Arben Ahmetaj i përfshirë në aferën e inceneratorëve?, Balla: Nuk komentojmë çështje që janë në hetim

12 Dhjetor 2022, 14:12

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një prononcim për gazetarët është pyetur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Balla tha se nuk komentojnë çështje që janë në hetim, ndërsa u kërkoi medias që të respektojë pavarësinë e prokurorisë.

‘Kuvendi ka dhënë mendimin e vetë në Komisionin e Posaçëm. Qëndrimi i është dhënë SPAK. Nuk është imponuese por është një opinion. Media duhet të respektojë pavarësinë e prokurorisë. Drejtësia do ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Çdo ndërhyrje nga ana jonë nuk i bën mirë pavarësisë. Mendoj që duhet të lemë drejtësinë të bëjë punën e vet. Është pushteti i medias nuk është i pakufizuar. Nuk komentojmë çështje që janë në hetim. Kur ngrihet një akuzë, çoja prokurorisë gjykatës që ta hetojnë. Ky duhet të jetë standardi.’- tha Balla.