-
VIDEO
Berisha për deklaratat e Ramës në Real Story: Ka frike nga 12 nëntori, do struket në strofull
I pyetur lidhur me protestat, Berisha u shpreh se qytetarët mezi po e presin protestën. Berisha i është përgjigjur Ramës pas deklaratave në Real Story për protestat.
Ka një frymë urrejtjeje të pa përmbajtur, njerëzit me padurim po presin datën 12. Njerëzit thonë pse po vonohet kjo. Më mirë se kushdo tjetër e ndjen Rama që shkon e struket në strofullën e tij. E kur e pyet gazetari i thotë pse Oso Kukë jam unë?!'- tha Berisha.
-
VIDEO
Është i shpallur ‘Non Grata’, Berisha i del në mbrojtje Britanisë, sulmon kryeministrin: Rama bëri deklarata të papërgjegjshme
Edhe pse i shpallur ‘Non Grata’, ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj here është munduar të mbrojë Britaninë e Madhe kundrejt debatit për fluksin e emigrantëve. Berisha madje falënderoi mbretin Charles III për ndërhyrjet e tij.
Edhe pse në vetvete, deklaratat e Britanisë së Madhe kryeministri Rama i cilësoi si të tepruara, Berisha gjithsesi i cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e Ramës.
“Gjatë këtij viti ky fluks ka rritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte në vitin 2021. Padyshim kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e pashmangshme., Duke mos u pajtuar nga asnjë etiketim ndaj refugjatëve , PD gjen rastin të falënderojë mbretin Charls lll për ndërhyrjen e tij. PD denoncon si të papërgjegjshme deklaratën e Ramës. PD gjithashtu fton qeverinë parlamenti forcat politik MB të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria aktuale e Edi Ramës sepse kjo mund t’i ndihmojë të kuptojë më mirë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri.- tha Berisha
-
VIDEO
Primaret e Rithemelimit, Adriana Kalaja kandidate për kryeqytetin: Të gjithë ju e keni shijuar 'Kafen e Rremës', të babait tim
TIRANË- Adriana Kalaja është një tjetër kandidate e cila ka shpallur kandidaturën në Primaret e Rithemelimit të Sali Berishës, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Kalaja u ndal tek origjina e saj, dhe risolli në vëmendje se nuk ka qytetar të Tiranës apo të rrethinave që nuk e ka provuar 'Kafen e Rremës', lokal prej të cilit idenifikohet edhe një zonë në kryeqytet. Kalaja ftoi qytetarët që ta marrin pjesë në zgjedhjet e primareve. Sipas Kalasë, duhet një alterantivë serioze për shpëtimin e Tiranës, për ta pastruar nga çibani Erion Veliaj dhe gjithë çibanët e betonit.
-
VIDEO
Duka takim me strukturat në Elbasan: Nëse opozita del me 2 kandidatë s’do kemi mundësi të orientojmë votën tonë! Synojmë këshilltarë bashkiakë
Nëse shkojnë me dy kandidatë në zgjedhje, sipas Dukës do të jetë e vështirë që të orientojë anëtarët e partisë së tij, se ku duhet të çojnë votën. Megjithatë vota do të jetë gjithmonë për kandidatët e opozitës, u shpreh Duka
-
VIDEO
'Vendoret', Alibeaj takim në selinë e PD-së në Fier, mbledh kryesinë dhe kolegjin e kryetarëve
Në një kohë kur Sali Berisha ka nisur përgatitjet për të zhvilluar Primaret e Rithemelimit për zgjedhjen e emrave për kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, edhe pala tjetër e demokratëve duket se nuk po rri ‘duarkryq’.
-
VIDEO
Cilën PD do regjistroni? Celibashi: Për këtë nuk kam asgjë për të thënë, kur të paraqesin atëhere do keni përgjigjen time
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi flet për situatën në PD dhe regjistrimin e saj në zgjedhje, në një kohë që ka 2 palë që pretendojnë se kanë drejtimin e demokratëve. Për këtë, Celibashi është gjetur në vështirësi, pasi nuk e ka një përgjigje.
-
VIDEO
Kuzhinieri nga Tirana mesazh të rinjve të ushtrojnë profesionin në Tropojë, batuta e Ramës: Kështu si je veshur dukesh si nga Londra
Nuk kanë munguar as batutat në Tropojë me të rinjtë nga kryeministri Rama. I riu nga Tirana i cili punonte si kuzhinier në Tropojë u bëri thirrje të gjithëve të ushtronin aty profesionin. Nisur nga aparenca e tij, Rama bëri dhe batutën e tij.
Kuzhinieri: Dua të lë një mesazh për pjesën tjetër, të vijnë të punësohen në tregun e hotelerisë se ka nevojë. Dhe mendoj që si unë që kam ardhur nga Tirana të vijnë dhe tjerë se mund të bëjmë shumë gjëra të bukura.
Rama: Ti kështu si je veshur, me këto flokë e këtë mjekër dukesh sikur ke ardhur nga Londra jo nga Tirona. Shefi kuzhinës, qenka shef për Londër.
-
VIDEO
Fluksi i emigrantëve në Britani, Rama nga Tropoja: Po bëjnë atë që e ka bërë bota qysh në lindje të saj
Kryeministri Rama përmendi edhe fluksin e emigrantëve ku tha se çdo kush mund t’i krijojë mundësitë dhe zgjedhjet e tij pasi komunizmin e kemi lënë pas.
