-
VIDEO
Veliaj kundërshtoi arrestin, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin gjyqësor! Vendimmarrja jepet seancën e radhës
Kushtetuesja shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt për shpalljen antikushtetuese të masës “arrest në burg”. Veliaj pretendon se i janë shkelur liria individuale dhe standardet e një gjykimi të drejtë, ndërsa SPAK këmbëngul se masa është e ligjshme dhe se pozicioni i tij mund të ndikojë te dëshmitarët. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e palëve.
-
VIDEO
Kryeinspektori Sula në Vlorë: Qyteti plagë nga ndërtimet pa leje, nëpërmjet ‘linjës së gjelbër’ qytetarët të denoncojnë abuzimet
Dashnor Sula ka folur për rëndësinë e ndryshimeve që përfshijnë krijimin e një strukture të posaçme të inspektorateve, përfshirë shkrirjen në një të IKMT dhe IMT.
-
VIDEO
Ambasadori britanik Nicholas Abbott vizitë në Kukës: Synojmë të ndihmojnë diasporën shqiptare që të investojnë në vendin e tyre
Vizita e ambasadorit britanik në Kukës u konsiderua si një sinjal mbështetjeje për zhvillimin e veriut të vendit dhe për forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe zonave nga ku ata kanë origjinën.
-
VIDEO
Deputetja Ina Zhupa kërkon shfuqizimin e ligjit që lejon ndërtime turistike në zonat e mbrojtura: Bie ndesh me Kushtetutën dhe politikat e BE-së
Zhupa deklaron se ndryshimet e vitit 2024, lejojnë zhvillime turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe dobësojnë mbikëqyrjen mjedisore dhe për këto arsye edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht anulimin e tyre.
-
VIDEO
Shkrirja e Komisariatit të Sarandës, Lamallari: Kush bëhet palë me krimin, t’i bëjë mirë llogaritë! Plan masash për sezonin turistik dhe zjarret
Besfort Lamallari paralajmëroi policinë të mos bëhet palë me krimin dhe të zbatojë ligjin pa kompromis, pas aksionit në Sarandë për ndërtimet pa leje. Ai tha se do ketë masa të forta ndaj shkeljeve dhe kontrolle në territor. Gjithashtu njoftoi rritje të sigurisë në shkolla, masa për sezonin turistik dhe forcim të luftës kundër zjarreve.
-
VIDEO
Vizita në Korenë e Jugut, Rama takim me kryeministrin, Kim Min-seok
Edi Rama ka takuar këtë të mërkurë në Korenë e Jugut kryeministrin Kim Min-seok. Gjatë takimit Rama theksoi se Shqipëria është e interesuar në forcimin e bashkëpunimit në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale.
-
VIDEO
Biznesmeni Çekrezi e ka paditur për shpifje, deputeti Braçe mbërrin në GJKKO për seancën e radhës
Deputeti socialist Erion Braçe u paraqit në GJKKO për gjyqin ndaj biznesmenit Anduel Çekrezi, i cili e ka paditur për shpifje lidhur me pretendimet për zaptim tokash në Imshtë të Lushnjes për ndërtim parku fotovoltaik. Braçe i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka përmendur emra.
-
VIDEO
Ndërtimi pa leje i ‘Copacabana’, Hita nga Saranda: E papranueshme që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, në takimin e zhvilluar në Sarandë lidhur me rastin e ‘Copacabana’, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë institucioneve për identifikimin e rasteve të ndërtimeve pa leje, jo vetëm në Sarandë, por në të gjithë vendin.
-
VIDEO
Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!
Për Maznikun, antarësimi i Shqipërisë në BE, duhet të shkojë paralelisht me forcimin dhe përgatitjen e bashkive për të përthithur fondet e BE-së dhe përfituar nga programi i kohezionit social dhe programet strukturore.
-
VIDEO
U përjashtua nga gara/ Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, të mbajë përgjegjësi për humbjet! Kreu i PD: Letrën ia shkroi zyra e Ramës
Ervin Salianji i dërgoi një letër PPE-së, ku denoncon bllokimin e garës për kreun e PD-së dhe përjashtimin e tij nga kandidimi. Ai akuzon drejtimin e partisë për shkelje të statutit, ndërsa Sali Berisha e quajti letrën “të shkruar nga zyra e Edi Ramës” dhe mbrojti procesin zgjedhor në PD.
-
VIDEO
Meta: SPAK s’ka provuar asnjë shkelje ndaj meje, proces politik! Caktohet trupa gjykuese për të dhe Kryemadhin
Ilir Meta e cilëson procesin ndaj tij si politik dhe thotë se SPAK nuk ka prova për shkelje. Ai mohon akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, duke pretenduar se hetimet e SPAK janë të padrejta dhe të ndikuara politikisht.
-
VIDEO
Përjashtoi të gjithë rivalët, Berisha për zgjedhjet e 23 majit: Gara më demokratike
Të shtunën në PD do të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri. Ndonëse Berisha është i vetëm në këtë garë dhe pa rival, ai thotë se zgjedhjet e 23 majit janë demokratike pasi anëtarësia është thirrur për të shprehur vullnetin me votë. Në konferencën për mediat nga selia blu, Berisha foli për një proces transparent, duke thënë se PD është ndër të paktat parti në Europë dhe në botë që kryetarin e zgjedh me parimin një anëtar-një votë.