-
VIDEO
‘Po u hap dosja jote, merr erë tërë Shqipëria!’, Manja këshillon Berishën: Çliroje mendjen dhe shpirtin! Nëse do ta marrësh me vete, do të të ndihmoj!
Një përgjigje nga foltorja e Kuvendit, Ulsi Manja e pati edhe për akuzat e Berishës se kryetari i Komisionit të Ligjeve “merr në Peshkopi Belinda Ballukun se ajo ka dosjen e tij.” Manja vlerësoi ndjekjen e axhendës së tij politike prej Berishës, ndërsa i tha se nëse do të hapej dosja e kryetarit të PD, “do të merrte erë gjithë Shqipëria.”
-
VIDEO
I dënuar për falsifikim, Maliqi: Të shkarkohet Kreshnik Hajdari i Kuçovës! E çoj në Kolegj Zgjedhor dhe SPAK
Ish-kandidati për kryebashkiak të Kuçovës Lefter Maliqi i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të shkarkojë kryebashkiakun aktual Kreshnik Hajdari, i dënuar me vendim të formës së prerë në korrik 2024, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
-
VIDEO
Lamallari: Po godasim korrupsionin, trafikun e drogës e qenieve njerëzore, rezultatet janë konkrete! Integrimi në BE s’është objektiv abstrakt
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian teksa renditi disa prej arritjeve të ministrisë së Brendshme.
-
VIDEO
‘Çelësi i artë i hapjes së negociatave’, Xhafaj për reformën në drejtësi: Testi i besueshmërisë europiane! Forcimi, misioni i Kuvendit
Reforma në drejtësi ishte ‘çelësi i artë’ i negociatave me BE, tha deputeti Fatmir Xhafaj në Kuvend. ai tha se është reforma më e vështirë, ndërsa pranoi edhe defektet e saj pasi “asgjë s’është perfekte.”
-
VIDEO
Raporti i PS për integrimin në BE, Topalli: I variantit ‘Instagram’, shumë larg realitetit! Vendi noton në korrupsion e shteti është i kapur
Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e ka konsideruar raportin e hartuar nga qeveria për integrimin në BE, si një variant ‘instagram’, shumë larg realitetit. Topalli tha se Shqipëria nuk mund të integrohet kur rreth 405 e familjeve shqiptare rrezikojnë përjashtimin social, ku korrupsioni është në nivele të larta e drejtësia nuk funksionon.
-
VIDEO
Ministri Gogu: Reforma në drejtësi është sot infrastrukturë ekonomike për Shqipërinë europiane
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi në Kuvend se raportet ndërkombëtare për klimën e investimeve dhe progresin europian evidentojnë problematika reale, por konfirmojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, me institucione më të qëndrueshme, ekonomi më të fortë dhe një reformë në drejtësi që “nuk kthehet pas”.
-
VIDEO
‘Opozita e njëanshme’, Ibrahimaj për raportet e DASH dhe KE: I paraqet rekomandimet si dështime! Në disa fusha duhet të punojmë më shumë
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se raportet e DASH dhe KE për Shqipërinë po përdoren nga opozita për t’u pasqyruar si dështim i Shqipërisë. Sipas Ibrahimajt, opozita përdor fragmente nga raportet të cilat i nxjerr nga konteksti që më pas të krijojë përshtypjen e regresit.
-
VIDEO
‘Opozita e ka treguar që është pro integrimit’, Tabaku: Problem pandëshkueshmëria, nuk bëhemi europianë duke hapur kapitujt në letër
Deputetja demokrate Jorida Tabaku duke folur për procesin e integrimit në Kuvend tha se opozita e ka treguar qëndrimin e saj pro anëtarësimit. Tabaku tha se një vend nuk bëhet europian duke hapur kapitujt në letër, por duke ndërtuar institucione reale dhe reforma të pakthyeshme. Tabaku tha se mbetet problem pandëshkueshmëria, apo se tenderët, investimet strategjike janë janë kthyer instrumente mjet kontrolli politiko-ekonomik.
-
VIDEO
Koçiu: Opozita dhe raportet më serioze i përdor si materiale propagandistike, konfliktin politik të mos e kthejmë kundër Shqipërisë
Zëvendëskryemistrja Albana Koçiu tha se narrativa politike që përdor opozita, nuk i shërben Shqipërisë dhe procesit të integrimit. Koçiu ndëras foli për arritjet e Shqipërisë drejt integrimit në BE, tha se opozita po dezinformon dhe po përdor si armë politike fjali të marra nga raportet e të shkëputura nga konteksti.
-
VIDEO
Anëtarësimi në BE/ Hasani i përgjigjet kritikave të opozitës: Të mos e kthejmë në betejë të përditshme, euforia pa masë nuk i shërben procesit
Deputeti i PS Igli Hasani iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe pretendimeve për privatizim të këtij procesi. Hasani u shpreh se bashkëpunimi i opozitës me qeverinë nuk do të thotë të zerohet kritika, por integrimi nuk duhet që integrimi të kthehet në betejë të përditshme.
-
VIDEO
Ministri Hoxha: Anëtarësimi në BE brenda 2030, objektiv i arritshëm, procesi nuk është bllokuar! Të risimin bashkëpunimin politik
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, mbetet një nga qëllimet më të rëndësishme të qeverisë. Dhe njëherë tjetër, Hoxha theksoi se negociatat nuk janë bllokuar ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë politik dhe në një klimë konstruktive dialogu në parlament.
-
VIDEO
‘Unë nuk jam Niko!’ Peleshi s'e toleron Ulsi Manjën: Do të flasësh kur të vijë radha! Opozita duartroket
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i solli ndërmend Ulsi Manjës etikën e komunikimit në Kuvend. Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve kërkoi fjalën për procedurë pasi mbaroi Berisha, Peleshi i tha se s’mund t’ia jepte për shkak të minutazhit. Gjatë vijimit të kërkesës së tij, Manja iu drejtua në mënyrë konfidenciale, por Peleshi iu përgjigj prerazi.