‘Një gazetare britanike kishte shkruar një artikull ku thoshte se vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët sot po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj. Atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur se sot e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër.
E solla këtu për të thënë që është e pamundur, që t’u thuhet njerëzve rrini këtu, mos ikni, se këtu është atdheu. Njerëzit janë në të drejtën e tyre të marrin vendimet e tyre. Shyqyr zotit nuk jemi në bunkerin e komunizmit. Sot shyqyr nëse do t’i krijosh vetes mundësi, ia krijon. Nëse në qytet mundësitë janë më të kufizuara, në fshat janë të pafundme.
Nëse në Tropojë sot vijnë rreth 1500 turistë, kjo do të thotë që ka një treg për këdo që jeton në fshat. Tregu është që me shtëpinë e vjetër dhe në tokën rreth e rrotull ti ke mundësi që të ndërtosh një pikë që të tërheqësh disa prej tyre.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama kritikë sërish mediave: Dezinformojnë, shfaqin gjysmën e së vërtetës! Duan t’i bëjnë shantazhe qeverisë e ministrave
Edhe kësaj here, kryeministri Edi Rama ka qenë kritik ndaj mediave të cilat dezinformojnë publikun. Rama u shpreh se versioni që këto televizione shfaqin është gjysma e së vërtetës dhe se pjesa tjetër e medaljes rri në hije. Ndër të tjera kryeministri shtoi se këto bëhen për të shantazhuar qeverinë apo ministrat e tyre.
'Natyrisht që ka probleme në Shqipëri, se kur del në fermer që nuk ka mundësi të shesë produktin ai nuk është aktor. Mirëpo kjo është gjysma e së vërtetës, andej kamera nuk i hedh sytë. Ka fermerë, që punojnë, eksportojnë. Ajo gënjeshtra e madhe gjysmë, përdoret për të de motivuar dynjanë. Pse? Sepse pronari i ekranit kërkon t’i bëjë shantazh qeverisë, ministrit x apo ministres y. Ju e patë rastin, sepse ishte dhe me letra. Ju e patë sesi një TV kombëtar i drejtohej AZHBR-së. (...)
Dhe mbasi nuk i merr paratë, ekrani kthehet në një pasqyrë shpifjesh dhe gënjeshtrash e gjysmë të vërtetash. Pse? Për të goditur një punë që ka patjetër problematikat e veta. Por që në fund të ditës është puna e mijëra njerëzve. Dhe çfarë mesazhi merr dikush që nuk jeton në fshat? Që në Shqipëri vetëm vidhet, jepet e merret me duar të pista. Që nuk ka shans që nuk punohet me krimin etj. Dhe pse bëhet kjo, për shantazh. Unë ju siguroj që në ekrane çdo ditë ka shantazhe të tilla/ I bëhet një ministri këtu një atje, për një kontratë aty një shtesë pa leje këtej. '- tha Rama
-
VIDEO
Rama në Tropojë: Ne kemi bërë atë çka të gjithë qeveritë e tjera të marra së bashku s’e kanë arritur
Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht se Tropoja nuk ka votuar gjithnjë partinë socialiste, qeveria është përgjigjur më shumë se dy qeveri të tjera bashkë.
‘Aty ku deri dje dukej një utopi që mund të zhvillohej një sipërfaqe funksionale dhe fitimprurëse, kjo gjë po ndodh. Programi i rritjes urbane që u përqendrua fillimisht në qytet i ka hapur rrugë zhvillimit të turizmit që deri dje ishte dëshirë.
Më vjen mirë që ne në këtë zonë nuk jemi shërbyer me votë, jo shumë shpesh na keni votuar, por ne kemi bërë atë që qeveri të tjera të marra së bashku se kanë bërë.
Të mendosh që sot, këtë vit Tropoja ka numëruar 150 mijë vizitorë është kuptimplotë. Objektivi ynë do jetë që këta vizitorë të qëndrojnë më gjatë.’- u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama merr surprizën e veçantë nga qytetarët e Tropojës: Më pëlqen shumë
Nga Tropoja, kryeministri Rama ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga banorët e Tropojës.
Teksa ishte duke u interesuar për turizmin me fermerët e Tropojës, ai mori dhe një dhuratë në shenjë respekti.
Rama: Keni pasur shumë turistë këtë vit?
Qytetarja: Po kanë pasur, kanë interes për produktet tona... Kjo është një dhuratë për ty kryeministër!
-
VIDEO
Real Story- Edi Rama përballë gazetarëve, prapaskenat e negociatave me SHBA, rublat dhe emigracioni
I ftuari i parë në ‘Real Story’ në Report Tv, ka qenë kryeministri Edi Rama. Përballë gazetarit Sokol Balla, Rama tha se opozita Berisha-Meta është në harmoni me Kremlinin, teksa theksoi se ndjen neveri ndaj kërcënimeve të tyre me protesta! Rama vijoi duke me kritikat për SPAK duke thënë se 'i shkon shtat' të hetojë Berishën. Sulmi nga Irani prej MEK? Për këtë kryeministri tha se SHBA i ka një borxh Shqipërisë.