-
VIDEO
Sulmi ndaj Berishës/ Debate te ‘Siguria’, Salianji: Rama nxit urrejtje, do ju kapin njerëzit me shpulla! Spiropali: U mbrojte me shkop bejsbolli nga mësymja e tyre në PD
Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka nisur me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës
-
VIDEO
Certifikata mirënjohje për vullnetarët që ndihmuan gjatë vitit 'Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022', Veliaj: Nëse jemi të bashkuar, asgjë nuk na ndal
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shprehu një falënderim të veçantë 250 të rinjve e të rejave, që ndihmuan me përkushtim në jetëzimin e një prej ngjarjeve më të mëdha të Tiranës, në vitin e “Kryeqytetin Europian të Rinisë”. Teksa i dha secilit nga një certifikatë mirënjohje, Veliaj apeloi për më shumë bashkëpunim e solidaritet.
-
VIDEO
Arben Ahmetaj i përfshirë në aferën e inceneratorëve?, Balla: Nuk komentojmë çështje që janë në hetim
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një prononcim për gazetarët është pyetur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Balla tha se nuk komentojnë çështje që janë në hetim, ndërsa u kërkoi medias që të respektojë pavarësinë e prokurorisë.
‘Kuvendi ka dhënë mendimin e vetë në Komisionin e Posaçëm. Qëndrimi i është dhënë SPAK. Nuk është imponuese por është një opinion. Media duhet të respektojë pavarësinë e prokurorisë. Drejtësia do ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Çdo ndërhyrje nga ana jonë nuk i bën mirë pavarësisë. Mendoj që duhet të lemë drejtësinë të bëjë punën e vet. Është pushteti i medias nuk është i pakufizuar. Nuk komentojmë çështje që janë në hetim. Kur ngrihet një akuzë, çoja prokurorisë gjykatës që ta hetojnë. Ky duhet të jetë standardi.’- tha Balla.
-
VIDEO
Inceneratorët, Berisha: Ahmetaj ka luajtur ndërmjetësin e kësaj afere me të kërkuarit e drejtësisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish Inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka akuzuar ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj se ka luajtur rolin e ndërmjetësit me të kërkuarit e drejtësisë për këtë aferë. Berisha tha se nuk është rastësi që Ahmetaj ka fjetur në hotele luksoze me Klodian Zoton.
-
VIDEO
32 vite nga themelimi, PD një shtëpi me 'dy kurora'! Alibeaj-Berishës: Po e kthen partinë në repart sulmesh kundër Perëndimit! Ish-kryeministri: Sot festojmë edhe Rithemelimin
Ky 32-vjetor e gjeti Partinë Demokratike të ndarë në dy kampe. Grupi i parë i festës ishte mbledhur nga Enkelejd Alibeaj. Ai lëshoi akuzat e tradhtarwve për të larguarit nga partia dhe i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Berishës të mos e përdorë partinë për interesat personale ndaj perëndimit.
-
VIDEO
Demokratët nuk harrojnë syzet e zeza për foton me Sali Berishën në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD
Sali Berisha vijon të mbajë syzet e zeza për të fshehur shenjat e nxirjes së shkaktuar nga goditja me grusht nga 31-vjecari Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit. Edhe në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri, u shfaq me syze të zeza.
-
VIDEO
Primaret e Berishës/ Mbyllet numërimi në Librazhd! Balotazhin e fiton Shefki Çota
Mbyllet procesi i balotazhit të primareve të Berishës në Librazhd. Fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër Arianit Leka mori 227 vota.
Vota në kuti ishin 659, nga të cilat 644 rezultuan të vlefshme dhe 15 të pavlefshme.
-
VIDEO
32-vjetori i PD, Berisha: Me Bashën, kjo parti u shndërrua në fasadë prej marrëveshjeve të fshehta! U tradhtua populli opozitar
Sali Berisha po mban fjalën në ceremoninë e 32-vjetorit të PD duke përmendur ish-kryedemokratin Luzim Basha duke thënë se për shkak të pazareve të tij, Partia Demokratike u shndërrua në një fasadë të një qeverie e cila kalonte nga skandali në skandal.
-
VIDEO
Primaret e Berishës, mbyllet numërimi në Fier! Balotazhin e fiton Evdar Kodheli
Mbyllet procesi i balotazhit të primareve të Berishës në Fier. Fitues shpallet Evdar Kodheli me 579 vota ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.
Në votim morën morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Vota në kuti ishin 949, nga të cilat 939 rezultuan të vlefshme dhe 10 të pavlefshme.
-
VIDEO
Tensionet në Veri të Kosovës, Rama: Rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj! BE të thërrasë urgjent tryezën e dialogut! Xhaçka: I dënojmë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën ne Kosovë. Kreu i qeverisë shkruan se sulmet mbi EULEX janë të dënueshme dhe se rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj. Porosia e tij është që BE të thërrasë tryezën e dialogut.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Zaloshnja: Në bashkitë ku rezultati është i diskutueshëm PD e përçarë ka 0 shanse të fitojë
Analisti Eduard Zaloshnja në një intervistë për Report Tv, thotë se PD ka shanse të fitojë në Shkodër, Lezhë apo edhe Kukës, por në bashkitë ku rezultati është i diskutueshëm, sipas analistit PD e përçarë ka zero shanse. Sipas Zaloshnjës, shanset që opozita të fitojë në zgjedhjet vendore, është që të bëhen të gjithë bashkë
-
VIDEO
32 vite nga themelimi, PD një shtëpi me 'dy kurora'! Alibeaj mesazh Berishës: Po e kthen partinë në repart sulmesh kundër Perëndimit
Sot 32 vite më parë u themelua Partia Demokratike e Shqipërisë. Demokratët sot e kanë harruar debatin se partia u themelua në 11 apo 12 dhjetor, pasi shtëpia e tyre është bërë familje me dy kurorë. Grupi i Enkelejd Alibeaj fton takim festiv paradite, ndërsa rithemelimi i Sali Berishës pasdite.