-
VIDEO
Protestat kundër investimit në Zvërnec/ Dule: Protestuesit u dhunuan me urdhër të Edi Ramës, pezulloni projektin deri në sqarimin e pretendimeve mbi pronësinë
Deputeti Vangjel Dule tha sot në Kuvend se dhuna e ushtruar ndaj protesuesve në Zvërnec, nga rojet private, ka qenë e porositur nga vetë kryeministri Edi Rama. Sa i përket pretendimeve të disa qytetarëve se kanë pronësinë e disa sipërfaqeve në zonën ku është planifikuar të ndërtohet resorti, Dule tha se shteti duhet të pezullojë vazhdimin e investimit deri në sqarimin e së vërtetës.
-
VIDEO
Dhuna e rojeve privatë ndaj qytetarëve në Zvërnec, Ina Zhupa: Banditë me kapuçë të zinj i hodhën spray protestuesve e policëve! Shteti i shërben kriminelëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur se pushteti politik në Shqipëri i shërben banditëve.
Komentet Zhupa i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku komentoi mbi dhunën e ushtruar nga rojet privatë ndaj qytetarëve.
Zhupa tha se banditë me maska dhunuan, tërhoqën zvarrë dhe hodhën spraj me piper ndaj qytetarëve, ndërkohë që sipas deputetes, efektivët e Policisë së Shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim.
-
VIDEO
‘Zvërneci’- Braçe nga Kuvendi: Kam denoncuar i pari grabitjen e tokave në Vlorë! Pas 1993, u ndanë me 7501-shin për ata që thonë ‘jam grek’
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shprehur në Kuvend se problemet dhe ngatërresat me pronat në Vlorë, por edhe në gjithë Shqipërinë, kanë nisur që nga viti 1993 me ligjin 7501.
Komentet Braçe i bëri teksa komentoi situatën në Zvërnec, ku banorët vendas kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në zonë, e cila është zonë e mbrojtur.
Braçe tha se procesi i turpshëm i shndërrimit të tokës që ishte fond pyjor, në tokë bujqësore, për t’u ndarë më pas me ligjin 7501 për të gjithë ata që sot sipas deputetit socialist thonë ‘jemi grekë’, ka sjellë këto shqetësime.
-
VIDEO
Protestat kundër investimit në Zvërnec, deputetja Luarasi: Manipulim i orkestruar nga aktorë të lidhur me interesa të huaja
Deputetja socialuste Iris Luarasi nuk e quan rastësi faktin që një sërë personazhesh e faqesh publike flasin një zëri për çështje si investimi në Zvërnec, për të cilën deri pak ditë më parë ishin totalisht indiferentë. Ligjvënësja thotë se një shpjegim mund të jetë orkestrimi i sinkronizuar i tyre nga fuqi jodashamirëse ndaj Shqipërisë.
-
VIDEO
Deputeti socialist shpjegon konfliktin e pronave në Zvërnec dhe mbron projektin 4 miliardë euro: Gjiri i Vlorës mund të bëhet elitar në Mesdhe
Deputeti socialist Ardit Bido ka mbrojtur sot në Kuvend projektin turistik prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec, ndërsa ka argumentuar se protesta përfshinte dy grupe të ndryshme: banorët që kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të pronave dhe kundërshtarët e zhvillimit të zonës. Ai ngriti gjithashtu pyetje për praninë e protestuesve të ardhur nga Greqia dhe deklaratat e Fredi Belerit për Zvërnecin dhe Nartën.
-
VIDEO
Debati për resortin në Zvërnec/ Deputeti Vengu: Shqipëria nuk e ka luksin të humbë investime të tilla, i jep siguri ekonomike vendit
Deputeti socialist Pirro Vengu tha sot kë Kuvend se SHqipëria nuk e ka luksin të përçmojë investime të nivelit si ai që planifikohet të bëhet në Zvërnec dhe i cili parashikohet të kapë vlerën e të paktën 4 milionë eurove.
-
VIDEO
Deputeti i PD kritikon urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për transgjinorët, Spahia: Ky akt është i paligjshëm
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi në Kuvend urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, duke ngritur shqetësime për zbatimin e terapisë hormonale në shërbimin publik shëndetësor. Spahia tha se urdhri është nxjerrë “në mënyrë të fshehtë e tinzare” dhe pyeti ministren se mbi çfarë baze është përcaktuar mosha 14 vjeç për aplikimin e kësaj terapie. Ai kërkoi sqarime për konsultimet e kryera me autoritetet dhe grupet e interesit, duke e cilësuar nismën si të paligjshme dhe me pasoja të pakthyeshme për fëmijët dhe familjet shqiptare. Deputeti demokrat ngriti gjithashtu pyetje mbi nevojën mjekësore të procedurës dhe qëllimin e kësaj iniciative.
-
VIDEO
Protestë në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Kush e ka kërcënuar natyrën? Pishë-Poro zonë e mbrojtur që lejon zhvillimin, investime të tilla do t’i donte çdo vend
Ndërsa në Tiranë protestohet për Zvërnecin, kryeministri Edi Rama foli sërish për investimin nga Berati, duke theksuar edhe njëherë se kjo është zonë e mbrojtur kategoria 5, por që e lejon ndërtimin. Kryeministri tha se askush nuk e ka kërcënuar natyrën dhe biodiversitetin. Ai theksoi se Shqipëria tashmë ka kaluar në një fazë tjetër për të kërkuar turizëm elitar, e investime të tilla theksoi se do t’i donte çdo vend.
-
VIDEO
Rama: Protestuesit bien pre e ca pseudo-myslimanëve që përhapin legjendë që Zvërneci i është shitur Izraelit! Grekët na shqetësohen për mjedisin tonë
Kryeministri Edi Rama në kuadër të 35-vjetorit të PS, nga Berati hodhi poshtë pretendimet se zona e Zvërnecit i është shitur Izraelit, duke i cilësuar ato si teori të rreme që synojnë të krijojnë konfuzion në opinionin publik.
-
VIDEO
'Zvërneci'- Balla: Investimi më i madh në historinë e Shqipërisë, komshiu e ka zili komshiun në raste të tilla! Uron edhe Berishën për 'rizgjedhjen' në krye të PD
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me ironi ka uruar Sali Berishën për rikonfirmimin në krye të PD-së. Nga salla e Kuvendit, Balla foli edhe për investimin që pritet të bëhet në Zvërnec, investim i cili ka nxjerrë në protesta qytetarët.
-
VIDEO
‘Zvërneci’, Rama sulmon Qorin: Zgjidhni, me mua ose Arlindo ‘dritëgjatin’
Gjatë sqarimit të tij lidhur me projektin e Zvërnecit, Rama u tha qytetarëve që nëse kanë të njëjtin qëndrim me kundërshtarët, kjo është zgjedhja e tyre dhe ai “nuk do të vegjetojë.” Në këtë pikë, një fjalë e pati edhe për Sazan Gurin e kryetarin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorin që e quajti ‘dritëgjati.’
-
VIDEO
Dy miqësoret e Kombëtares, Myrto Uzuni: Me Maran mund të luajmë lojë sulmuese! Shehu: Unë luaj ku të më thotë trajneri
TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy miqësoret e muajit qershor. Më 3 qershor kuqezinjtë do të presin Izraelin në 'Air Albania', ndërsa po në Tiranë më 6 qershor do të jetë kundërshtar Luksemburgu.
Ekipi kuqezi është grumbulluar prej të dielës në Tiranë, ndërsa sot në orën 18:00 trajneri i ri Rolando Maran do të drejtojë për herë të parë ekipin. Këtë mesditë nga stadiumi 'Air Albania' përpara medieve dolën Myrto Uzuni dhe Juljan Shehu.