-
VIDEO
8 dhjetori, Meta në Report Tv: Jemi në situatë kritike, pas 32 vitesh na duhet të rivendosim pluralizmin demokratik
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se situata pas 32 vitesh vendi është në një situatë shumë të rëndë.
“Unë atëherë Mendoja se do të merresha me ekonomi dhe në fushën e pedagogjisë. Por gjërat ndryshuan shpejt. Dhe e rëndësishme është fakti se sot duhet reflektuar. Pasi nuk jemi aty ku kemi menduar 32 vite më parë por edhe 10 vite më parë. Jemi në moment kritik të lirisë, demokracisë të vendit tonë. Dhe në shembullin e atyre të rinjve të reagojmë dhe të rivendosim pluralizmin demokratik në vend”, tha ai.
Duke folur për përgjegjësitë ai tha se e rëndësishme është ecuria si vend.
“Kjo nuk është thjesht përgjegjësi individuale. Unë i kam marrë ato kur kanë ekzistuar. Kjo nuk është personale por po flasim për ecurinë si vend në 32 vite. Vendet e tjera kanë ecur shumë më para krahasimisht me ne”, tha ai.
-
VIDEO
Në Vjenë Samiti i të majtëve, PS: Ballkani të ketë përfaqësi në Parlamentin Evropian! Kurti: Përshpejtim të integrimi, bashkë kundër fashizmit rus
“Prania e një përfaqësie të Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Evropian”, ishte kërkesa e kreut të grupit Socialist Taulant Balla në Vjenë, ku u mbajt samiti mes drejtuesve socialistë e demokratë të rajonit tonë. Albin Kurti kërkoi përshpejtim ptë procedurave për anëtarësimin në BE, si një mënyrë që i jep fund fashizmit rus.
-
VIDEO
Berisha: Tani fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik të shqiptarëve
Berisha ka folur për revolucion dhe përballje në fjalën e sotme në Kuvendin e FRPD.
“Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion. E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë. Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot asaj. Ju uroj suksese nga zemra këtij Kuvendi dhe pres me padurim të madh të dalim së bashku në sheshin e betejës në emër të lirive tona, të dinjitetit shqiptar”, tha Berisha.
-
VIDEO
Belind Këlliçi i kujtoi babain, përlotet vajza e Bujar Nishanit
Vajza e Bujar Nishanit, pjesë e të rinjve të Partisë Demokratike është përlotur sot në aktivitetin që po organizohet në kuadër të Ditës së Rinisë nga kjo forcë politike.
-
VIDEO
Si e përjetoi sulmin ndaj Berishës dhe çfarë ndodh tani? Protesta dhe Samiti i BE! Ilir Meta përgjigjet sot në ‘Kontrast’ në Report Tv
Sot në Kontrast i ftuar Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë. Si e përjetoi Ilir Meta sulmin ndaj Sali Berishës dhe cili do të jetë reagimi i opozitës pas kësaj ngjarje?
-
VIDEO
Aksion, revoltë, sakrificë, revolucion... Berisha ashpërson gjuhën pas 6 dhjetorit: Do ta shpëtojmë Shqipërinë! Do të përballemi me armikun
Ish kryeministri, Sali Berisha ka ashpërsuar deklaratat e tij ndaj qeverisë, duke paralajmëruar revolucion dhe përballje me qeverinë pas protestës që u mbajt në 6 dhjetor.
-
VIDEO
Sulmi që iu bë nga 31 vjeçari, Berisha: Edi Rama, frikacak që nxjerr në rrugë një kriminel për të më goditur
Ish kryeministri Sali Berisha foli sërish për sulmin e bërë ndaj tij ditën e martë nga 31 vjeçari Gerti Shehu. Ai përsëriti akuzat e tij ndaj Ramës duke deklaruar se kishte qenë kryeministri, ai që kishte urdhëruar 31 vjeçarin ta godiste me grusht.
-
VIDEO
Shpërthimet në veri të Kosovës, Mustafi: Një komunitet i tërë terrorizohet nga disa banditë! Nuk pranojnë dot realitetin se është vend i pavarur
Situata vijon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës ku përgjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 6 sulme me bombë dhe të shtëna në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok dhe raportohen se kanë ndodhur pranë zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor.
-
VIDEO
Me syze të errëta për të fshehur nxirjen në sy, Berisha del në publik dy ditë pas 6 dhjetorit, takon ish-Presidentin kroat: Më dhunoi një informator policie
Dy ditë pas 6 dhjetorit, ditës kur në fillim të protestës që organizoi në Bulevard u godit me grusht nga Gert Shehu, Sali Berisha është shfaqur sërish në publik.
-
VIDEO
PD propozon paketë ‘Anti korrupsion’, Tabaku: Ndryshime në 5 ligje të rëndësishme, ja pikat kyçe
Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku, ka prezantuar dhe depozituar në kuvend 5 ndryshime ligjore të pjesës së “Paketës Anti-korrupsion”.
-
VIDEO
'I infiltruar’ apo me probleme të shëndetit mendor personi që goditi Berishën? Kalaja: Ishte agjent, ka prova! Valteri: Teori konspirative! Xhaferi: Kishte përgatitje fizike
Një person me probleme të shëndetit mendor apo një ‘i infiltruar’ ishte Gert Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha? Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin e ditës së sotme “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, ndizen dritat te Kalaja e Tiranës! Veliaj për Berishën: E shëmtuar dhuna dje në protestë
Mbrëmjen e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me fëmijët dhe banorët e zonës, ndezi dritat e Pemës së Krishtlindjes te Kalaja e Tiranës, një nga hapësirat më të bukura dhe të frekuentuara në Tiranë.