-
VIDEO
Aeroporti i Vlorës/ Ministri Karakaçi: S'ndërhyjmë në konfliktin mes Pacollit e Ademit, do vendosim penalitete deri në prishjen e kontratës! Po dëmtojnë reputacionin kombëtar
Enea Karakaçi deklaroi se Aeroporti i Vlorës është projekti më i rëndësishëm i dekadës së fundit në Shqipëri dhe një pikë kyçe për sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. I pyetur për bllokimin që ka ardhur si pasojë e konfliktit të ortakëve privatë, ai tha se projekti nuk është vetëm një çështje biznesi privat, por një problem me ndikim publik dhe kombëtar.
-
VIDEO
Deputetja Aliolli ngre alarmin për krizën demografike dhe emigracionin masiv: Vendi po zbrazet çdo ditë dhe të rinjtë s’po kthehen më
Ledina Alolli paralajmëron për krizën demografike në Shqipëri, duke thënë se emigracioni i të rinjve po rritet dhe popullsia po bie sipas INSTAT dhe Eurostat. Opozita ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.
-
VIDEO
Balla ironizon Bardhin në Kuvend: Po mos të bënte marrëveshje Edi Rama, ti s’do ishe bërë ministër
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka replikuar në Kuvend me Gazment Bardhin, duke iu përgjigjur kritikave të këtij të fundit ndaj kryeministrit Edi Rama për mënyrën e ndërtimit dhe respektimit të marrëveshjeve politike.
-
VIDEO
‘Porta e Alpeve’ miratohet në Kuvend mes debateve, opozita: S’mund të votohen 100 milionë euro hua pa transparencë! Karakaçi: E përdorni projektin për politikë
Në diskutimin për projektligjin e “Portës së Alpeve”, paketa e huasë prej 100 milionë eurosh e dedikuar për qarkun e Shkodrës, deputetja e PD për Shkodrën, Greta Bardeli, pyeti cila është garancia që ky projekt s’do të jetë thjesht propagandë e kosto fiskale ndërsa kërkoi transparencë. Pavarësisht debateve, projekti u miratua me 76 votat e mazhorancës.
-
VIDEO
PS e PD konsensus për ndryshimet në Rregullore, miratohen me 100 vota pro! Kreu i SPAK s’raporton më në sallën e Kuvendit, por vetëm në komisione! Jo seancë pas orës 22:00
PS e PD ranë dakord që në seancë plenare të raportojnë vetëm institucionet e përcaktuara shprehimisht në Kushtetutë, një rregull ky që përjashton SPAK-un. Me rregulloren e re, përjashtimet e deputetëve, pezullohen në rast ankimimi. Mbeten 11 komisione.
-
VIDEO
‘Mazhoranca është kapur në faull kushtetues’- Ivi Kaso nga Kuvendi: Me rregulloren e re, shpresojmë të ndryshojë edhe sjellja e PS në Parlament
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, është shprehur se shpresonte se me rregulloren e re të Kuvendit, e cila pritet të miratohet me konsensus mes palëve, të ndryshonte sjellja e mazhorancës kundrejt opozitës në Kuvend.
-
VIDEO
Bardhi: Raporti i IBAR konfirmon shqetësimet e opozitës për Ballukun, korrupsionin dhe zgjedhjet
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te raporti i IBAR të Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke deklaruar se dokumenti përputhet plotësisht me qëndrimet që opozita ka mbajtur prej kohësh mbi situatën në vend.
-
VIDEO
Porta e Alpeve/ Kushi: Perspektivë zhvillimi për të gjithë veriun e Shqipërisë! Një dimension kyç i projektit, është ndikimi që ai do të ketë te të rinjtë dhe arsimi
Zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi, është shprehur se projekti ‘Porta e Alpeve’ nuk është thjeshtë një investim në infrastrukturë, por një perspektivë zhvillimi për të gjithë Shqipërinë e veriut.
Komentet Kushi i bëri nga foltorja e Parlamentit, ku tha se një dimension i rëndësishëm i këtij projekti do të jetë ndikimi që ai do të ketë te arsimi dhe te të rinjtë.
Sipas Kushit, projekti Porta e Alpeve krijon nevoja të reja për tregun e punës, për guida turistike të certifikuara, për specialistë të hoteleri-turizmit, për profesionistë të transportit, menaxhimit mjedisor, teknologjisë, shërbimeve dhe trashëgimisë kulturore.
-
VIDEO
Pritet votimi/ PS e PD konsensus për ndryshimet në Rregullore, kreu i SPAK s’raporton më në Kuvend, por te komisioni ‘Xhafaj’! Jo seancë pas orës 22:00
PS e PD ranë dakord që në seancë plenare të raportojnë vetëm institucionet e përcaktuara shprehimisht në Kushtetutë, një rregull ky që përjashton SPAK-un, dhe ia delegon komisionit Xhafaj. Me rregulloren e re, përjashtimet e deputetëve, pezullohen në rast ankimimi. Mbeten 11 komisione.
-
VIDEO
Porta e Alpeve, deputetja Koçeku kërkon vëmendje për rrugën e Dukagjinit dhe zonën
Gjatë diskutimeve në parlament mbi projektin “Porta e Alpeve”, deputetja socialiste vuri theksin te nevoja për vëmendje të shtuar mbi Dukagjinin.
-
VIDEO
Lufta/ KE: Çmimet e larta do ngadalësojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë! Progresi drejt BE është pozitiv
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë këtyre dy viteve (2026-2027), për shkak të pasigurive globale dhe rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat po shtojnë presionet mbi aktivitetin ekonomik. Ky është vlerësimi i fundit i Komisionit Evropian në ‘Raportin Ekonomik të Pranverës’.
-
VIDEO
AMA sjell në Tiranë Platformën Europiane të Rrjeteve Rregullatore, 42 shtete pjesëmarrës diskutojnë sfidat e tregut mediatik
Kjo është hera e parë që Shqipëria mirëpret këtë aktivitet ndërkombëtar, ku marrin pjesë delegacione nga 42 vende europiane. Organizator i konferencës është Autoriteti i Mediave Audiovizive, ndërsa punimet do zhvillohen në Tiranë deri më 22 maj 2026.