-
VIDEO
Debate për pastrimin e Tiranës, Ristani sfidon mazhorancën në Këshill: Më shkarkoni nga bashkia nëse doni
Në kulmin e debateve për problematikat e pastrimit të qytetit dhe kërkesat për më shumë llogaridhënie nga drejtuesit vendorë, Ristani ka shpërthyer me deklarata të forta ndaj këshilltarëve të saj politikë.
-
VIDEO
‘Pa Cakran nuk ka Fier’- Debate në dëgjesën e Komisionit për ‘Territorialen’ mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Mallakastra sot është një krahinë invalide
Gjatë dëgjesës që zhvilloi sot në Fier Komisioni për Reformën Territoriale, avokatët Kujtim Cakrani dhe Idajet Beqiri janë përfshirë në një debat mbi përkatësinë administrative dhe historike të Cakranit.
I gjithë debati ishte i përqëndruar nëse Cakrani duhet të lidhet me bashkinë e Fierit apo me Mallakastrën.
Kujtim Cakrani, i njohur edhe si avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, mbrojti me tone të forta idenë se Cakrani nuk mund të trajtohet thjesht si një njësi administrative, por si një zonë me identitet të veçantë historik, ekonomik dhe kombëtar.
-
VIDEO
Kush anëtarësohet e para në BE/ Spahiu: Mali Zi më i korruptuar dhe më inkriminuar se Shqipëria
Juristi Kresnik Spahiu, i ftuar në Repolitix, tha se zotimi i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste për mbylljen e negociatave në 2027, ose brenda këtij mandati qeveriës, është vërtetë objektiv dhe realist.
-
VIDEO
‘Territorialja’/ Blushi në dëgjesën publike të Komisionit: Qytetarët po përballen me mungesë shërbimesh! Të rritet numri i njësive vendore
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se në shumë zona qytetarët po përballen me mungesë shërbimesh dhe distanca të largëta për marrjen e dokumentave dhe shërbimeve.
-
VIDEO
Nxehen gjakrat në KLP, tone të larta mes Stojanit dhe kryetares Bogdani: Ti je çmendur moj
Mbledhja e 16 prillit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes anëtarit Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani, rreth një vendimi të marrë më parë nga KLP, për të cilin Bogdani kërkoi që të diskutohej sërish.
-
VIDEO
Cerrik/ Shkolla profesionale ‘Mihal Shahini’ ‘pasurohet’ me një fermë eksperimentale, Rama: Hap drejt modernizimit të infrastrukturës bujqësore
Në shkollën profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik sot u inaugurua një fermë eksperimentale, një projekt i vënë në jetë nga Agjencia Izraelite për Zhvillim, e cila do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore.
-
VIDEO
Debate për pastrimin e Tiranës, Ristani sfidon këshilltarët socialistë: Më shkarkoni nga bashkia nëse doni
Në kulmin e debateve për problematikat e pastrimit të qytetit dhe kërkesat për më shumë llogaridhënie nga drejtuesit vendorë, Ristani ka shpërthyer me deklarata të forta ndaj këshilltarëve të saj politikë.
-
VIDEO
‘Bossi i lojërave të fatit’ prej 3 vitesh i zhdukur, babai i Martinajt në GJKKO për pronat e konfiskuara: Djalin ma vranë, por s’e zbardhin të vërtetën (VIDEO)
Babai i të shumëkërkuarit të SPAK, thotë se Ervis Martinaj është vrarë, dhe akuzon policinë se nuk ka interes të zbardhë të vërtetën. Mustafa Martinaj i dha deklaratat nga Gjykata e Posaçme, në procesin ku SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive të biznesmenit të zhdukur dhe personave të afërt me të. Seanca u shty për mungesë të dy avokatëve.
-
VIDEO
Gjyqi për Metën, Blushi: Transmetimi live i seancës për ish-presidentin, urgjencë! Proces i parregullt
Partia e Lirisë kërkoi sërish transmetim live të seancave në gjyqin ndaj Ilir Metës, duke akuzuar se drejtësia është kthyer në vegël të Edi Ramës. Tedi Blushi tha se transparenca e këtij procesi është tmerri i kryeministrit, ndërsa publikoi edhe një dokument që sipas tij vërteton se procesi ndaj Metës është i parregullt.
-
VIDEO
Gjyqi ndaj Dados/ Veliaj-KLP: A keni dijeni që kërkesa jonë për shkarkimin e prokurorit u shqyrtua vetëm nga nënkryetari? E 'shiti' si vendim kolegjial
Sipas shkresës, kërkesa e dorëzuar në shkurt të vitit të shkuar lidhur me dekretin për Dadon, nuk është shqyrtuar nga i gjithë organi i KLP, por vetëm nga nënkryetari Erind Gërmenji. Avokatët thonë se Gërmenji ka shprehur si qëndrim se pavlefshmëria e dekretit nuk mund të konstatohej pasi Dado e kishte kaluar rivlerësimin kalimtar.
-
VIDEO
Për herë të dytë, Tirana mirëpret në qershor samitin Ukrainë-Europa Juglindore! Fokusi tek siguria europiane
Për herë të dytë në 2 vite, Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të radhës për Ukrainën. Sfidat e sigurisë në rajon që ndikohen ndjeshëm nga agresioni rus në Ukrainë, do të jenë në qendër të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të Europës Juglindore në 12 qershor.
-
VIDEO
Përplasje për integrimin/ Dhuka: S’ka bllokim! PD: Procesi mbahet sekret! Dorëzon 11 amendamente
Tre ishin çështjet kryesore për të cilat kryenegociatores Majlinda Dhuka iu desh të jepte sqarime para Komisionit të Jashtëm teksa bëri një pasqyrim të procesit të integrimit europian. Opozita kërkoi më shumë informacion mbi çështjet që thotë se po bllokojnë integrimin, siç është dosja “Balluku” apo “AKSHI”, ndërsa u fokusuan edhe tek IPARD apo marrëveshjet e investimit me vendet jashtë BE-së.