‘Veprimtaria Prodhuese’ jep ‘ok’ për Portin e Durrësit! Mziu: Alabbar investitor te aleati i Putinit, si i japim këtë pikë strategjike! Kadiu: Ka investuar dhe në SHBA

21 Nëntor 2022, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2022-11-21 15:53:30

Porti i Durrësit ka përplasur sërish opozitën dhe maxhorancën në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Xhelal Mziu akuzon qeverinë se po i jep Muhammad Albar, një aleat i Punit, pikën strategjike të Shqipërisë. Por për zv.ministrin Kadia ai është një investitor i mirëpritur që ka zhvilluar projekte edhe në SHBA.