-
VIDEO
Turi në Ballkan/ Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa në Tiranë! Pritet nga Rama e Begaj
-
VIDEO
Begaj pret Costa-n në Presidencë, vlerëson mbështetjen e BE-së: Shqipëria nuk ndalet drejt anëtarësimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të hënë në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një takim ku në fokus ishte ecuria e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Turi në Ballkan/ Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa në Tiranë! Pritet nga Rama e Begaj
Në ndalesën e tij në Tiranë, Costa u prit nga kryeministri Edi Rama, rreth orës 11:00. Është parashikuar edhe një konferencë për shtyp në orën 12:15.
-
VIDEO
Rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve/ 5 studio arkitekturore prezantojnë projektet, Rama: Është koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin
Kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse të konkursit, tha se qëllimi final është që kjo ndërtesë madhështore që mbart vlera historike për vendin, të integrohet me kohën, teknologjinë, cilësinë, por gjithmonë duke ruajtur identitetin e saj.
-
VIDEO
‘Zvërneci’- Redi Muçi në Kuvend: Investitorët strategjikë mbijnë nga dheu! Uniforma e Policisë e përdhosur, stepet para dhunës së bandave ndaj qytetarëve
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, është shprehur se uniforma e Policisë së Shtetit është përdhosur deri në atë pikë, sa nuk ka forcë të reagojë përballë banditëve e kriminelëve.
-
VIDEO
Dhuna në Zvërnec, Leskaj: Fajtor kryeministri Rama, gjeneroi ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura! Dënoj qëndrimin e qarqeve politike e mediatike greke
Deputeti i Vlorës i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama është fajtore për përplasjet e ditëve të fundit në Zvërnec.
-
VIDEO
Syri ‘hesht’ për Zvërnecin, Berisha mbron investimet e huaja! Mediat: Artur Shehu pronar i tokave në kohën e PD, fijet që e lidhin me Berishën
Mbrojtja që Berisha i bëri sot investimeve të huaja, bëhet kuptimplotë kur i vendos përballë qëndrimin e Cim Pekës, pronarit në letra të televizonit të familjes së tij, Syri Tv, se protestat në Zvërnec i nxit Rama. Mediat përmendin Artur Shehun pas pronave të Zvërnecit, i cili kur Berisha qeveriste vendin si President, është bërë pronar i madh tokash
-
VIDEO
Protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Kush e ka kërcënuar natyrën? Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit
Nga Berati, kryeministri Edi Rama foli sërish për projektin në Zvërnec, duke thënë se investime të tilla do i donte çdo vend. Rama theksoi se nuk kërcënohet natyra, pasi Pishë-Poro është zonë e mbrojtur e kategorisë 5, por që lejon zhvillimin e ndërtimeve.
-
VIDEO
35-vjetori i PS, Demo nga Berati: Kjo parti që troket Shqipërinë më afër BE është bërë falë Edi Ramës
Turi i takimeve në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, vijoi këtë herë në qyetin e Beratit. Në fjalën hapëse Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor, Ervin Demo, shprehu mirënjohjen për të gjithë socialistët që kanë kontribuar në rrugëtimin e këtyre 35-viteve të PS.
-
VIDEO
Kuvend/ Berisha mbron investimin në Zvërnec pas 2 ditësh heshtje: Më seriozi në Shqipëri 13 vitet e fundit! Balla: Do të realizohet, komshiu e ka zili komshiun
Kreu i Partisë Demokratike, e cilësoi investimin e planifikuar ndër më seriozët që Shqipëria ka njohur në 13 vitet e fundit, por tha se Partia Socialiste po tenton të pengojë realizimin e tij.
-
VIDEO
Protestat kundër resortit në Zvërnec, Denaj: Çështja e tokave i përket gjykatave, jo Parlamentit! Shqipëria ka nevojë për turizëm elitar
Kryetare e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, Anila Denaj, është shprehur se Shqipëria sot ka nevojë për turizmin elitar.
Komentet Denaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po diskutohej mbi ndërtimin e resortit turistik në Zvërnec, projekt që po kundërshtohet fuqishëm nga banorët e zonës dhe qytetarët.
Denaj shtoi gjithashtu se çështja e pronave nuk është çështje për t’u diskutuar dhe për të marrë ‘vëmendjen’ e seancës plenare, por sipas saj, është çështje për t’u shqyrtuar në gjykatë.
-
VIDEO
‘Moj parti ta lumsha synin’- Alizoti: Pas vendeve të bukura në Shqipëri, del një njeri me pushtet! Rama sot shfaqi frikë nga protestat qytetare
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka si qëllim ndarjen e Shqipërisë.
Komentet Alizoti i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se pas të gjitha vendeve turistike në Shqipëri, qëndron një njeri me pushtet.
Alizoti tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama është një autokrat që i trembet protestave qytetare.
Sipas Alizotit, Rama gjatë fjalimit të sotëm, pas protestave qytetare të këtyre ditëve, shfaqi frikë.