-
VIDEO
Bashkim në PD? Ndahet më 6 nëntor! Noka për Report Tv: Ja kur mbajmë primaret në Tiranë, Elbasan e Durrës! Konfirmon Këlliçin për garën në kryeqytet
6 nëntori, që përkon edhe me afatin e fundit të regjistrimit te kandidateve për primare, do të jetë dita kur demokratët do të zbulojnë nëse do të dalin të bashkuar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Flamur Noka thotë për Report Tv se kandidati i Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës do të mbahen në nëntor. Për këtë të fundit konfirmon emrin e Belind Këlliçit duke e quajtur potencial për kandidat për kreun e bashkisë.
-
VIDEO
Ngjela në Report Tv: Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, Rama do e ketë të vështirë qeverisjen! Do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh
“Nëse Sali Berisha tërhiqet nga PD, do ketë zgjedhje të reja pas 4 muajsh”. Këtë paralajmëroi avokati Spartak Ngjela duke thënë se bashkimi i PD pa Saliun do ia vështirësonte qeverisjen Edi Ramës.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Meta takim me Berishën: Fusim kandidatët tanë në primare, nesër firmosim marrëveshjen
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, Partia e Lirisë dhe Komisioni i Rithemelimi do të bashkëpunojnë për zgjedhjet vendore 2023. Ditën e nesërme, Ilir Meta dhe Sali Berisha do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit, sipas së cilës Partia e Lirisë do të fusë kandidatë në procesin e primareve që po zhvillon Berisha.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron: Do rrëzojmë regjimin e Edi Ramës me protesta! Do i japim përgjigjen e merituar! Po bien sirenat e alarmit
“Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.
-
VIDEO
Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës
I papërmbajtur ishte Ilir Meta sot në konferencën për mediat kur u pyet për dosjet e ish-sigurimit.
“O Edi Rama o Lepurush. Të ishe bashkëpunëtor ti e di shumë mirë si duhet të ishe. Mos merr mendtë e A. H që do të përfundojnë edhe më keq se Klareta. Ti duhet të vish në çdo studio që do dhe do të marrësh edhe atë punonjësin e ish-sigurimit të shtetit, më të gjitha gjeneralitetit e tij, dhe pastaj ti i dashur mund të kërkosh çdo gjë nga Ilir Meta. O djali i Kristaq Ramës, ne do të shporrim me poezinë e Havzi Nelës, me poezinë ‘Liri a vdekje’”, iu drejtua Meta Kryeministrit.
-
VIDEO
Meta: Berisha mban përgjegjësinë për primaret, procesi i vonuar! Kandidatët që dëmtojnë kolegët, përjashtohen nga gara
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se i respekton primaret e Sali Berishës, por i ka theksuar se është procesi është i vonuar. Megjithatë tregon se ish kryeministrit i ka theksuar se mban përgjegjësinë për këtë proces dhe i ka bërë të qartë se kandidatët që përpiqen të dëmtojnë kolegët, duhet të përjashtohen nga gara.
“Unë kam lavdëruar gjithmonë primaret dhe kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz ku vetë fakti që vulën e PD e mban në xhep Edi Rama dhe e përdor kundër opozitës është një rast shumë i qartë dhe flagrant për të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë dhe socialistët e ndershëm. Kam thënë se e mban Sali Berisha përgjegjësinë. Shqiptarët presin fitoren prandaj mban përgjegjësinë se ai e ka ideuar dhe e ka nisur. Është process i vonuar, duhet ti kishte marrë masat më para megjithatë duhet të bëjë cdo gjë që kjo cështje të zgjidhet sa më parë se kmei një regjim patronazhist, të dhunshëm. Cdo kandidat që përpiqet të dëmtojë kolegun brenda primareve, duhet të përjashtohet nga gara”, tha Meta.
-
VIDEO
Meta kërcënon Ramën dhe Bashën: Do të përfundojnë si Musolini me dashnoren e tij Klareta (Të ekzekutuar)! Do ia fus ligjet për ‘despiunizimin’ atje ku i shijojnë
I ashpër ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kur u pyet sot për mundësinë e largimit nga politika pas miratimit të ligjeve për verifikimin e politikanëve si spiunë. Ai kërcënoi Kryeminsitrin Rama dhe Lulzim Bashën, të ciliët i quajti 'Musolini dhe dashnorja e tij Klareta', duke thënë se do të përfundojnë si këta të dy. Musolini dhe Klareta u ekzekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
-
VIDEO
Debatet në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku: Mbledhje anti-kushtetuese, nëse nuk përsëritet çojmë buxhetin 2023 në Gjykatë Kushtetuese
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tbaaku ka paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatë Kushtetuese buxhetin e shtetit për vitin 2023. Kjo deklaratë e Tabakut erdhi pas përplasjes në komisionin e Ekonomisë, ku ministrja e financave Delina Ibrahimaj po prezanton projekt buxhetin.
Por Tabaku shprehet se nuk mund të prezantohet projket buxheti pa ligjet fiskale. Nga ana tjetër PS këmbëngul se sot është vetëm prezantimi i projekt buxhetit ndërsa nesër do prezantohet paketa fiskale.
Tabaku tha se nëse kjo mbledhje nuk përsëritet do e dërgojnë buxhetin në Gjykatën Kushtetuese.
-
VIDEO
Zgjedhjet për Avokatin e Popullit, Alibeaj zbulon kandidatët e PD (EMRAT)
TIRANË- Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj janë kandidaturat e Partisë Demokratike për zgjedhjet për Avokatin e Popullit. Emri janë bërë me dije nga kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili tha në ditët në vijim do të paraqesin edhe gjendjen për ta.
-
VIDEO
Vetting në polici vetëm për 'shefat', ndryshimet diskutohen te 'Ligjet'! Zv. ministri Andi Maila: Vettingu në drejtësi, i paplotë pa atë te 'uniformat blu'
Në majin e këtij viti Qeveria njoftoi tërheqjen nga vetting-u i plotë në Policinë e Shtetit dhe paraqiti një draft me ndryshime, të cilat shfuqizojnë zyrtarisht institucionet e vetting-ut, Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, i cili nuk hyri asnjëherë në funksion për gradat e ulëta.
-
VIDEO
Në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët, nesër firmoset marrëveshja e Rithemelimit me Partinë e Lirisë! Meta: Respektojmë primaret e Berishës
Nesër do të firmoset marrëveshja e Rithemelimit me Partinë e Lirisë për daljen në zgjedhjet vendore të 14 majit me kandidat të përbashkët. Po ashtu, do të përcaktojnë edhe datën e protestës së ardhshme kombëtare që do të mbajnë.
Në një konferencë për mediat, pas takimit me Sali Berishën për 30 minuta, Meta u shpreh se në ato zona ku Partia e Lirisë vlerëson se do të ketë kandidatë potencialë, do ti fusë në primaret që po organizon Partia Demokratike.
-
VIDEO
SHBA: Institucionet shqiptare të hetojnë Berishën, u shpall ‘Non Grata’ për korrupsion madhor! Kemi prova! Deklaratat e Kim, qëndrime të DASH
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje institucioneve shqiptare që ta shqyrtojnë ‘Non Gratën’ e Sali Berishës, pasi ka prova se ka kryer korrupsion madhor. Thirrje i është bërë edhe demokratëve për të mos pranuar në krye të tyre një politikan që janë përcaktuar nga DASH të korruptuar.