhet e kryeministrit grek gjatë vizitës në Himarë, historiania Elena Kocaqi i ka cilësuar si formë shantazhi ndaj qeverisë shqiptare. Në një intervistë për Report Tv tha se Himara është tokë shqiptare dhe nuk ka minoritet grek. Sipas saj, nuk mund të konsiderohet pakicë kombëtare në Himarë vetëm nga fakti që banorët flasin greqisht.
-
VIDEO
Meta prezanton Lefter Maliqin: Është vullkan, ka një vendosmëri që vetëm me të Berishës krahasohet
v
-
VIDEO
Rama viziton eventin ‘Retro’ pranë muzeut Bunk’Art 2! Shoqërohet nga Linda dhe Zaho, shohin nga afër mjetet historike të koleksionit shqiptar
Kryeministri Edi Rama ka vizituar eventin Retro Christmas në qendër të Tiranës, pranë muzeut Bunk’Art 2. Kreu i qeverisë shoqërohet nga bashkëshortja e tij dhe djali i vogël Zaho, i cili i cili preku nga afër makina mbi gjysëm shekullore të ekspozuara në shesh. Zaho mori një targë të personalizuar.
-
VIDEO
Meta prezanton në Kuçovë Maliqin: Kjo qeveri ka prioritet vetëm të ngrejë kulla, si fashistë nxjerrin qytetarët nga banesat
Ilir Meta ka prezantuar sot në Kuçovë kandidatin e Partisë së Lirisë për zgjedhjet vendore, Lefter Maliqin. Meta akuzoi qeverinë që po shpopullon vendin, ndërsa thotë se ka prioritet vetëm të ngrenë kulla.
-
VIDEO
Debati për Avokatin e Popullit, Jupi: Rama do të marrë çdo pushtet të mundshëm! Gjokutaj: Konflikti tregoi se kishte mosdakordësi të momenteve të fundit
“Jo etike, konflikt aspak i denjë për një sallë parlamenti”. Kështu janë cilësuar debatet në Kuvend për Ledio Brahon që u propozua nga opozita për t’u zgjedhur Avokat i Popullit nga anëtarja e Kryesisë së PD Taulanda Jupi dhe avokati Genc Gjokutaj.
-
VIDEO
Veliaj: I vendosur të vazhdojmë me projektin e Teatrit Kombëtar! Transformimin e Piramidës e mbyllim pranverën tjetër! Berisha dhe Meta hiena që dinë vetëm të bllokojnë punët
Ndërtimi i Teatrit Kombëtar do të mbyllet brenda vitit 2025. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit, Veliaj theksoi se Tirana ka humbur shumë vite me debatin për teatrin dhe se ai është i vendosur që ta ndërtojë atë.
-
VIDEO
Lirohet nga detyra drejtori i SHISH Helidon Bendo! Rama e pret në zyrë: Dha dorëheqjen, do jetë këshilltar për reformën në institucionet e sigurisë
Helidon Bendo nuk do të jetë më drejtor i SHISH, por do të mbajë postin e këshilltarit të kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë. Pas 4 vitesh në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, sot është liruar nga detyra pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili sqaroi se propozimi erdhi pasi Bendo po vijon studimet.
-
VIDEO
Gjiknuri ‘ngatërrohet’: Grupimi i përçarë që drejtohet nga AliBasha krijon kaos në frontin opozitar
-
VIDEO
Shtyrja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Berisha: Rama u tall me opozitën, po përdor skemë të njëjtë si me presidentin
“Spiunofobi.” Ky ka qenë epiteti i shumë përmendur i ish kryeministrit Sali Berisha pasi “doli huq” për pretendimin se kryeministri Rama po favorizon Ardian Dvoranin si anëtar të Kushtetueses.
-
VIDEO
Doli ‘huq’ për Dvoranin në ‘Kushtetuese’, Berisha: Dëshmon se Rama është i sëmurë nga spiunofobia! Ja kush do jetë ‘viktima’ e tij e radhës
Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si ‘spiunofobi’ të kreut të qeverisë faktin që nuk arriti të vërtetonte pretendimin e tij se Ardian Dvorani ishte kandidati “i preferuar” nga socialistët. Berisha ‘justifikoi’ 14 vota të mazhorancës ndaj Dvoranit si ‘sëmundje’ të kryeministrit. Më tej, Berisha shprehet se ‘viktima’ tjetër do të jetë Vali Bizhga.
“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur se e kundërshtoi opozita. Por siç e patë ju, e votuan 14 deputetë mnga mahzoranca. Pse? Ardian Dvorani është simboli i korrupsionit është turp në historinë e drejtësisë. Të garantoj dhe Vali Bizhgën ta kishin sjelllë, Rama nuk do e kishte votuar, se ai sheh spiun te çdo person. E ka kapur spiunofobia.
Pse e futën këtë (Dvoranin)? Por fakti që ky, u fut i parë me shpresën se duke i thënë se u bë një marrëveshje me Bashën se do votohej Dvorani. Dhe ky merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiunofobia. Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga. Se atë e autorizon për takime dhe atë i thotë ti bën shumë takime.”- tha Berisha.