-
VIDEO
Rama nga Tropoja: Vendimi i SHBA për ‘Non Gratën’ e Berishës, duhet lexuar deri në fund! Do vijnë në pushtet me protesta? Do marrin ‘Noc Rrokun’
Nga vendlindja e kundërshtarit të tij politik, kryeministri Edi Rama iu ka folur tropojanëve për Sali Berishën ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i shqiptarëve, SHBA. Për kreun e qeverisë, ky vendim duhet lexuar deri në fund, sipas së cilit fakti që Berisha nuk është futur në listën e zezë për korrupsion apo minim të demokracisë, por për çështje që shkon përtej kësaj.
-
VIDEO
Alibeaj: Nisim punën për zgjedhjet vendore, riorganizojmë degët e PD! Shumë shpejt publikojmë kandidaturat për kryebashkiakë
Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve në Fier. Alibeaj tha se kanë nisur punën për zgjedhjet vendore 2023 dhe se shumë shpejt do të publikojnë kandidaturat që do të garojnë në këto zgjedhje, si për kryebashkiakë edhe ato për këshillat Bashkiakë.
-
VIDEO
PD e ndarë në zgjedhje, debati në Report Tv, Nebil Cika: Berisha s’e donte bashkimin, do të justifikojë humbjen! Luan Baçi: Alibeaj po lufton partinë
Përçarja në Partinë Demokratike dhe dështimi i negociatave për bashkim në zgjedhjet e ardhshme vendore ishin tema e debatit në ‘Studio Live’ sonte në Report Tv!
-
VIDEO
Samiti i procesit të Berlinit, Meta: Afron vendet e rajonit me BE, ‘Open Balkan’ humbje kohe
Ilir Meta ka komentuar samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur një ditë më parë, ku u nënshkruan edhe tre marrëveshje për Ballkanin Perëndimor. Meta tha se Procesi i Berlinit mundëson bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit, por edhe i afron ato me Bashkimin Europian. Kreu i Partisë së Lirisë, theksoi se çdo nismë tjetër është humbje kohe, duke iu referuar këtu Ballkanit të Hapur.
-
VIDEO
Deklaratat e Ramës për Britaninë, Meta: Kryeministri i papërgjegjshëm, fajëson autoritetet britanike për shpopullimin e Shqipërisë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama për debatin për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Meta e ka cilësuar Ramën si të papërgjegjshëm dhe sipas tij po akuzon autoritete britanike për fenomenin e shpopullimit në Shqipëri.
-
VIDEO
Paketa fiskale, Ilir Meta: Absurde 10-fishimi i gjobave për bizneset, heqja e akcizës për birrën dhe taksa për prodhuesit e energjisë! Godet prodhimin vendas
Dhjetëfishimi i gjobave për bizneset që konstatohen me shkelje, heqja e akcizës së diferencuar për birrën si dhe taksa për prodhuesit e energjisë janë 3 vendimet e Qeverisë që kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i sheh absurde. Meta tha se ndryshimet në Paketën Fiskale dëmtojnë prodhimin vendas
-
VIDEO
Balla për protestën e PD-së: Saliu financohet nga Putin, shumë shpejt do shpallet non grata dhe nga BE-ja
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh drejtues politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla, tha se shqiptarët nuk besojnë Sali Berishën, i cili merr financime nga Rusia. Teksa merrte pjesë në festën e ullirit në Roskovec, ai u pyet nga gazetarët, nëse i frikësohet mazhoranca protestës së opozitës më 12 nëntor.
-
VIDEO
Samiti i Berlinit, Nesho: Proces serioz, marrëveshjet japin rezultate reale! Open Balkan vetëm për show
Zv.kryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho, përshëndeti marrëveshjet e nënshkruara të enjten në Samitin e Procesit të Berlinit, duke e quajtur të vetmen nismë serioze për integrimin e vendit. Në një deklaratë për mediat, Nesho tha se nisma Procesi i Berlnit ka siguruar ndihmë konkrete për ballkanin Perëndimor, siç ishte mbështetja për krizën energjetike që u dha nga BE.
-
VIDEO
Veliaj: Kartë sociale me shërbime falas edhe për të moshuarit
Ai ndau një lajm të mirë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë në kohë krize, si krijimi i një karte sociale për të moshuarit. Sipas Veliajt, këto janë shtresat më vulnerabël të shoqërisë, që kanë nevojë për ‘dorën mbështetëse’ të qeverisë dhe bashkisë
-
VIDEO
I riu në Tropojë i kërkon ta fusë në punë, Rama: Nuk bëhet me parti, krushqi dhe ryshfet
Gjatë takimit me të rinjtë në Tropojë, Edi Rama, është përballur me një djalë të ri i cili kishte mbaruar për infermieri dhe kishte dalë i pari në provimin e licencës, por ishte i papunë.
Ai i kërkoi kryeministrit që t’i gjejë një vend pune, por Rama iu përgjigj: “Rekrutimi i infermierëve bëhet përmes portalit. Nuk ka një rrugë tjetër. Ne nuk marrim prej vitesh infermierë për dore që t’i çojmë në punë. Kjo ndodhte më përpara, bëhej me parti, me krushqi, me ryshfet, nuk ndodh më. Kjo ndodh përmes portalit.
Për fat të mirë ne nuk kemi mungesë burimesh njerëzore, megjithëse ka plot vajza e djem që mbarojnë për infermieri dhe ikin në Gjermani. Ne nuk kemi mungesë akoma deri tani, kemi në listë pritje për punë mjaftueshëm ende. Në qoftë se ju jeni regjistruar në portal, keni bërë hapin e parë. Në momentin që do bëhet provimi, do marrësh pikët, pas pikëve do marrësh edhe vendin e punës. Jam i bindur që duke qenë këtu ke më shumë shanse të punosh këtu.
Nëse do ishe në Tiranë, ka më shumë kandidatë për më pak vende, edhe mund të të thoshin je në Tiranë shko puno në Tropojë, ndërkohë që ti je këtu në Tropojë, në qoftë se do marrësh pikët e nevojshme, do punosh në Tropojë dhe kjo gjë do ndodhë sapo të bëhet konkursi, kështu që është punë javësh apo muajsh. Ke bërë shumë punë që je në portal dhe do hysh në punë patjetër”, është shprehur Rama
-
VIDEO
Rama nxjerr nga takimi në Tropojë qytetarin: Përcilleni tani! E mbarove detyrën e ‘Foltores’
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë nga takimi një qytetar. Rama fliste për paratë ruse në PD, e ndërsa qytetari fliste nga vendi, Për pasojë ai e nxori jashtë.
“Merreni përcilleni tani, e mbarove detyrën, mbajeni se po e lëshuar nuk ecën vetë”, tha Rama.
-
VIDEO
Ku i gjen paratë për takimet? Berisha: Mbahen në ambiente që jepen falas nga bashkitë! Rama e Kim presion kryebashkiakëve, e turpshme
Sali Berisha ka deklaruar se takimet e tij në qytete ka qenë falas, duke përjashtuar sipas tij disa takime që i ka pasur në hotel. Ndonës e pranon që ka pasur takime në hotel, nuk ka dhënë një shifër se sa kanë kushtuar ato dhe ku i ka marrë lekët, duke qenë se financat i ka pala tjetër.