-
VIDEO
Këshilli me besnikë, Berisha ‘fshin’ figura historike! Propozon anëtarë dhëndrin, Stresin dhe 2 ish-të dënuar! Ikën Rudina Hajdari, në listë vëllai i saj dhe fëmijët e Nishanit dhe Olldashit
Sali Berisha ka propozuar 260 emra si kandidatë për Këshillin Kombëtar të PD. Vetëm 200 prej tyre do bëhen pjesë e Këshillit, të cilët më pas kanë detyrën të votojnë propozimet e Berishës për ekipin e ri drejtues.
-
VIDEO
Berisha u rizgjodh kryetar i PD, deputeti i CDU s’ka dijeni: ‘thirrje’ delegatëve të votojnë për kreun e ri: Kam një ide se kush mund të jetë, por s’po e them
Deputet i CDU dhe njëherësh raportues për Shqipërinë në Bundestagun Gjerman, mesa duket qartë nuk e di që Sali Berisha është rizgjedhur si kryetar i PD-së një javë më parë. Ai në videomesazhin e shfaqur në Kuvendin e Partisë Demokratike, u thotë delegatëve se sot do të zgjedhin drejtuesin e ri të partisë.
-
VIDEO
‘Kilometri’ që s’ka fund, Berisha delegatëve të Kuvendit: Ramën e kemi futur në rreth të kuq, do ta largojmë me çdo kusht nga pushteti
Kilometrin e fundit, që ka nisur me protestat me një grusht militantësh para kryeministrisë, Sali Berisha e prezantoi edhe para delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Berisha tha se Edi Ramën e kanë vënë në rreth të kuq dhe do ta rrëzojnë me çdo kusht nga pushteti, ndonëse duket se kilometri i fundit i kreut PD nuk paska fund, pasi edhe militantët po rrudhen në ‘rezistencën’ para kryeministrisë.
-
VIDEO
Berisha sulmon mediat nga Kuvendi Kombëtar: Me urdhër të Ramës, demonizojnë opozitën si armikun e brendshëm
Sulmet e drejtpërdrejta për mediat nga Sali Berisha nuk munguan as në Këshillin Kombëtar të PD. Berisha akuzoi mediat se përdoren nga kryeministri Edi Rama për të demonizuar opozitën ai armikun e brendshëm.
-
VIDEO
Berisha para delegatëve të Kuvendit: Rama bëri gjithçka për asgjësimin e PD, por kjo parti s’është për tregti! Rama arrestoi liderët e opozitës
Pas zgjedhjeve pa garë, Sali Berisha ka thirrur delegatët e Kuvendit Kombëtar. Nga aty, sulmoi kryeministrin Edi Rama se ishte ai që ndërmori sulmin për të asgjësuar Partinë Demokratike, duke i marrë vulën. Berisha i tha Ramës se gaboi, pasi PD nuk blihet e as nuk shitet.
-
VIDEO
35-vjetori i PS/ Rama nga Lezha: Jemi si nata me ditën me kundërshtarët politikë, na përçanë në komunistë e antikomunistë! Kush vjen te ne, është në shtëpi
Edi Rama e ka krahasuar PS me kundërshtarët e tij politikë (referuar Partisë Demokratike), duke i cilësuar si përçarës të Shqipërisë, dhunues të interesit kombëtar, si mbështetës të regjimit të Millosheviçit e spastrimit etnik kundër Kosovës.
-
VIDEO
Miratohet Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD
Në Pallatin e Kongreve, po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Me ngritje dore, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD kanë miratuar Komisionin e Drejtimit të Punimeve.
-
VIDEO
Berisha kopjon qeverinë, i nis punimet e Kuvendit me video me AI: Unë jam Skënderbeu, jo ai i Elisës! Kam kushtuar vetëm 100 euro, jo 4 mln sa Diella
Punimet e Kuvendit të Partisë Demokratike nisën me një video të krijuar me inteligjencë artificiale. Për kreativitetin e tij, Berisha u frymëzua nga risitë në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama në fushën e përdorimit të AI. Në fillim të videos u shfaq heroi kombëtar Skënderbeu, përpjekje kjo për të ironizuar Ramën, i cili dikur është cilësuar nga Elisa Spiropali si “Skënderbeu i shqiptarëve”.
-
VIDEO
Komisioni i Venecias në Tiranë/ Berisha: Gati të negociojmë depolitizimin e administratës publike! Balla: Financim partive me standardet e BE
Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias zhvilluan takime në Tiranë me partitë politike për të mbledhur qëndrimet e tyre mbi reformën zgjedhore dhe financimin e partive. Berisha akuzoi mazhorancën për përdorim të fondeve publike në zgjedhje, ndërsa mazhoranca rikonfirmoi angazhimin për një reformë gjithëpërfshirëse.
-
VIDEO
35-vjetori i PS/ Rama në Dibër: PD, shkatërroi Shqipërinë kur pati mundësi, sot tenton të shkatërrojë fasadën e kryeministrisë! Si Rrugën e Arbrit, do finalizojmë edhe anëtarësimin në BE
Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Dibër takimin me socialistët në 35 vjetorin e themelimit të PS-së. Me dibranët ndau momentet më të vështira të partisë duke sjellë në kujtesë burgosjen e liderit historik të saj Fatos Nano, nga Sali Berisha në pushtet. Rama kujtoi edhe betejat e tij të ashpra me PD-në në vite, por theksoi se PS ka ecur në arenën politike gjithmonë duke patur prioritet interesin kombëtar.
-
VIDEO
‘Fund emërimeve klienteliste, promovohen më të dështuarit’- Salianji shpalos alternativën për ringritjen e PD: Duhet një fytyrë tjetër, përtej berishizmit
sh-deputeti Ervin Salianji ka theksuar se PD ka nevojë për një alternativë tjetër, përtej berishizmit.
Gjatë takimit me demokratët në Tiranë, Salianji tha se emërimet klienteliste në PD duhet të marrin fund. Sipas Salianjit, sot në PD promovohen të dështuarit dhe largohen të suksesshmit.
-
VIDEO
Salianji kritikon Berishën dhe kërkon garë në PD: Nuk mund të ketë një kryetar të përjetshëm në Partinë Demokratike
Gjatë takimit që po mban me demokratët në Tiranë, Ervin Salianji tha se PD po reduktohet në një strukturë besnikërie ndaj një individi të vetëm dhe tani është përballë një rruge historike: të vazhdojë tkurrjen siç e kërkon Berisha apo të hapë një kapitull të ri ringritjeje.