-
VIDEO
Protestat në Zvërnec/ Rama: Jam betuar që s’do ju tradhtoj kurrë! Po shfrytëzojnë atdhedashurinë tuaj, është kurth ndaj Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama tha se projekti në Zvërnec do ta bëjë Shqipërinë si vendi me destinacionet më të preferuara në pjesën e Mesdheut. Duke iu drejtuar qytetarëve, Rama thotë se është betuar për të mos i tradhëtuar kurrë dhe se përpjekjet për t’i kthyer kundër qeverisë, është një kurth për PS e kësaj radhe për Shqipërinë.
-
VIDEO
Protesta në Zvërnec, Rama: Projekt 4 miliardë euro, investim i jashtëzakonshëm! Ç’më duhet karrigia nëse duhet të heq dorë nga vizioni për Shqipërinë?
Në sqarimin e tij lidhur me situatën në Zvërnec, Rama tha se ka duruar çdo sulm për shkak të vizionit që ka për Shqipërinë. Kryeministri u shpreh se pa këtë vizion, nuk i nevojiten karrigia e pushteti. Ai tha se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit.
-
VIDEO
Mbledhja e grupit të PS, Rama sqaron projektin e Zvernecit dhe dhunën në protestë
-
VIDEO
Protestat për resortin në Zvërnec dhe dhuna ndaj protestuesve nga rojet private, Rama: Në orën 10:00 sqaroj të vërtetat e projektit
Edi Rama do të zhvillojë sot një konferencë për mediat për të dhënë shpjegime për situatën e tensionuar në Zvërnec. Protestat që kundërshtojnë ndërtimin e resortit në zonën e mbrojtur janë rritur ndërsa e pajustifikueshme mbetet dhuna që një grup rojesh private të ‘Major Security’ kanë ushtruar ndaj qytetarëve
-
VIDEO
Ripërtëritje? Këshilli Kombëtar i PD me besnikët e Berishës! Ikin figurat, i zëvendësojnë Azemi, vajza e Nishanit e Stresi
Ripërtëritje mbeti vetëm slogani i zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar të PD, pasi lista fituese rezulton me emra të vjetër, familjarë e besnikë të kryetarit Berisha, apo edhe ish-ministra e ish-drejtorë të qeverive të tij. Mes anëtarëve të zgjedhur, dy ish-të dënuar. Të rinjtë e afruar në PD, vetëm trashëgimtarët e demokratëve duke larguar figurat historike, kontributorë të partisë dhe njerëz të njohur të artit.
-
VIDEO
35-vjetori i PS/ Klosi në Kukës: Në zgjedhjet e ardhshme, të drejtojmë të tria bashkitë! Do të fitojmë edhe më shumë kur të jemi anëtarë të BE
Blendi Klosi tha se Kukësi është një qark që ka dëshmuar se vullneti e ka mbajtur gjallë këtë forcë politike. Klosi u shpreh se PS i ka shërbyer gjithnjë Shqipërisë dhe askush s’e ka bërë më mirë sesa ajo.
-
VIDEO
'Zvërneci'/ Socialistët dënojnë dhunën: Dënim përgjegjësve! PD hesht, Çim Peka kundër protestës
Deputetët socialistë Erion Braçe, Ardit Bido dhe Briseida Çakërri kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve nga rojet e sigurisë gjatë protestës në Zvërnec dhe kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes. Nga ana tjetër, nga PD nuk ka pasur asnjë reagim, ndërkohë media 'Syri Tv' e familjes Berisha, nuk i ka kushtuar asnjë lajm kësaj ngjarjeje.
-
VIDEO
Protestat për resortin në Zvërnec dhe dhuna ndaj protestuesve nga rojet private, Rama: Nesër në 10:00 sqaroj të vërtetat e projektit! Përgëzime Hitës për masat ndaj policëve indiferentë
Kreu i qeverisë lajmëron se nesër në orën 10:00 do të mbajë një komunikim live për të sqaruar të gjitha aludimet mbi resortin që planifikohet të ndërtohet në Zvërnec.
-
VIDEO
‘Nga 26 maji i përgjakjes së opozitës, te...’- Rama: Albanian Digital Solution, ‘truri’ që do të mirëmbajë sistemet e institucioneve! 1100 aplikime për programet e inovacionit
Kryeministri Edi Rama ka hequr një paralelizëm mes majit të vitit 1996, kur socialistët u dhunuar nga pushteti i Berishës gjatë zgjedhjeve parlamentare e pas tyre dhe momentit në të cilin ndodhet Shqipëria sot, në fazën e fundit të negociatave të anëtarësimit për në BE.
-
VIDEO
Konjufca vlerëson progresin e Shqipërisë drejt BE-së: Është e dyta në radhë për anëtarësim në Bashkimin Europian
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke u shprehur se vendi mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian brenda dy ose tre viteve të ardhshme.
-
VIDEO
Nga Prishtina, Ministri Hoxha rikonfirmon mbështetjen për Kosovën: Mbetet prioritet absolut për Shqipërinë
Kosova mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë. Këtë mesazh përcolli ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë konferencës së përbashkët me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, në Prishtinë.
-
VIDEO
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ Braçe: Kryepolici i Vlorës tentoi të fshehë një vepër penale, indiferenca e policëve përshkallëzoi protestën
Drejtori i Policisë nuk ka gabuar në informacion, por ka tentuar të fshehë një fakt penal, madje të rëndë, thotë Braçe, i cili shton se indiferenca e trupave të Policisë së Shtetit në vendgjarje, ishte shkaktare e përshkallëzimit të situatës.