-
VIDEO
Komisoni Hetimor i Inceneratorëve, Tabaku: Institucionet kanë kthyer përgjigje pa përgjigje! Nëse nuk reagojnë, do i padis javën e ardhshme
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, njëkohësisht nënkruetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka bërë me dije se një sërë institucionesh nuk kanë sjellë informacionet, ose kanë dhënë një përgjigje pa përgjigje, duke bërë me dije se nëse nuk i sjellin këto javë, do i padisë javën e ardhshme.
-
VIDEO
Presidenca: Kuvendi falsifikoi datën dhe përmbajtjen e urdhrit të Ruçit, që të mund të ishte brenda afateve kohore
Edhe jashtë seancës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, Presidenca ka kundërshtuar provën e re të sjellë nga Kuvendi për urdhrin e ish-kryetarit të Kuvendit atëherë për mbledhjen e seancës plenare. Presidenca thotë se për të qenë brenda afateve Kuvendit ka falsifikuar datën por edhe përmbajtjen e urdhrit të Ruçit.
-
VIDEO
Basha: Kandidatët e Berishës që i ka nxjerrë me logon e LSI, por kanë turp ta tregojnë! Pse nuk sulmon Dakon, Doshin, Rakipin oligarkët? Se janë bashkë
Në takimin me demokratët, Lulzim Basha sulmon Sali Berishën.
"Ai mendon se demokratët dhe Partia Demokratike, nuk duhet të ekzistojnë, në qoftë se nuk e mbrojnë atë. Nuk e mbrojnë, nuk kthehen në një strehë. Kundër kujt? Kundër SHBA-ve të cilët e kanë cilësuar “non grata”. Dhe tani, ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkryetari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, duke bërë çfarë? Duke sharë demokratët! Duke sulmuar kandidatët e partisë demokratike! Por nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë! Ka marrë këto ditë , dhe në veçanti sot, me dhjetëra, edhe dje, me dhjetëra mesazhe, nga demokratë të zemëruar. Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSI-së? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para! E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratike, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësues të vlerave të demokratëve? Njerëz përfaqësues të komuniteteve të tyre! I sulmon ata, por nuk sulmon as Vangjush Dakon, as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, asnjë nga ata! Nuk thotë asnjë fjalë, as për oligarkët, as për bandat. I ka harruar! Kur ka qenë hera e fundit që i ka kujtuar? Jo, i ka harruar! Pse? Dikush tha i duhen! Është më shumë se kaq. Janë bashkë", tha Basha.
-
VIDEO
Debati në Kushtetuese, Presidenca: Meta u thirr në Komision Hetimor me urdhër! Kuvendi: Presidenti refuzoi, na quajti legjitim
Në seancën e sotme në Kushtetuese Presidenca tha se Kuvendi nuk respektoi procedurat për të thirrur Metën në komision hetimore. Sipas Presidencës ky kuvend përdor standard dyfish pas në vitijn 2019 Komisioni për shkarkimin e Presidentit e njoftonte Metën për orën dhe datën,.
-
VIDEO
Zhvillohet seanca e tretë në 'Kushtetuese' për shkarkimin e Metës! Nga 'mprehja e sfurqeve' te 'prerja e dorës', Presidenca jep përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës
Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën publike të radhës për vendimin e Kuvendit lidhur me shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
-
VIDEO
Drejtuesi i PS në Fier prezanton kandidaten e Lushnjës, sulmon opozitën: Kandidatët e Berishës dhe të Bashës janë njësoj, një përzierje midis grateve dhe non-gratave
Nga njësia administrative e Krutjes, drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulat Balla prezantoi kandidaten socialiste për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa. Balla tha se pas këtyre zgjedhjeve Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një menaxhere si Eriselda Sefa dhe se qeveria ka projekte të mëdha për zonën
-
VIDEO
I paregjistruar nga KQZ por Berisha del në fushatë, nuk mban 'premtimin', sulmon kandidatët e Bashës: Luan Hoti kishte frikë nga vota juaj, zgjodhi Lul Bravën
DURRËS- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve la jashtë Kolicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Sali Berishën, por kjo nuk e ka penguar atë që të nis fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit. Nga Sukthi, Sali Berisha prezantoi kandidatin e LSI-së dhe PDK-së, Ardian Mukën, por duke përdorur simbolet e Partisë Demokratike.
Pavarësisht se kishte premtuar se nuk do të sulmonte asnjë nga kandidatët e Luzlim Bashës, Berisha e theu premtim duke thumbuar Luan Hotin.
-
VIDEO
PD s'do koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', e ankimon në KAS: E paqartë se kush do propozojë kandidatët! U përdorën simbolet tona, kërkesa u dorëzua para se të regjistroheshin si parti
Edhe pse Sali Berisha u përjashtua dje nga KQZ si pjesë e koalicionit 'Shtëpia e lirisë' duke mbetur vetëm LSI dhe PDK, vendimi nuk ka kënaqur Partinë Demokratike, e cila ka dërguar sot ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin duke i parashtruar 3 argumente.
-
VIDEO
Tahiri në burg, PD-ja nxjerr videon: Rama e lavdëronte se ka qenë i kapur vetë kokë e këmbë’ nga krimi
Partia Demokratike ka zgjedhur që të sulmojë kryeministrin Edi Rama, përmes Saimir Tahirit, ky i fundit i dënuar një ditë më parë e që prej një dite është në burg te 313-ta.
-
VIDEO
Kunj Bashës? Meta: Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do
Ilir Meta, i cili tashmë e ka pranuar se nuk është një president mbi palët, është rreshtuar në kampin si një ndër kundërshtarët e fortë të Lulzim Bashës dhe sot ka përçuar një mesazh, i cili duket se i drejtohet vetë kryedemokratit.
-
VIDEO
Kryemadhi me gjimnazistët: Largohuni nga politika se kur bëhet e shëmtuar iu merr peng të ardhmen! Problemet e maturës të njëjta çdo vit, fajin e kemi ne
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me ekipin e Gjeneratës për ndryshim me gjimnazistë të Tiranës u shpreh se për një kohë të gjatë problemet e maturantëve janë të njëjta dhe fajtore për këtë është politika.
-
VIDEO
Salianji: Dënimi i Tahirit, prova se Shqipëria nën qeverisjen e Ramës u kthye në parajsën e drogës
Dënimi i ministrit të Brendshëm më të vlerësuar e më të përkëdhelur të Edi Ramës, është prova e plotë dhe e madhe se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës. Nën drejtimin e Tahirit dhe me bekimin e Edi Ramës, skenari i kanabizimit u bë një realitet i frikshëm duke mbledhur rreth këtij procesi bandat e krimit të organizuar.
E kemi denoncuar me mijëra herë kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e Ramës me krimin, përdorimin e kriminelëve për të grumbulluar vota dhe më pas dorëzimin e sovranitetit të shtetit në duart e bandave dhe krimit të organizuar. Depërtimi I bandave deri në strukturat më të larta të shtetit, abuzimi me pushtetin, dhunimi dhe grabitja e qytetarëve është fakt dhe paralajmëron që dënimi i Tahirit është vetëm fillimi, nisja e rugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin.