-
VIDEO
Rama: Opozita harmoni me Kremlinin, neveri se kërcënon me protesta! SPAK 'i shkon shtat' të hetojë Berishën! Sulmi nga Irani prej MEK? SHBA na e ka borxh
I ftuari i parë në ‘Real Story’ në Report Tv, ka qenë kryeministri Edi Rama. Përballë gazetarit Sokol Balla, Rama tha se opozita Berisha-Meta është në harmoni me Kremlinin, teksa theksoi se ndjen neveri ndaj kërcënimeve të tyre me protesta! Rama vijoi duke me kritikat për SPAK duke thënë se 'i shkon shtat' të hetojë Berishën. Sulmi nga Irani prej MEK? Për këtë kryeministri tha se SHBA i ka një borxh Shqipërisë.
-
VIDEO
Debati për ndërtimin në Tiranë dhe paratë e emigrantëve, Rama: Shqiptarët nuk merren ‘me bar’ në emigracion
Në fund të intervistës në ‘Real Story’ në Report Tv, Rama dhe gazetari Edvin Kulluri debatuan në lidhje me ndërtimet në Tiranë. Gazetari Kulluri tha se nuk ka logjikë ajo që po ndodh me çmimet e ndërtimeve dhe se ka pastrim parash.
Rama u përgjigj se në fakt bëhet fjalë për më së shumti evazion fiskal.
“Idea që ka një konspiracion të madh pastrimi parash është shumë gabuar, pasi këtu ka të ardhura të padeklaruara dhe të ardhura emigrantësh. Dhe prandaj duhet amnistia fiskale. Unë nuk mendoj që shumica e shqiptarëve merren me bar jashtë vendit dhe nuk kanë ccuar atje tregun por kanë shkuar atje dhe i shërbejnë një tregu që e kanë gjetur atje. Ish-Kryeministri i Suedisë kur erdhi këtu më takoi dhe më tha që një vend të varfër ku nuk kam parë kurrë një makinë të varfër. Pra, ky vend ka më shumë të ardhura se sa ato që deklarohen”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Veliaj kryetar Bashkie i Tiranës! Do shkrijë çdo pjellë që nxjerrin pseudo primaret
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar Erion Veliajn si kandidat për kryebashkiak, teksa ka komentuar edhe ‘primaret’ e Sali Berishës.
“Nuk e di a është Erioni apo jo kandidat, por di që Erioni do jetë kryetar Bashkia, ca do lloj pjellë të nxjerrin pseudo primaret Erioni do e shkrijë”, tha Rama në ‘Real Story’.
-
VIDEO
Pensionistët, Minxhozi: Nuk jetojnë dot pa ndihmën e fëmijëve! Rama: S’kemi shkop magjik! Shteti do falimentonte nëse do jepnim përgjigje pozitive
Në studion e ‘Real Story’ në Report Tv, analisti Skënder Minxhozi ka ngritur çështjen e pensionistëve duke thënë se nuk mbijetojnë dot pa ndihmën e fëmijëve. Për këtë, Rama është përgjigjur se nuk ka shkop magjik pasi nëse do të bënin kapërcime, do të çonin shtetin drejt falimentit.
Minxhozi: Isha me një të moshuar, i cili është mbi 80 vjeç. Pas rritjes së pensioneve, tani në 18500 lekë, është diabetik, kardiak dhe me hipertension prej dekadash. Si jeton ky njeri? Vetëm për hir të fëmijëve.
Rama: Normal.
Minxhozi: Jo normal se mund të qëllojë pa fëmijë, i/e ve.
Rama: Atyre që janë pensionistë pa fëmijë, qeveria i bën një tjetër kompensim të faturës së energjisë.
Minxhozi: Nuk mund t’i lypë gjithë kohës para fëmijëve.
Rama: Ne japim çdo vit nga buxheti i shtetit 16 milionë euro vetëm për të kompensuar pensionistët kryefamiljarë tek fatura e energjisë. Kjo dhe rritja masive e listës së ilaçeve të rimbursueshme nuk zgjidhin pozitivisht përgjigjen e pyetjes. Nga ana tjetër s’ka asnjë shkop magjik për të bërë kapërcime të një natyre që do të mund t’i jepnim përgjigje pozitivë. Nëse do e bënim, do falimentonim shtetit.
Minxhozi: Kapërcim është mbijetesë.
Rama: Patjetër.
Minxhozi: Po i bie të vdesë.
Rama: Po nuk po vdes asnjeri. Kjo pyetje s’ka përgjigje të lehtë se do ja kishim dhënë ne. Asnjë shtet s’ka dhënë përgjigje të lehtë.
