-
VIDEO
‘Territorialja’/ Komisioni dëgjesë në Dibër, Mazniku: Reforma, vëmendje specifike nga IBAR! Boçi: BE kërkon konsensus, të mos dështojmë si në 2014-ën
Për demokratin Luçiano Boçi, Reforma Territoriale e vitit 2014 ishte një dështim. Ai theksoi se Reforma e re Territoriale që është në diskutim, duhet të miratohet me konsensus mes palëve. Nga ana tjetër, Arbjan Mazniku theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit, ku pushteti vendor dhe 'Territorialja' po marrin një rol kyç në përgatitjen e vendit për anëtarësimin në BE.
-
VIDEO
Qeveria gati të zgjasë subvencionin për transportin publik! Karakaçi: Do të shembet mbikalimi i Rinasit, në 2027-ën nis transporti me tren
Enea Karakaçi tha se qeveria mund të zgjasë subvencionin e naftës për transportin publik nëse kriza e çmimeve vazhdon. Ai shtoi se Shqipëria nuk ka probleme me furnizimin me karburant dhe se po vazhdojnë projektet për Porto Romano, autostradën Tiranë–Durrës dhe trenin elektrik që pritet në 2027.
-
VIDEO
‘Do të shembim mbikalimin e Rinasit’, Karakaçi: Zgjidhet trafiku në rrugën Tiranë-Durrës
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se për të zgjidhur trafikun në aksin Tiranë-Durrës do të shembet mbikalimi i Rinasit për të krijuar një të ri me 4 korsi.
-
VIDEO
‘Integrimi i Ballkanit Perëndimor nevojë strategjike për Europën’, Rama: Shqipëria e do BE dhe do të martohemi
Nga Japonia kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat për integrimin e Shqipërisë në BE, proces që ndodhet në një tjetërfazë pas miratimit të raportit nga Këshilli i BE. Rama tha se Shqipëria e ka dëshmuar që është një partnere e qëndrueshme dhe që e do Europën. “Ne këmbëngulim dhe do të martohemi me BE” tha Rama, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë është një nevojë strategjike për vetë Europën.
-
VIDEO
Rama nga Tokyo: Shqipëria dikur ishte Koreja e Veriut e Europës, sot jemi shoqëria më pro-europiane e kontinentit
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria sot është shoqëria më pro-europiane në kontinent.
Komentet Rama i bëri nga një konferencë në Tokyo, kryeqytetin e Japonisë, ku tha se Shqipëria dikur ka qenë ‘Koreja e Veriut’ e Europës, me mungesë demokracie dhe bashkëpunimi me vendet e tjera.
Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë dhe rrugëtimi drejt Bashkimit Europian, për kryeministrin Edi Rama është një zhvillim shumë i rëndësishëm për të gjithë popullin shqiptar.
Kryeministri gjatë fjalës së tij falënderoi Japoninë për kontributin e dhënë për vendin tonë, gjatë tërmetit të nëntorit 2019, i cili u mori jetën 51 personave në Shqipëri dhe la shumë të tjerë të pastrehë.
-
VIDEO
Integrimi/ Rama nga Tokyo: Të martën konferenca ndërqeveritare, do të 'martohemi' me BE
Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria është sot më pranë se kurrë me Bashkimin Europian. Nga Tokyo, kryeqyteti i Japonisë, Rama tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën e integrimit në BE dhe pretendon që të arrijë mbylljen e negociatave brenda 1 viti e gjysmë.
-
VIDEO
Nesër zgjedhje pa garë për kreun e PD, Kokalari kallëzon në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij: Kanë marrë peng partinë! Letër edhe Marco Rubios
Një ditë para se demokratët t’I drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur sërish kryetarin Berisha, i cili është i vetëm në garë, Evi Kokalari e përjashtuar nga kandidimi thotë se ka kallëzuar në SPAK familjen Berisha dhe disa zyrtarë të tjerë të PD-së.
-
VIDEO
Negociatat me BE-në në një fazë të re pas raportit të Këshillit, Rama: Thanë se u bllokuan, opozita humbi, vendi fitoi! Më 26 maj në Bruksel, nis përmbyllja e procesit
Reagimi i kryeministrit vjen pasi vendet anëtare të BE-së miratuan dje qëndrimin e përbashkët për avancimin e Shqipërisë në një fazë të re të bisedimeve për anëtarësim.
-
VIDEO
LIVE - Kryeministri Rama në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokyo
Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria është më pranë se kurrë me Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Raporti i ambasadorëve të BE për Shqipërinë/ Berisha: Vendi ynë me karton të kuq, korrupsioni shqetësim vendimtar në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ashpërsuar gjuhën politike drejtuar qeverisë shqiptare pas lajmit se raporti i IBAR ka marrë dritën jeshile nga COELA dhe pritet të kalojë sot në COREPER, mbledhja e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.
-
VIDEO
Vizita në Japoni, Kryeministri Rama pritet në Tokio nga homologia Sanae Takaichi
Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron u prit nga homologia japoneze Sanaee Takaichi në një ceremoni ku u intonuan himnet e dy vendeve
-
VIDEO
Ministri Karakaçi: Ende pa afat për portin tregtar në Porto Romano, po vlerësohet një projekt i ri
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se gara për projektin e Porto Romanos nuk rezultoi e suksesshme, pasi edhe ofertuesi i fundit nuk paraqiti një ofertë financiare, duke argumentuar rritjen e kostove.