-
VIDEO
Rama: Nuk ju kërkon askush të më doni apo të votoni PS, por nëse keni respekt për veten mos ndiqni Metën dhe Berishën! Rublat janë ende në politikën shqiptare
Kreu i qeverisë nuk ka kursyer komentet për opozitën duke i dhënë një mesazh të gjithë shqiptarëve që mendojnë se Edi Rama dhe PS nuk do e çojnë vendin përpara. Në ‘Real Story’, Rama u shpreh se duhet të gjejnë një forcë tjetër për të ndjekur, jo Berishën dhe Metën.
“Vetëm këtu mund të ndodhë që forcat që i thonë vetes opozitë të ekzaltohen që informacionet e nxjerra nga hakerat, aspak dashamirës, armiqësor ndaj vendit tonë, në pikën që pa bërë asnjë verifikim, pa marrë asnjë minutë hidhen përpjetë e flasin për 22 mln euro të shpenzuara me chartera. Për rublat nuk e them vetëm unë.
Unë e them kur kjo doli në media dhe përgjigja u dha jo vetëm nga aleanca e rublave në PD, por edhe nga analistë e opinionistë të reshtuar në frontin e urrejtjes që ishte sajesë e imja dhe papritur doli në raportin e Shërbimit Sekret Amerikan që paratë ruse janë hedhur për të rrëzuar PS. Edhe mënyra si është administruar më pas duke ja hedhur fajin njëri-tjetrit, konfirmon që rublat janë në lojë në politikën shqiptare dhe jo vetëm.
Jam i bindur që shqiptarët do ta mësojnë këtë gjë, por i them se askush nuk ju kërkon të doni mezor Edi Ramën apo të votoni mezor PS apo të bëheni të vetëdijshëm që është e vetmja forcë që e çon vendin përpara, ama zgjidhni të tjerë. Shqiptarët që kanë respekt për veten s’mund të jetë ndjekës i personazheve të tilla, një i shpallur non grata, nga një ish president që kam patur bashkëpunim. Sot lufta e mohuar nga këta e nxjerr që është diçka më e rëndë. Si mund të bëhemi kaq qesharak e të parespektueshëm duke i dhënë akoma kredite një personazhi që gënjen sa herë hap gojën”, tha Rama.
-
VIDEO
A do jesh në zyrë më 12 nëntor?! Rama përgjigjet në Report Tv: Po shkruajmë këngën e re të ‘Oso Kukës’ këtu?! E papranueshme kjo gjuhë
Në bisedën me gazetarin Sokol Balla në Report Tv Rama u pyet edhe për protestën e opozitës të paralajmëruar më 12 nëntor dhe deklaratat nga Paloka dhe të tjerë se atë ditë do të futen në kryeministri.
“Këta e mendojnë raportin me përfaqësimin dhe mandatin qeverisë si një raport me paralajmërime dhe kërcënimesh në këto kohë që është shumë specifike për të gjithë bashkësinë euro atlantike të cilës i përkasin. Këta meritojnë neveri dhe asgjë tjetër. Janë thjesht ferra në këmbët e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, i komentoi Rama deklaratat e opozitës.
Ndërsa i pyetur nëse do të jetë në zyrë atë ditë, Rama u përgjigj se “nuk jemi këtu duke shkruar këngën e re të Oso Kukës por jemi në një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mendohet në këto terma që ‘a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ia lësh hasmit’. Kjo gjuhë është e papranueshme”.
-
VIDEO
Opozita e Berishës dhe Metës/ Rama: S’janë kundërshtarët e mi, por të shqiptarëve! Po ndjekin interesat e Kremlinit
Opozitën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar jo si kundërshtarët të tij, por të interesave të shqiptarëve. I ftuar në ‘Real Story’, kreu i qeverisë tha se kjo opozitë po bën në Shqipëri gjithçka që Kremlini dëshiron.
“Nuk janë kundërshtarët e mi, por kundër interesave të shqiptarëve, edhe faktet e kanë treguar lidhja e tyre me paratë ruse nuk është një hipotezë, por është një fakt dhe është një lidhje që nuk është shkëputur, qasja, mënyra dhe argumentet dhe përpjekja për të turbulluar me gjithçka Kremlini dëshiron të ndodh në Shqipëri dhe ka një harmoni se si përgatiten gjërat me forca të ngjashme në vendet e tjera, shqiptarëve që janë shqiptar nuk u takon të kenë asnjë ligje me Kremlinin, por këta e kanë”, tha Rama.
-
VIDEO
Fasha 800 kWh? Rama në Report Tv: Familjet paguajnë vetëm 20% të faturës së tyre, 80% e paguan Qeveria si ‘mburojë’ financiare
Rama e riktheksoi qëllimin e Qeverisë për të mbrojtur konsumatorët familjarë në këtë krizë energjetike, ndërkohë që e përsëriti deklaratën se do të jetë Qeveria ajo që do të vendosë ose jo fashën 800 kWH.
“ERE nuk ka asnjë detyrë dhe të drejtë vtë vendosë fashën. Fashat vendosen bazuar në një politikë të qeverisë. Ne kemi vendosur një mburojë financiare për familjarët dhe biznesin e vogël. Nga faturat që i shkon atyre në shtëpi 20% i paguajnë familjarët dhe 80% i paguan Qeveria. Pothuajse i njëjti raport vlen edhe për biznesin e vogël. Dhe kjo s’ka të bëjë me ERE-n, që vendon çmimin real. Synimi është që të nxisim kursimin”, tha Rama i ftuar në ‘Real Story’ në Report Tv.