-
VIDEO
Protesta e pedagogëve, Rama: Kërcënojnë grevë urie në një kohë kur duhet menduar për të tjerët! E papranueshme kërkesa për rritje pagash
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e pedagogëve në ‘Real Story’ duke thënë se nuk mund të kërcënojnë për grevë urie dhe rritje pagash kur të tjerë kanë më shumë nevojë në këtë kohë krize. Ndërsa kreun e Sindikatës së Pedagogëve vijon ta cilësojë ‘SHIK-s të urbanizuar me non gratën’.
“Kemi një SHIK-s 24 karat i asaj kohe kur SHIK ishte terror urban, të urbanizuar me non gratën me një kërkesë të papranueshme për një rritje pagash përtej rritjes që për pedagogët ishte më e larta se u shfrytëzua dhe buxheti i shtetit dhe i universiteteve. Të dalësh dhe të kërcënosh me grevë urie në një kohë kur duhet të mendosh për ata që kanë më shumë nevojë sesa ti, kështu mendojnë shumica e pedagogëve që nuk i janë afruar kësaj proteste. Kam dhënë opinionin tim se kush bën të tilla akte është në kundërshtim të plotë me profesionin e pedogogut”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama kritika SPAK: ‘I shkon shtat’ të hetojë Berishën ‘Non Grata’ nga SHBA për korrupsion
Kryeministri Edi Rama ka komentuar punën e SPAK, ku tha se ai ka kritikuar punë e tyre, pasi është i mendimit që “i shkojnë shtat nga një hetim i thellë dhe i drejtë i personave të korruptuar”, referuar Sali Berishën.
“Ngatërroni qeverisjen me shtet bërje, ky është shtet nga e para kur vjen puna te drejtësia. SPAK nuk e kam goditur se nuk duan t’i godasë, e kam kritikuar 1-2 herë, nuk i kam rënë shpesh, por i shkojnë shtat nga një hetim i thellë dhe i drejtë i figurave më të korruptuar dhe një fuqi që SHBA e ka shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion’, tha Rama.
-
VIDEO
Debate në ‘Real Story’/ Minxhozi: Ju e keni sharë SPAK më shumë se Meta e Berisha! Rama: Njerëzit kanë vërejtje për zbatimin e Reformës
Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Real Story’ nuk kanë munguar debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Skënder Minxhozi.
Skënder Minxhozi: Nëse shikojmë se kush ka sharë SPAK më shumë s’është as Berisha as Meta jeni ju
Edi Rama: SPAK s’ka dalë mirë se s’ka si dalë mirë. Reforma nuk mund të bëhet pa partnerët, po partnerët nuk kishin shans që ta bënin pa ne, ka qenë vendosmëria jonë
Skënder Minxhozi: Refoma del me 20% të përkrahjes së opinion publik
Edi Rama: Mund të dalë me 5% dhe mund ta them unë, por ndryshimi mes meje dhe atyre që i japin reformës votën kundër, nuk është reforma, po zbatimi i Reformës, dhe performanca e institucioneve të drejtësisë dhe këtu njerëzit kanë vërejtje. Unë e kam thënë, nëse dikush ka pritur që do bëhet reforma dhe Shqipëria do bëhet një vend i barazisë para ligjit dhe drejtësisë së ushtruar në kohë reale, ka parë një ëndërr. Po të mos ishte vullneti ynë nuk do ishte në burg askënd.
Skënder Minxhozi: Kjo reformë në drejtimin e dënimit të kundërvajtjes na mban ende në epokën e pandëshkueshmërisë. Rastet janë dënuar, por edhe duke e marrë dhe nga pozicioni juaj, rezulton që Rama, Meta dhe Berisha që nuk e atakon SPAK. Ajo punon sikur e ka zënë lemza.
-
VIDEO
Ndarja në PD në zgjedhjet e majit me dy kandidatë?
-
VIDEO
Kampi MEK në Shqipëri, Rama: Aleancat s’janë menu! SHBA ka një borxh për të larë me ne
Kryeministri Edi Rama ka thënë në ‘Real Story’ se SHBA ka një borxh për të larë me Shqipërinë dhe për këtë i referohet strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kampin MEK, për shkak të së cilës vendi është përballur me sulme kibernetike. Rama sqaroi se me aleatët strategjikë nuk mund të bëhen aleanca që merr çfarë pëlqen dhe atë që nuk pëlqen e refuzon.
