-
VIDEO
‘Sa është numri i anëtarësisë?’, Bozdo i shmanget pyetjes së gazetarëve për zgjedhjet formale në PD
Në Partinë Demokratike po zhvillohen zgjedhjet formale për kreun e PD, por kupola drejtuese deri më tani e ka mbajtur të fshehtë numrin e anëtarësisë. Pasi mori pjesë në referendumin për Berishën, deputeti demokrat Enno Bozdo u pyet nga gazetarët për numrin e anëtarësisë, por u largua pa dhënë një shifër.
-
VIDEO
Referendumi për Sali Berishën, 1600 anëtarë të PD me të drejtë vote në Vlorë
1600 anëtarë të Partisë Demokratike në Vlorë kanë të drejtën e votës për të zgjedhur kreun e ardhshëm të PD. Në Vlorë ashtu si në të gjithë vendin ka nisur procesi i votimit që po kryhet me parimin një anëtarë një votë. Ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të vazhdoj deri në orën 18:00 të mbrëmjes.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD/ Anëtarësia e Sarandës voton për të rizgjedhur Berishën kryetar, rreth 800 persona me të drejtë vote
Zhvillohet sot ai që konsiderohet si një “referendum” brenda Partisë Demokratike, ku anëtarësia po voton për kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Procesi i votimit është hapur edhe në Degën e Partisë Demokratike në Sarandë dhe po zhvillohet me fletëvotime ku anëtarët kanë mundësinë të shprehen “Pro”, “Kundër” ose “Abstenim” për Berishën.
-
VIDEO
Zgjedhjet formale në PD, Berisha në garë me veten, dilemë pjesëmarrja pas përjashtimeve!
Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike mbahen këtë të shtunë, një proces pa garë, ku në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berishës. Procesi zhvillohet në një klimë kritikash të forta, pas skualifikimit të 5 kandidatëve me argumentin se nuk plotësonin kriteret, mes tyre ish-deputeti Ervin Salianji.
-
VIDEO
Zgjedhjet për kreun e PD/ Demokratët e Fierit drejt kutive të votimit për të rikonfirmuar Berishën pa rival
Ka nisur mëngjesin e sotëm procesi i votimit në kuadër të referendumit të organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë për kryetarin e PD-së me të vetmin kandidat Sali Berisha. Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listë aktive.
-
VIDEO
Referendumi për Berishën, nis procesi i votimit në qarkun e Korçës, rreth 5 mijë demokratë me të drejtë vote
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Korçës.
-
VIDEO
Sot zgjedhjet formale në PD/ Nis procesi i votimit, Berisha në garë me veten, dilemë numri i anëtarëve që votojnë! Salianji e 4 rivalë të tjerë u përjashtuan
Anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin e tyre, ndërsa i vetmi kandidat në garë është Sali Berisha. Procesi zhvillohet në një klimë kritikash të forta, pas skualifikimit të 5 kandidatëve me argumentin se nuk plotësonin kriteret.
-
VIDEO
Japoni/ Edi Rama ndan pamjet nga takimi me kryeministren japoneze
Gjatë vizitës në Tokyo Edi Rama është pritur në takim dhe nga krytari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eisuke Mori, si dhe mori pjesë në panelin e diskutimit me titull “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”.
-
VIDEO
'Populli është i kënaqur nga PS!' Në sallë plas e qeshura, qytetarja iu kthehet: Qepe po flas unë
-
VIDEO
Monika Kryemadhi akuza ndaj Lulzim Bashës: Financon portale për sulme denigruese ndaj familjes sime! E vlerësoj për guximin që ka
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përmes një video në rrjetet sociale ka akuzuar ish-aleatin e saj, Lulzim Basha, se ai qëndron pas sulmeve denigruese ndaj saj dhe familjes së saj në disa portale.
-
VIDEO
‘Je i ri në këtë punë’- Mziu ‘kapet’ me Maznikun te ‘Territorialja’ në Dibër, socialisti: Kemi bërë 8 dëgjesa, mos e prish tani
Ditën e sotme, dëgjesa e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale është zhvendosur në Dibër.
I pranishëm në takim ka qenë edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu, i cili është përplasur ashpër me bashkë-kryetarin socialist të komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.
Mziku nuk ka pranuar të respektojë kohën e vënë në dispozicion dhe t’ia kalojë mikrofonin të tjerëve, situatë që solli edhe ndërhyrjen e Maznikut.
-
VIDEO
Nesër gara për kreun e PD, Berisha i vetmi kandidat: Proces modern! Mban sekret numrin e anëtarëve që do të votojnë
Shqetësime serioze shpreh raporti i dorëzuar ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për integrimin, thotë kreu i PD Sali Berisha,- për të cilin vendi ynë është futur në rreth të kuq për shkak të korrupsionit.