-
VIDEO
Para turit në Ballkan dhe vizitës në Shqipëri, Presidenti i Këshillit Europian flet për zgjerimin dhe dërgon sinjal për vendet kandidate: Tani është koha për rezultate
Më datë 2 qershor, Costa do të vizitojë Tiranën ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe studentët e Kolegjit të Europës.
-
VIDEO
Hoxha në Prishtinë: Kosova, prioriteti ynë absolut! Kush ju prek juve, cenon Shqipërinë! Konjufca: Na duhet mbështetje për anëtarësimin në NATO e BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, po zhvillon këtë të diel një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur në takime të veçanta nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.
Gjatë paradites, Hoxha u prit fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa më pas zhvilloi takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në vijim të agjendës së tij, ministri shqiptar pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
-
VIDEO
Shqipëria hapi fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE, Rama: Ngjitëm pikën më të lartë deri tani në këtë të përpjetë të mundimshme historike
Në podkastin e tij "Flasim", kreu i qeverisë tha se "është domethënëse që Bashkimi Europian konfirmon faktin e përmbushjes së suksesshme të të gjitha detyrave të deritanishme, pikërisht në ato fusha që lidhen me drejtësinë, me luftën kundër korrupsionit dhe me funksionimin e institucioneve demokratike".
-
VIDEO
Berisha: Kush shkon në takimet e Salianjit, i mbyll hesapet më PD-në! Edhe Hysen Kadia
Sali Berisha reagoi sot për herë të parë lidhur me takimin që Ervin Salianji zhvilloi dje në zemër të Tiranës më demokratë të shumtë.
-
VIDEO
Berisha e pranon: U shkel sërish Statuti i PD-së, lista me kandidatët për Këshillin Kombëtar u vonua
Në përfundim të punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha pranoi se sërish është shkelur Statuti i partisë, kësaj radhe në procesin e publikimit të listave me kandidatë për Këshillin Kombëtar.
-
VIDEO
Kuvendi Kombëtar i PD/ Berisha: Lista e kandidatëve për Këshill, elita politike e Shqipërisë! Ripërtëritja do të përshkojë çdo nivel të partisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Kuvendi Kombëtar i PD-së po zhvillohet në frymën e ripërtëritjes së partisë, ndërsa vlerësoi listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar si ndër më dinjitozet që ka pasur kjo forcë politike.
-
VIDEO
OSBE dorëzon qendrën e parë të çaktivizimit të armëve, Lamallari: Investim që forcon sigurinë dhe afron Shqipërinë me standardet europiane
Prezenca e OSBE në Tiranë i dorëzoi Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit qendrën e çaktivizimit të armëve të vogla e të lehta në Mullet dhe pajisjeve për funksionimin e saj. Ambasadori Michel Tarran, tha se ku është një hap i rëndësishëm në mbështetje të sigurisë publike në Shqipëri.
-
VIDEO
Për herë të parë në Shqipëri, projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje njerëzore sistemeve “AI” me rrezik
Projektligji synon të krijojë ekuilibër mes nxitjes së inovacionit teknologjik dhe mbrojtjes së qytetarëve nga rreziqet që mund të sjellin algoritmet, sistemet automatike të vendimmarrjes dhe modelet gjeneruese të inteligjencës artificiale.
-
VIDEO
Dikur këndonte për Lazaratin, sot funksionar i PD, Stresi: Dua t’i jap mesazhe të rinjve
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, i cili është dhe djali i ish-truprojës së SalI Berishës, synon të zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Kuvendi Kombëtar i PD/ Votohen ndryshimet statutore, zbehen ‘primaret’, kandidatët futen në filtrin e një komisioni! Berisha sulm tjetër ndaj mediave
PD ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar, i cili pason zgjedhjet pa garë për kreun e PD-së. Në Kuvend u votuan ndryshimet në statutin e partisë, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.
-
VIDEO
Rama për akuzat e PD: Çfarë nuk kanë thënë për familjen time e fëmijët e mi, s’do më dëgjoni kurrë t’u përgjigjem! Nga ata na ndan njerëzillëku
Kryeministri Edi Rama nga Lezha komentoi akuzat që Partia Demokratike ka lëshuar në drejtim të tij dhe Partisë Socialiste. Rama tha se pavarësisht të thënave nga opozita, shumë prej të cilave i janë drejtuar dhe familjarëve e fëmijëve, as vetë ai dhe as anëtarë të PS nuk kanë zgjedhur rrugën e hakmarrjes, por atë të qytetarisë evropiane.
-
VIDEO
Statuti i ri i PD hyn në fuqi, Kuvendi miraton ndryshimet! Bardhi: Garanton funksionimin dhe standardet e partisë
Kuvendi i Partisë Demokratike ka votuar sot në parim, nen për nen dhe në tërësi ndryshimet në statutin e partisë.
Në statut mbetet i pandryshuar “neni Basha” çka do të thotë se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast të humbjeje zgjedhore. Në statut është shtuar tashmë një komision që do të seleksionojë kandidaturat për deputet ose kryetar bashkie, dhe do të bëjë një filtër të emrave të cilat më pas do të futen në primare. Pra, në primare nuk shkon kushdo, por kush kalon sitën e këtij komisioni.