-
VIDEO
Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias mbërrin në kryeministri, Rama s'e pret në hyrje! Takim edhe me Nufin
Qëllimi kryesor i vizitës është rikthimi i negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit. Mediat greke e kanë komentuar si një shfrytëzim momenti nga Athina e Tirana lidhur me marrëdhëniet e tyre për të zgjidhur çështjen e mbetur pezull prej vitesh.
-
VIDEO
Bizneset shqiptare drejt integrimit europian, Tabaku ngre alarmin: Vetëm 15% janë gati të përballojnë standardet dhe kostot që kërkon tregu i BE-së
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot shqetësimin për përgatitjen e dobët të bizneseve shqiptare për integrimin në Bashkimin Europian, pikërisht në momentin kur qeveria po hyn në një tjetër fazë të negociatave pas kalimit të IBAR-it. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thotë se integrimi nuk mund të mbetet vetëm te miratimi i ligjeve në letër, ndërsa bizneset shqiptare nuk janë gati të përballojnë standardet dhe kostot që kërkon tregu europian.
Sipas saj, vetë shoqatat e biznesit pranojnë se vetëm 15% e bizneseve shqiptare, kryesisht ato prodhuese, janë realisht të përgatitura për procesin e integrimit. Pjesa tjetër, sipas Tabakut, rrezikon të mbetet jashtë garës për shkak të kostove të larta dhe mungesës së mbështetjes.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Rizzo: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurive, thelbësore! Lamallari: Shqipëria 2030 u kthen qytetarëve atë që u është marrë
Rizzo tha në konferencën nga “Konfiskimi tek e Mira Publike” se krimi i organizuar mund të luftohet duke goditur në zemër të tij, ndërsa vlerësoi ripërdorimin e pasurive të konfiskuara në dobi të së mirës publike. Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se fuqia ekonomike e krimit është objektiv.
-
VIDEO
Zgjedhje, referendum apo votëbesim?! Procesi hibrid që vë në pikëpyetje vlerën ligjore të riemërimit të Berishës! Asnjë referim në Statutin e PD
Procesi i djeshëm për rikonfirmimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike u zbatua mbi një formulë hibdride që vë në pikëpyetje vlerën ligjore të gjithë procedurës. Pa asnjë referencë në statut PD e shiti si referendum procesin ndërkohë që në fletën e votimit ishte përdorur termi votëbesim. Të dyja këto procese statusi i parashikon ndryshe dhe s’kanë asnjë lidhje me atë që ndodhi të shtunën.
-
VIDEO
SHËNIMET e javës nga Rama: Negociatat e aënëtarsimit në BEtë martën, nis përmbyllja e kapitujve
Në “Shënimet e javës”, kryeministri Edi Rama është shprehur për miratimin e qëndrimit të përbashkët të vendeve anëtare për avancimin e Shqipërisë në një fazë të re të bisedimeve për anëtarësim. Rama tha se ballafaqimi mori kohën e vet, ndërkohë që “molotovarët e Tiranës” gëzoheshin dhe digjnin kryeqytetin.
Ai tha se opozita u gënjye nga “mendja e mbrapshtë” duke iu referuar akuzave të saj për ngecjen e procesit të anëtarësimit. Rama shtoi se Konferenca Ndërqeveritare është vulosja me sukses e fazës hapëse të negociatave.
-
VIDEO
Berisha ngatërron zgjedhjet pa garë të PD me ato parlamentare: E keni lënë Ramën pa gjumë
Gjatë fjalimit të ‘fitores’ pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve pa garë të PD, Sali Berisha e trajtoi procesin e brendshëm të partisë sikur do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ai tha se kjo votë e ka lënë pa gjumë kreun e qeverisë, Ramën.
-
VIDEO
‘Votimi më i rëndësishëm’, Berisha ‘frymëzohet’ nga referendumi me 38 mijë vota: Ecim të pamposhtur drejt qëllimeve madhore
Në fjalën e tij pas shpalljes së rezultatit të referendumit për PD, Berisha tha se ky është votimi më i rëndësishëm që nga 1991.
-
VIDEO
Berisha: Demokratët sot kanë votuar PD më të fortë, kështu do të votojnë shqiptarët nesër
Sipas Berishës, 39 441 votuesit e PD kanë zgjedhur PD më të fortë se kurrë në ekzistencën e saj. Madje, është i bindur se me të njëjtën ‘forcë’, shqiptarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
-
VIDEO
Berisha rikonfirmohet pa garë kryetar me 95% të votave: Do mbaj shënim votën e atyre që më dolën kundër! Por merr 17 mijë vota më pak se Basha në 2017!
Sali Berisha rikonfirmohet si kryetar i PD me 37 mijë e 341 vota. Votimi u zhvillua në 77 degët e PD ku u votua në 87 qendra votimi.
-
VIDEO
Shpërthen festa në selinë e Partisë Demokratike, fishekzjarre për rikonfirmimin e Sali Berishës kryetar
Në selinë blu shpërtheu festa dhe fishekzjarret pas konfirmimit të Sali Berishës në krye të PartIsë Demokratike, Sipas deklaratës zyrtare të PD-së, Berisha u konfirmua kryetar me votat e 37 mijë demokratëve.
-
VIDEO
Konferenca e tetë Ndërqeveritare në 26 maj, Hoxha nga Praga: Një tjetër moment historik në procesin e anëtarësimit në BE
Ministri Hoxha riafirmoi se integrimi evropian mbetet zgjedhja strategjike dhe e pakthyeshme e Shqipërisë, duke u ndalur në progresin e rëndësishëm të vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Mbyllet votimi i PD në Sarandë, 181 vota për Berishën, 40 kundër
Referendumi për Berishën është mbyllur me 181 vota pro tij në Sarandë, nga 229 votues në total. 40 votues u shprehën kundër Berishës, 3 vota rezultuan abstenim dhe 5 të pavlefshme.