-
VIDEO
“Neni ‘Basha’ ia ndalonte kandidimin”- Salianji ‘sulmon’ Berishën: E ke kthyer PD-në në kotec dhe po e mban me zor!
Ish-deputeti Ervin Salianji akuzoi kryedemokratin Sali Berisha se e ka kthyer PD-në në një kotec pulash (referuar zvogëlimit të kësaj force politike) dhe po e mban atë me zor.
Salianji tha gjithashtu se në bazë të të ashtuquajturit neni 'Basha', Sali Berisha nuk duhet të ishte lejuar për të rikandiduar për kryetar të PD-së në zgjedhjet pa garë të 23 majit, pasi ka humbur në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.
-
VIDEO
Ish-i persekutuari nga regjimi komunist në takimin e Salianjit: Të shpëtojmë PD-në nga Plaku Mere
Altin DalipiAltin, ish i persekutuar nga regjimi komunist, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha, për të cilin tha se ka marrë peng partinë.
Komentet Dalipi i bëri gjatë takimit të organizuar nga ish-deputeti Ervin Salianji në Tiranë, ku tha se fatin e Shqipërisë duhet ta marrë në dorë rinia.
Duke e krahasuar Berishën me personazhin e filmave shqiptarë ‘plaku Mere’, Dalipi tha se PD nuk mund të pretendojë të vijë në pushtet, duke pasur në krye të njëjtat fytyra për 35 vite
-
VIDEO
Mbështetësi i Salianjit kritikon 'elitën' e PD-së për humbjet e zgjedhjeve: Flasin fort në studio televizive, heshtin në përballje reale!
Një nga mbështetësit e ish-deputetit Ervin Salianji ka drejtuar kritika të forta ndaj asaj që e cilësoi si “elitë” të Partisë Demokratike, duke e bërë përgjegjëse për humbjet në zgjedhje.
Gjatë takimit të zhvilluar pranë Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, Orest Berberi tha se opozita nuk humbet vetëm përballë kundërshtarit, por edhe për shkak të gabimeve dhe mungesës së reagimit brenda vetes.
-
VIDEO
Zhvillohet takimi i Salianjit me demokratët në Tiranë, Burgija: PD s’duhet të administrohet si pronë private! Kadiu: S’do ta lejojmë partinë të vdesë
Pranë Sheshit Nënë Tereza në Tiranë po zhvillohet takimi me demokratët i thirrur nga ish-deputeti Ervin Salianji.
Qindra qytetarë janë bashkuar në shesh dhe takimi ka nisur me himnin kombëtar. I pari që e ka marrë fjalën ka qenë Hysen Kadiu, më i votuari i Primareve 2025 në Tiranë.
Kadiu tha par të pranishmëve se kjo lëvizje, e nisur nga Ervin Salianji, ka synim që ta bëjë Partinë Demokratike një forcë politike fituese.
Duke vlerësuar takimin, ai tha se shpresonte që ky tubim të shërbente si kilometri i parë i nisjes për demokratizimin e PD-së.
-
VIDEO
Takimi me demokratët në Tiranë, Salianji: Berisha është autokrati i opozitës, e ka kthyer PD-në në kotec dhe po e mban me zor! Stop emërimeve klienteliste
Për ish-deputetin Ervin Salianji, kryedemokrati Sali Berisha është autokrati që ka marrë peng opozitën në Shqipëri. Teksa kërkoi mbështetje qytetare më të gjerë për lëvizjen e tij, Salianji tha se qëllimi i saj është vetëm fuqizimi dhe kthimi në pushtet i PD-së.
-
VIDEO
35-vjetori i PS/ Rama në Dibër: PD, shkatërroi Shqipërinë kur pati mundësi, sot tenton të shkatërrojë fasadën e kryeministrisë! Si Rrugën e Arbrit, do finalizojmë edhe anëtarësimin në BE
Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim masiv me socialistë të Qarkut Dibër, ku foli për rrugëtimin e PS-së ndër vite, përplasjet politike me Partinë Demokratike dhe objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Zhvillohet takimi i Salianjit me demokratët në Tiranë, Burgija: PD s’duhet të administrohet si pronë private! Kadiu: S’do ta lejojmë partinë të vdesë
Zhvillohet takimi i Salianjit me demokratët në Tiranë, Burgija: PD s’duhet të administrohet si pronë private! Kadiu: S’do ta lejojmë partinë të vdesë
Me qindra qytetarë ishin të pranishëm në ambientet para Akademisë së Arteve në Tiranë, në takimin e organizuar nga ish-deputeti Ervin Salianji në Tiranë.
-
VIDEO
‘Shqiptarët i zhveshën nga pasuria dhe i nxorën në rrugë si skllevër’, Rama nga Dibra: Siç bëmë rrugën e Arbrit, do ta çojmë Shqipërinë në BE
Kryeministri Edi Rama nga Dibra, bëri një paralelizëm mes skemave piramidale të viteve ’90 dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Duke i quajtur piramidat e Sudes, Rama tha se shqiptarët u zhveshën nga pasuria dhe i nxorën në rrugë si skllevër.
-
VIDEO
‘PS mbijetoi në errësirë’, Rama kujton djegien e Gazetës ‘Koha Jonë’ me urdhër të Berishës: E bënë shkrumb e hi, gazetarët i morën zvarrë në polici
Nga Dibra, kryeministri Edi Rama kujtoi masakrën zgjedhor të 1996-ës dhe dhunën e ushtruar nga pushteti i Sali Berishës, kundrejt opozitës socialiste. Rama tha se PS mbijetoi në një errësirë, duke kujtuar edhe djegien e gazetës Koha Jonë më 3 mars 1997. Ndonëse Berishën nuk e përmendi me emër, Rama tha se ata që sot sillen sikur kanë sjellë demokracinë, jo vetëm që redaksinë e gazetës e bënë shkrumb e hi, por dhunuan edhe gazetarët që i çuan në polici zvarrë.
-
VIDEO
Rama u tregon dibranëve prapaskenat e ndërtimit të Rrugës së Arbrit: Gjetëm marrëveshje skandaloze, por Berisha thonte ta mbajmë sa për vota
Gjatë një takimi me socialistë të Qarkut Dibër në sajë të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama u rrëfeu demokratëve prapaskenat e procesit të ndërtimit të Rrugës së Arbrit ndërkohë që në pushtet ishte Sali Berisha.
-
VIDEO
Rama: Fatos Nano u burgos politikisht, kur PS erdhi në pushtet nuk kërkoi revansh, por drejtësi
Në takimin me socialistët në Dibër, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek burgosja politike e Fatos Nanos. Rama tha se PS kur erdhi në pushtet, nuk kërkoi revansh, por nisi një rrugë të vështirë për një shtet të së drejtës, ku burgosjet politike mos të përsëriteshin më kurrë.
-
VIDEO
Rama-socialistëve: Çfarë nuk ka thënë PD-ja për robt e shtëpisë time, unë nuk ua ktheva me të njëjtën gjuhë
Në një takim me socialistë të Dibrës, kryesocialisti dhe kryeminisri Edi Rama theksoi betejat e ashpra që ka pasur me Partinë Demokratike ndër vite, nga e cila nuk ka munguar dhuna sa herë që ajo forcë politike ka qenë në pushtet. Ai tha se PS ka punuar për të çrrënjosur frymën dhe retorikën e urrejtjes partiake dhe politike, në të kundërt të asaj që ka kultivuar PD ndër vite.