“Ne nuk është puna se bëmë një gjest ndaj Amerikës, ne jemi sot më të mbrojtur se kurrë sepse jemi aleatë të SHBA dhe anëtarë të NATO-s. Flas nga pikëpamja e çdo lloj agresori të imagjinueshëm apo jo. Kur ne mund të jemi të vlefshëm duke marrë përsipër një operacion të caktuar, nuk kemi asnjë mundësi, jo se mund të mos e bëjmë, por s’kemi asnjë mundësi të refuzojmë nëse duam të jemi të vlefshëm. Është e vërtetë që ka njerëz që thonë po ç’na duhet, pse i morëm. Aleancat nuk janë menu që të pëlqen të marrësh pjatën e parë dhe jo të dytën. Ke detyrimet e tua dhe momentet kur e bën veten të vlefshëm për aleatët e tu më të mëdhenj. Ne ofrojmë shtëpinë tonë, ata duhet të garantojnë jetesën e tyre dhe ju duhet të garantoni sigurinë. Sot është e qartë se ne kemi bërë tonën, ata kanë mbajtur veten ndërsa aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne”, tha Rama.
-
VIDEO
Hakerat iranianë nxorrën të dhënat e punonjësve të SHISH, Minxhozi: Shumë e rëndë! Rama: Nuk është diçka e mirëseardhur! Duan të na dëmtojnë
Analisti Skënder Minxhozi e ka cilësuar shumë të rëndë daljen e të dhënave të punonjësve të SHISH nga hakerat iranianë. Në ‘Real Story’, kryeministri Edi Rama u përgjigj se nuk është diçka e mirëseardhur, por sulmi synon të dëmtojë vendin tonë.
Minxhozi: Nxjerrja e të dhënave të punonjësve të SHISH është shumë e rëndë.
Rama: Nxjerrja nuk është diçka e mirëserardhur. Ky është sulm armiqësor ndaj Shqipërisë që nuk bëhet me bomba mbi kokat por synon të dëmtojë vendin tonë. Në këtë nuk ka diskutim.
-
VIDEO
Situata në SHISH, Rama: Sipas partnerëve shkëlqen, por për çështjet e brendshme asnjë rol cilësor në siguri
Për Kryeministrin Rama roli i Shërbimit Informativ Shtetëror për çështjet e sigurisë së brendshme duhet të jetë më cilësor. Në ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla ai tha se nga partnerët shërbimi ka marrë notë shumë të mirë por këtë nuk e ka bërë brenda vendit.
“SHISH qysh prej vitit 1997 dhe në vijim i është deleguar në një farë mënyre partnerëve. SHISH ka një performancë me 2 pamje, njëra është ajo pamje në bashkëpunim me partnerët ku sipas të gjykimeve të partnerëve shkëlqen. Nga ana tjetër performance shumë e dobët për çështjet e brendshme të sigurisë. Asnjë rol kualitativ në luftën kundër krimit e korrupsionit. Është lënë në prehrin e partnerëve tanë strategjikë, të cilët nga ana tjetër nuk është se kanë qenë shumë të hapur për të pranuar më shumë se sugjerimeve sa i përket Shërbimit Informativ Shtetëror”, tha Rama.
Kryeministri foli edhe për sulmin kibernetik tw Iranit.
“Sulmi kishte si qëllim marrjen e të gjitha të dhënave nga shërbimet online dhe shkatërrimin e sistemeve. Pra kthimin aty ku ishim. Goditjet në sistemet e tjera që janë të pavarura vijnë për shkak të prapambetjeve në investime e trajtime. Për investimin në fushën e sigurisë po t’i referohemi FA, jemi future në një disiplinë të imponuar nga NATO. Pagat e ushtarakëve për herë të parë janë rritur dhe këtë vit me 30%, do vijojnë të rriten dhe me pagat e ushtarakëve do të arrijnë të barasvlefshme me ushtritë e rajonit”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama në ‘Real Story’: Ka media që bëjnë presione me lajme të rreme! Unë kam Facebook, Instagram e TikTok ku them të vërtetën
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka media që bëjnë presione me lajme të rreme, por ai shprehet se nuk e shqetëson kjo gjë pasi ka median e tij më të fuqishme, referuar këtu rrjeteve të tij sociale.
“Nuk më shqetëson në aspektin personal apo të qeverisë , kam menduar për këtë ditë sepse disponoj një media me influencë jo të vogël që është faqja ime e Facebook, apo rrjetet sociale, kam kapacitetin e nevojshëm që të përcjellë një pjesë të gjërave që dua të përcjellë, dhe PS do investohet më shumë në këtë drejtim, jemi në kushtet e një bote mediatike të uzurpuar, problemi këtu është publiku që gënjehet në mënyrë permanente përmes gjysmë të vërtetash, jemi përpjekur që të mbajmë ekuilibër në raport me mediat, shumëkush është përpjekur që të tregoj që këtu ka pasur një marrëdhënie më jep të të jap, dhe e kundërta, por kjo nuk është e vërtetë. Kemi respektuar të drejtën e çdo pronari dhe nuk kemi bërë asgjë për të “blerë” apo “në kontroll mediat”, fatkeqësi që në ekranet kombëtare disinformimi është normë, ne do imponohemi me faktet dhe rezultatet”, tha Rama në ‘Real Story’.