-
VIDEO
A do e lirojë zyrën nëse shkarkohet? Meta ja 'plas' të qeshurës: Presidenti ka mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta
Teksa Gjykata Kushtetuese do të shpallë pas një muaji vendimin për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President, ky i fundit nuk duket i shqetësuar mbi këtë fakt. I pyetur nëse do lirojë zyrën nëse shkarkohet, Meta nuk e 'kurseu' të qeshurën, teksa tha se Presidenti mbrohet në mënyrë të veçantë nga Kushtetuta.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e 6 Marsit
Për analistin Lorenc Vangjeli, mundësia që Lulzim Basha të tërhiqet nga zgjedhjet lokale të 6 Marsit është e lartë. Ai tha në ‘Kontrast’ për Report TV se beteja kryesore e kreut të PD-së nuk është me Edi Ramën, por me Sali Berishën.
-
VIDEO
Meta: Posterat e PS gjatë fushatës elektorale ishin sulm i drejtëpërdrejtë ndaj presidentit
Presidenti Ilir Meta në përgjigje të pyetjeve që i janë drejtuar nga Gjykata Kushtetuese, thotë se Edi Rama e ka krahasuar kreun e shtetit gjatë fushatës elektorale me kandidaten Etilda Gjonaj. Ai shton se posterat epërdorur nga PS me figurën e Metës janë në shkelje të ligjit.
-
VIDEO
'Mprihni sfurqet, kush prek votën i pritet dora', Meta: Influencim nga sulmet e PS! Pse shqetësoheshin nëse nuk synonin të preknin votat?
Duke publikuar disa prej pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese dhe përgjigjeve të tij, Presidenti Ilir Meta është ndalur edhe te deklaratat e tij me 'mprehje sfurqesh e sëpatash' para zgjedhjeve të 25 prillit.
-
VIDEO
Pritet vendimi për shkarkimin, Meta presion 'Kushtetueses': S'shpëtoni dot nga llogaridhënia! Mprehja e sfurqeve? E provokuar nga PS! Me metaforat të merren gjuhëtarët, jo Kushtetuta
Kërcënime ndaj Gjykatës Kushtetuese, akuza ndaj diplomatëve të huaj e 'sqarime' për deklarata e forta para zgjedhjeve të 25 prillit ishin disa nga përgjigjet e Presidentit Ilir Meta sot para mediave. Meta nuk harroi t'i kujtonte Gjykatës Kushtetuese se do të japë llogari për vendime jo të drejta, ndërsa disa diplomatë të huaj i akuzoi se kanë vënë publikisht në diskutim dekretet e tij.
-
VIDEO
Patozi në Kontrast: Meta do të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë, po përfiton nga pasiguria e 'Kushtetueses'! Prova pse ai është drejt shkarkimit
Për kreun e Bindjes Demokratike, mazhoranca por edhe vetë Ilir Meta nuk janë të interesuar për shkarkimin e kreut të shtetit nga Gjykata Kushtetuese. Për ‘Kontrast’ në Report TV, Astrit Patozi tha se Meta kërkon të ruajë kultin e pandëshkueshmërisë në politikë dhe për këtë arsye aq më pak ai vetë do të donte të bëhej shembull.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme, Mediu në Report Tv: Opozita të bashkohet për 6 marsin! Përplasjet në selinë blu në favor të qeverisë! Duhen zgjedhje brenda PD
Mediu deklaroi se për krizën e opozitës, sa më shpejt të marrë fund kjo situatë, do jetë më mirë për Shqipërinë. Nëse mund të gjendet një pikë e përbashkët mes Berishës dhe Bashës për të zgjidhur krizën në kampin blu, Mediu është i mendimit se ka ende hapësirë për të gjetur një zgjidhje.
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës, Presidenca publikon dokumentet: Si falsifikoi Kuvendi datën e urdhrit për thirrjen e seancës plenare për të plotësuar afatet
Këshilltari Ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, ka dalë edhe një herë sot pasdite në një konferencë për mediat për të shpjeguar edhe një herë atë që ai e cilëson si një falsifikim dokumenti që është bërë sipas tij nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
-
VIDEO
Bashkëpunimi me universitetet në Itali, Rama takim me rektorët e Universitetit të Romës: Do të rrisim numrin e mjekëve dhe të infermierëve! Sfidë e përbashkët frenimi i largimit të të rinjve
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar me ministren për Arsimin, Evis Kushin, po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali në kuadër të bashkëpunimit për universitetet. Kreu i qeverisë në Viterbo, Romë, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare, rritur shkëmbimet mes stafeve akademike, bashkuar programe për diploma të dyfishta.
-
VIDEO
Rama takim me rektorët e Universitetit në Romë: Do të rrisim numrin e mjekëve dhe të infermierëve! Sfidë e përbashkët frenimi i largimit të të rinjve
Kryeministri Edi Rama nga Italia tha se sfidë e përbashkët mes dy shteteve mbetet largimi i të rinjve. Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve tona dhe atyre në Itali, Rama vuri theksin e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë. Sipas Ramës kjo është një temë që ngjall interes, pasi është një sektor ku fare qartë edhe në Itali, ndihet nevoja jo vetëm, për të frenuar studentët, por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë në vende që janë më pak tërheqëse.
-
VIDEO
Mbyllet seanca për shkarkimin e Metës, Balla: Të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, njëkohësisht përfaqësuesi i mazhorancës në Gjykatën Kushtetuese, Taulant Balla pas mbylljes së seancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, tha se duhet të respektohet pavarësia e vendimmarrjes së GJK-së.
‘Kemi detyrimin që është mbyllur procesi i gjykimit. Në duhet të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Nga momenti i përfundimit të procesit të gjithë kemi detyrimin përfshirë presidentin e Republikës, deri sa GJK brenda afatit 30 ditor të shprehet. Ka qenë një proces shumë i mirë dhe i shëndetshme kushtetuese për cilësinë e demokracisë në Shqipëri.'- tha Balla.
-
VIDEO
Beqiri në Report Tv: Meta nuk përfaqëson unitetin e shqiptarëve, të shkarkohet! Ende me ‘kostumin’ e të parit të vendit dhe bën koalicione! Vendimi për Tahirin mistrecllëk
Avokati Idajet Beqiri tha për Report Tv se Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, duke mos përfaqësuar unitetin e shqiptarëve që është edhe detyra e tij më themelore, ndërsa shtoi se meriton të shkarkohet.
Ai tha se shqiptarët ndihen të turpëruar dhe se de facto ne nuk e kemi presidentin. Avokati me tone të ashpra kujtoi koalicionin "Berisha-LSI", duke thënë se është e papranueshme që Meta të bëjë veprime të tilla politike, në një kohë kur është ende “i veshur me kosutumin" e kryetarit të shtetit.