“E rëndësishme me shqiptarët është që të mos i gënjesh dhe të ndash me ta të vërteta. E rëndësishme është që ne nuk e kemi zgjedhur këtë luftë dhe kjo nuk ka të bëjë me ne. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës nuk ka qëllim fundor Ukrainën, por është sebepi për të gjunjëzuar perëndimin”, vijoi ai.
-
VIDEO
Rama në Real Story: E pakundërshtueshme që Shqipëria ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare! E ka marrë me krenari dhe meritë
Kryeministri Rama tha sonte në ‘Real Story’ në Report Tv se është e qartë tashmë që vendi ka fituar një respekt shumë të më madh ndërkombëtarisht. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se Qeveria e ka kërkuar respektin me punë dhe me meritë.
“Së pari është e vërtetë dhe e kot të kundërshtohet se sot Shqipëria trajtohet me shumë më tepër respekt dhe nuk besoj se shumëkush e ka imagjinuar që Shqipëria do të ishte vendi ku më 6 dhjetor do të mblidhen të gjithë liderët e vendeve të BE-së apo që edhe të mblidhet këtu vitin e ardhshëm edhe Samiti i Procesit të Berlinit. Ne japim respekt dhe kërkojmë respekt. Pra kemi ndryshuar qasjen. Këto janë edhe reflektime të qasjeve që janë arritur nga Shqipëria, që këtu errësohen nga arsye që s’ka nevojë të humbasim kohë t’i komentojmë. Këto arsye janë në syrin e të gjithë të huajve”, tha Rama në bisedën me gazetarin Sokol Balla.
-
VIDEO
Fluksi i emigrantëve në Britani, Rama: Trendi do balancohet! Do ketë më shumë kthime shqiptarësh se sa ikje
Kryeministri Edi Rama ka komentuar fluksin e emigrantëve drejt Britanisë duke thënë se ka besim që ky trend do të balancohet dhe të gjithë shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë, do të kthehen sërish. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, thotë se do të ndikojnë faktorë të ndryshëm që do të përmirësojnë jetën në Shqipëri.
-
VIDEO
Dështim i negociatave? Spaho në Report Tv: Ka ende shpresë! Edhe në grupin parlamentar do të marrim shumicën
Kur kanë mbetur rreth 7 muaj nga zgjedhjet vendore, demokratët kanë shpresa se deri atëherë mund të arrihet një marrëveshje për të dalë me një kandidat të përbashkët. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se ka shpresa për një vendim racional.
-
VIDEO
Integrimi i rajonit/ Scholz: Të zgjidhen konfliktet! Von der Leyen: Fryn një erë e re në Evropë! Rama: Ecim para, nuk duam ‘tolerime’
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konsideruar bashkëpunimin dhe zgjidhjen e konflikteve mes vendeve si elementin kyç për ecurinë drejt Bashkimit Evropian është tejkalimi i konflikteve.
“Konfliktet dypalëshe që ekzistojnë duhen zgjidhur, duhet të tejkalohen. Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm kur bëhet fjalë për proceset e negociatave. Sa i takon Serbisë dhe Kosovës, duhet të themi se duhet arritur një marrëveshje. Ne po bëjmë të pamundurën që të ketë diçka të tilla. Shpresojmë që shumë shpejt të dyja qeveritë të ecin para. Duhet durim dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi një rezultat konkret”, tha ai.
Komisionerja Ursula von der Leyen tha se procesi po ecën me reforma dhe se një ere e re po frynë në Evropë.
-
VIDEO
Rama: Procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar, ju mirëpresim vitin e ardhshëm në Tiranë
Kryeministri Rama tha nga Brukseli sot se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar. Ai tha se firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm shumë i mirë.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Von der Leyen: KE do japë 1 mld euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor, 500 mln euro në janar
Komsioni Europain do të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për krizën energjetike. Presidentja e Komsionit Europian, Ursula von der leyen tha se do të japin 1 mld euro për Ballkanin në formën e granteve. 500 mln euro do të miratohen në dhjetor dhe do t’i jepen 6 vendeve në muajin janar për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset. Ndërkohë, 500 mln euro do të jepen për investime në infrastrukturën energjetike.
-
VIDEO
Samiti i Procesi i Berlinit, kancelari gjerman Scholz: Vendet e Ballkanit po tregojnë seriozitet! Von der Leyen: 1 mld euro Ballkanit për krizën energjetike
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz vlerësoi seriozitietin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve. Kancelari theksoi se ky bashkëpunim na mban më të fortë dhe të bashkuar.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Shabani për Report TV: ‘Nisma Thurje’ synon Këshillat Bashkiakë! Duhet një alternativë e re, Meta, Berisha e Rama ofertë e vjetër
‘Nisma Thurje’ do të garojë në këto zgjedhje me synimin për të fituar në Këshilla Bashkiak. Drejtuesi i Nismës Thurje, në një intervistë për Report Tv tregon se sipas statutit të partisë, mund të futen në zgjedhje vetëm pasi të sigurojnë 1% të firmave të zgjedhësve në zonat ku ata do të garojnë/