-
VIDEO
Përmbytjet dhe situata hidrike në vend, Partia e Lirisë: Menaxhim kriminal i Qeverisë, Shqipëria humbu 10 mln euro në treg me shitblerjen e energjisë
Për Partinë e Lirisë qeveria e Ramës është treguar totalisht e paaftë në menaxhimin e situatës hidrike në vend, gjë e cila ka sjellë edhe situatën e krijuar në basenet e vendit ditët e fundit.
-
VIDEO
Spiropali në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në Shkodër: Kryetari i bashkisë duhet të ishte i pranishëm, nuk është momenti për politikën e ditës
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Shkodra ka deklaruar se kryetari i bashkisë, Bardh Spahia duhet të ishte i pranishëm në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave sepse nuk ishte vetëm mbledhje e qeverisë, duke theksuar se nuk ishte koha për të bërë politikën e vogël të ditës,
-
VIDEO
Përmbytjet/ Opozita kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin! Berisha: Duan të vjedhin! Dje hapën tunelet e Komanit! Rama: Hajduti bërtet kapeni hajdutin
Pushtimi’ i Shqipërisë nga moti i keq ka sjellë përplasjen e opozitës me mazhorancën. Opozita e sheh si fajtore Partinë Socialiste për përmbytjet në 3 qarqet kryesore në vend, në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Ndërsa Rama thotë se e gdhijnë dhe e ngrysin duke bërtitur 'vjedhje'.
-
VIDEO
Paketa fiskale 2023, Tabaku te ‘Integrimi’: Produktet e shportës pa TVSH! Balla: Qeveria s’kishte zgjidhje tjetër, buxheti u fokusua te familjet
Opozita i bënë apel qeverisë të heq TVSH tek produktet ushqimore. Kërkesa u bë nga Tabaku në Komisionin e Integrimit, ndërsa u diskutua heqja e TVSH tek fondet IPA, si pjesë e paketës fiskale 202
-
VIDEO
‘Zgjedhorja’ me hap breshke, të ‘vegjlit’ bëjnë propozime të ndarë! Mediu kërkon lista të hapura dhe rikthimin e koalicioneve
Në një kohë kur komisioni për reformën zgjedhore po ecën ngadalë, të vegjlit kanë nisur propozimet e tyre për Kodin e ri Zgjedhor. Fatmir Mediu, përmes një projekt-ligji të depozituar në Kuvend kërkon rikthimin e koalicioneve dhe hapjen e plotë të listave.
-
VIDEO
‘Veprimtaria Prodhuese’ jep ‘ok’ për Portin e Durrësit! Mziu: Alabbar investitor te aleati i Putinit, si i japim këtë pikë strategjike! Kadiu: Ka investuar dhe në SHBA
Porti i Durrësit ka përplasur sërish opozitën dhe maxhorancën në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Xhelal Mziu akuzon qeverinë se po i jep Muhammad Albar, një aleat i Punit, pikën strategjike të Shqipërisë. Por për zv.ministrin Kadia ai është një investitor i mirëpritur që ka zhvilluar projekte edhe në SHBA.
-
VIDEO
Duka te ‘Veprimtaria’: A i plotëson kushtet Porto Romano për port tregtar? Vengu: Ka ekspertizë, javën tjetër hapin tenderin
Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese po zhvillohet diskutimi për Portin e Durrësit. Kreu i partisë Agrare Ambientaliste ngriti shqetësimin nëse Porto Romani i plotëson kushtet për t’u kthyer në një port tregtar. Drejtori i Autoritetit Potual Pirro Vengu thotë se analizohet çdo detaj, ndërsa bën me dije se shumë shpejt do hapet tenderi për portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano
-
VIDEO
Berisha akuzon qeverinë nga Shkodra: Duan të vjedhin, kanë qëllim armiqësor! Mbrëmë hapën tunelet e Komanit
Kryetari i PD Sali Berisha ka udhëtuar drejt fshatit Kuç për të parë nga afër zonat e përmbytura në Shkodër. Teksa fliste para banorëve, thotë se kanë hapur tunelet e Komanit gjatë natës dhe akuzon qeverinë për vjedhje.
“Mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur 2000m3/s dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e tyre e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë plotësisht të parashikuara. Vjedhja jua ka bllokuar mendjen por një njoftim serioz ka bërë stacioni meteorologjik italian, i cili ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e Veriut. Këto nuk kanë mjaftuar për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se e kanë mendjen të shfrytëzojnë energji. Sot janë mbi 2500 ha të mbytura në të gjithë territorin e Shkodrës dhe ka kërcënime serioze. Këto janë nga skema e vjedhjes se qeveritarëve që nuk kanë kufi në asgjë.
Zonja dilte e tmerronte qytetarët se dimrin po e kalonte keq. Për ata që donin të vidhnin për të gjobitur 60% të popullatës, qielli duhet të ishte i thatë. Mbrëmë jam njoftuar vonë se hapën tunelin. Sot po shesin energji me çmim 4 herë më të ulët se atë që blejnë. Janë verbuar e tërbuar. Qeveria ka qëllim armiqësor të hapur me Shkodrën”, tha Berisha.
-
VIDEO
Protesta e thirrur nga Berisha, Balla: E ka për hallin e tij, do shpallet ‘Non Grata’ edhe nga BE! Turp, s'duhet të presim miqtë me mitingje
‘Miting’ e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, protestën e thirrur më 6 dhjetor në Tiranë. Ditën kur të gjithë krerët e Bashkimit Evropian do të zbarkojnë në Tiranë, për herë të parë, Berisha njoftoi se do të mbante një protestë mikpritëse. Por për socialistin Balla, ajo që po përpiqet Berisha të arrijë është të shmangë edhe një ‘Non Grata’ të tretë. Ashtu sikurse e ka përmendur shpesh më herët, Balla theksoi se qëllimi i Berishës është të shmangë integritetin e Shqipërisë pasi në qendër të diskutimeve do të jenë lufta ruse në Ukrainë.
-
VIDEO
Moti i keq, Balla: Jemi në terren, po bëjmë ç’është e mundur! Parazitët e opozitës po e përdorin për të dezinformuar
Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka shprehur solidaritetin për të dëmtuarit nga moti i keq kryesisht në veri të vendit. Balla u shpreh se dhe në këtë moment, ku mazhoranca është në terren, opozita parazite dhe mediat që e pasojnë po e shfrytëzojnë për të dezinformuar.
“Uroj që kjo situatë e vështirë e krijuar për shkak të reshjeve të kalojë sa më shpejt, shprehim solidaritetin tonë për të dëmtuarit. Besoj se biem dakord ndaj parazitëve që mundohen të përdorin raste të tillapër të dezinformuar. Gjatë ditës së djeshme ka pasur një dezinformim që ka ardhur nga opozita, nga PD ose nga Foltorja. Por për fat të keq dhe nga ndonjë media të caktuar, meqenëse sot është dita ndërkombëtare e TV dua të them se dezinformimin që sjell opozita e sjell dhe media.
Gjithë Shqipëria e ka parë që niveli i reshjeve ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e bërë të pamundur që kapaciteti ujëmbledhës të mbajë gjithë prurjen. Por gjithçka në këto momente është në nivelin e sigurisë, reshjet do të vazhdojnë, forcat do jenë në terren. Shqipëria ka nivel të mirë të energjisë elektrike por duhet të ruhet për ditët në vijim. Pjesa më e madhe e kolegëve janë në terren.”- tha Balla.
-
VIDEO
Porti i Durrësit, Mziu: Alabbar investitor te aleati i Putinit, si i japim këtë pikë strategjike! Kadiu: Ka investuar dhe në SHBA
Marrëveshja e Portit të Durrësit po diskutohet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Mbi marrëveshjen po raporton zv.ministri i Financave Besart Kadia.
-
VIDEO
Gafa e Berishës për motin e keq, nxjerr foto të Tiranës së përmbytur, vite më parë! Veliaj: Çdo fatkeqësi kërkon ta përdorë banalisht (FOTO)
Sali Berisha e ka kthyer mashtrimin dhe fake news në sport kombëtar. Ai s’mund të rrijë as në ditë qameti si kjo, pa prodhuar panik.