-
VIDEO
Berisha: 30 vite më parë u bëmë popull i gomoneve për shkak të kafshatës, sot për shkak të një regjimi dhe narkoshteti që nuk respekton liritë tona
Gjatë mbledhjes së kryesisë të ‘Rithemelimit’, ish kryeministri, Sali Berisha tha se ndërkohë që 30 vite më parë shqiptarët u kthyen në ‘popull gomonesh” për shkak të kafshatës së bukës, tashmë sipas tij, shqiptarët ishin kthyer në popull gomonesh për shkak të një regjimi që nuk respekton votën e lirë.
-
VIDEO
Porti i Durrësit, Berisha ‘qan hallin' e koncesionit që dha në 2013-n: Ata janë ankuar, do të shkojnë në arbitrazh
Sot për herë të parë, Sali Berisha ka artikuluar me zë dhe figurë emrin e një prej kompanive që sipas tij dëmtohet nga projekti i ri i Durrësit, duke “konfirmuar” në një farë mënyrë akuzën e ardhur nga socialistët, për të cilën thekson se kjo mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro.
-
VIDEO
Berisha në mbledhjen e kryesisë së ‘Rithemelimit’: Kandidatët tanë po dalin në ‘primare’, në kahun tjetër politik jetojnë në bodrumet e mafias
Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me kryesinë e ‘Rithemelimit’ ku ka folur për situatën ku ndodhet vendi dhe për primaret që do të organizohen për zgjedhjen e kandidatëve që do garojnë për bashkitë në zgjedhjet lokale.
-
VIDEO
Aleatët e vegjët të PD të gjithë bashkë! Dule: Synojmë Fiqinin, Dropullin dhe Himarës! Kërkojmë mbështetjen dhe nga Berisha e Alibeaj
Partitë të vogla opozitare, LZHK, PR, PBDNJ dhe PDK po bëhen gati që të dalin së bashku në zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe deri më tani duket se kanë rënë dakord për të dalë më kandidatë të tyre në të paktën 3 bashki. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se bëhet fjalë për Bashkinë e Finiqit, Dropullit dhe Himarës, ku thotë se është i bindur se partia e tij ka influencë të mjaftueshme për të fituar.
-
VIDEO
Veliaj në Report Tv: Tirana përballoi reshjet, lumenjtë s’kanë dalë nga shtrati! Berisha-Meta hiena të politikës, aksioni i tyre anti shqiptar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha në një intervistë për Report Tv i quan njerëz me probleme, Sali Berishën dhe Ilir Metën që duan të protestojnë ditën e Samitit në Tiranë. Gjatë intervistës Veliaj thotë se Berisha e ka paracaktuar fituesin e primareve, ndërsa marrëdhënien me Ramën e sheh më të fortë se kurrë
-
VIDEO
Veliaj në Report Tv: Tirana përballoi reshjet, lumenjtë s’kanë dalë nga shtrati! Berisha-Meta, persona me probleme! Kanë vendosur të diskreditohen deri në fund
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka thënë në Report Tv se kryeqyteti i ka përballuar së miri reshjet masive të rëna në ditët e fundit.
-
VIDEO
1 mld euro dëmi ekonomik, Partia Lirisë apel SPAK për hetim! Caka: KLSH vulosi vjedhjen e korrupsionin e qeverisë
Partia e Lirisë i bënë apel Prokurorisë dhe SPAK për të nisur hetimet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të zyrtarëve që shpërdoruan 1 miliardë euro taksa të shqiptarëve në periudhën janar-nëntor 2022.
-
VIDEO
‘Akt mafioz’ Berisha tjetër akuzë për Bashën: Rama shkriu aksionet me të për t’i bërë gjëmën shqiptarëve me Portin e Durrësit
Berisha ka vijuar akuzat për Portin e Durrësit ku sipas tij Basha dhe Ramaka shkrirë aksionet për t’i bërë gjëmën shqiptare. Berisha ka publikuar sot letrën e kompanisë gjermane EMS Shipping and Trading me të cilën i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Sipas Berishës kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit dhe se mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim.
-
VIDEO
Berisha sulmon Ramën: Nuk shkoi në Shkodër, por në Sukth për të justifikuar Sakon! Qytetari guximtar përfundoi në spital prej tij
Sali Berisha ka sulmuar sërish Edi Ramën duke thënë se nuk shkonte në Shkodër ku kishte përmbytje, por udhëtoi drejt Sukthit për të justifikuar Sakon. Ish kryeministri përmendi edhe rastin e qytetarit që sipas tij ishte guximtar përballë Ramës.
-
VIDEO
Brace, zëri opozitar brenda mazhorancës, Veliaj: Ai është thesar për PS-në
Një thesar i PS, e ka konsideruar Erion Veliaj deputetin e PS, Erion Braçe, ndonëse ky i fundit nuk i kursen kritikat ndaj qeverisë
“Adashi im. Është një thesar i PS. Artikulon më shumë kritika dhe zë më shumë vend sesa të gjithë koret e këtij cirkut opozitar që po shohim. Me Erionin edhe për çështje të lagjes jemi duke folur, ajo rruga duhet bë me një kalim, me dy kalime. E shoh si një kontribut. Në këtë fushë Erioni është kontribuues i madh”, tha Veliaj në Report Tv.
-
VIDEO
Deputetët socialistë nuk mbajtën 1 minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë nga komunizmi, ish të përndjekurit politikë: Të kërkojnë falje
Seancën e kaluar, në mes të debatit të fortë politik i shoqëruar edhe me përplasje, deputeti Belind Këlliçi i cili është edhe kandidat te ‘Rithemelimi’ për Bashkinë e Tiranës, kërkoi një minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë më 16 nëntor 1944 nga komunistët, në vigjilje të çlirimit të kryeqytetit.
-
VIDEO
Votimi elektronik në zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Edhe pse ka interes, nuk ka shtysë nga partitë politike
Votimi elektronik do të realizohet vetëm në Vorë për zgjedhjet e 14 majit. KQZ kërkoi 37 mln euro për të realizuar procesin e votimit elektronik edhe në 6 bashki të tjera për zgjedhjet e ardhshme vendore por deri tani ende nuk është lëvruar ky fond nga qeveria. Para mediave, kreu i KQZ u shpreh se nuk ka pasur shtysë nga ana e partive politike për ta zgjeruar por edhe nëse do të ndodhte, koha është e pamjaftueshme për ta realizuar.